
Një hetim pasuror i SPAK, që është hapur paralelisht me hetimin ndaj personave të arrestuar për inceneratorin e Tiranës, mes të cilëve është dhe Taulant Tusha, (ish-drejtor i bashkisë Tiranë), ka zbuluar fijet e zyrtarit dhe familjarëve të tij në disa prona të rëndësishme në Tiranë dhe jo vetëm.
Nëse ish-drejtori i shitjeve në Ujësjellësin Tiranë, Elvin Tivari shfaqet si pronar tek hotel “La Brisa” në Dhërmi, së bashku me vëllanë e kryebashkiakut të Burrelit, Agron Malaj, prapa me pasuri hotele, ferma, biznese, apartamente e makina luksoze, nuk mund të mbetej Taulant Tusha.
Ish-drejtori i Punëve Publike në Bashkinë Tiranë ka zgjeruar pasurinë e tij, duke e vënë në emër të vëllait një seri biznesesh të suksesshme dhe regjistruar pasuri në apartamente në Tiranë.
SPAK ka zbuluar se në emër të vëllait të Taulant Tushes, Sokol Tushe, është një nga hotelet me luksoze në zonën e Potamit në Himarë, “Rapo So”.
Hapja e këtij biznesi hotelerie në Himarë është kryer në 21 dhjetor 2022, periudhë kjo kur përkon me suksesin në ngritje të Taulant Tushes në bashkinë e Tiranës.
Në këtë biznes, vëllai i Taulant Tushes, Sokoli ka 40 për qind të aksioneve të hotelit.
Ndërsa 40 për qind zotërohen nga Thanas Rapo, një biznesmen me lidhje të ngushta në bashkinë e Tiranës dhe pjesa tjetër prej 20 për qind zotërohet nga Besarta Dika, e cila kontrollon 60 për qind të aksioneve të kompanisë së sigurisë “Advanced”, në të cilën ka punuar si inxhinier elektrik dhe Taulant Tusha.
Hetimi ka zbuluar se në emër të Taulant Tusha, janë regjistruar dy apartamente në Tiranë, një automjet me vlerë mbi 30 mijë euro dhe një sasi e vogël parash në llogaritë bankare.
Ndërsa fijet e Tushes, shtrihen dhe tek një biznes agro-turizëm në Kashar, i regjistruar në emër të vëllait të tij, Sokol Tusha, biznes i cili është hapur në 9 janar 2019.
Ky investim në asete fizike të fermave bujqësore kap vlerën prej 374 mijë euro, por 196 mijë euro Sokol Tusha, i ka marrë nga projekti IPARD në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor Rural.
SPAK ka ngritur dyshime të forta se hija e ish-drejtorit të bashkisë Tiranë, Sokol Tusha, qëndron dhe tek aksionet e kompanisë së ndërtimit “Jon Konstruksion”.
Kjo është një kompani ndërtimi që është hapur në 2 tetor 2020 nga biznesmeni Thanas Rapo dhe Arben Maloku, kryetar i Njësisë Administrative në Zall Herr pranë bashkisë Tiranë.
11 ditë më vonë nga hapja e kompanisë Thanas Rapo dhe Arben Maloku paraqiten tek noterja Rezarta Koçi, duke ja dhurur 33 për qind të kompanisë Bardhok Lleshit nga Mirdita. Një dhurim i çuditshëm dhe aspak i justifikuar nga tre protagonistët.

Por dy vite më pas kontratat e dhurimit janë shkëmbyer, pasi siç mëson “Ora Neës” zyrtari i Bashkisë Tiranë, Arben Maloku dhe Bardhok Lleshi, në 10 shkurt 2022 ja dhurojnë 66 për qind të kompanisë së ndërtimit “Jon Construksion” Sokol Tusha, vëllait të Taulant Tushës.

Ky dhurim është i pajustifikuar, por që nga kjo datë dhe në vijim Sokol Tusha vijon të jetë pronari kryesor i kësaj kompanie ndërtimi, së bashku me aksionerin tjetër Thanas Rrapo.
Gjithashtu një tjetër kompani që merret me tregtimin e xhamave dhe ndërtimin e fasadave të xhamit është “Glas Construction” në Tiranë, e cila fillimisht është zotëruar nga Llambi Roçi dhe Besim Roçi.



Por në 21 shkurt 2021, të dy këta persona kanë vendosur t’ia lenë kompaninë Sokol Tusha, vëllait të ish-zyrtarit të Bashkisë së Tiranës, Taulant Tusha.
Kompania është shitur për një çmim qesharak prej 333 mijë lekë të vjetra dhe prej kësaj date e në vijim, Sokol Tusha, vijon të qëndrojë pronar i këtij biznesi.
Për problemin e familjes Llukaj, shohim se çfarë ndodh me ...
Denoncimi i radhës në emisionin “Stop” në Tv Klan, na vjen...
Dy ditë më parë, kur askush nuk e kishte mendjen te gr...
Deklarimet e 33-vjeçares në Burrel, për dhunën e pretendua...
Në shtator 2022 policia e Matit njoftoi se kishte arrestua...
CNA.al disponon dokumentacionin e një marrëveshje ku d...
CNA denoncoi ditën e djeshme skemën e përdorur nga Ajo...
Ajola Xoxa, sot ka vrapuar të ndajë për portalet që nj...
Dosja famoze “5D” ishte një nga skemat që tashmë e ka hetu...
CNA ka denoncuar skandalin në Shkollën e Magjistraturë...
Pasi pajisja gaboi me 4 pikë (sipas Drejtor Rakipit të...
David dhe Rigers Avxhi, 27 dhe 25 vjeç, nga Pogradeci janë...
Në 16 Maj 2019 sollëm shqetësimin e Merita Likës, që në pë...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po vijon grabitj...
Qeveria i paguan kompanisë së landfillit nëpërmjet tra...
Skandali me pranimet në Shkollën e Magjistraturës sa vjen ...
Një film me metrazh të shkurtër mund ta quajmë videon ...
Arben Rakipi ka thelluar skandalin me konkursin e pran...
CNA ka denoncuar aferën me dherat brenda aferës së inc...
Çështja e dherave ditë pas dite jep detaje dhe fakte t...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...