Kush e ka vjedhur veprën e artit të kuruar nga Ajola Xoxa?
CNA.al disponon dokumentacionin e një marrëveshje ku d...

Në shtator 2022 policia e Matit njoftoi se kishte arrestuar shtetasin Dario Bruçi, 48 vjeç, sepse kishte mbajtur të izoluar dhe kishte dhunuar bashkëjetuesen 33 vjeçe, me të cilën kanë një fëmijë 9-muajsh. Policia e Matit bëri publike dhe një video të marrë nga celulari i Dario Bruçit, ku shihej bashkëjetuesja e tij në një ritual në shtëpi, ndërsa shehu nga Kosova Kujtim Popaj po mundohej t’i largonte magjinë.
Kjo video ishte regjistruar një vit më parë në celularin e Darios dhe denoncimi i këtij të fundit nuk kishte lidhje me videon. Denoncimi ndaj Darios u bë nga nëna e 33-vjeçares dhe ai u arrestua pa asnjë prove dhune.
Vetë 33-vjeçarja tregon për “Stop” në Tv Klan se ajo ka vuajtur nga çrregullimet e shëndetit mendor dhe pas lindjes, gjendja e saj është rënduar. Ajo thotë se nuk është dhunuar nga bashkëshorti dhe këtë e ka pohuar në gjykatë dhe para një noteri.
Gazetari: Unë dua që t’ju pyes drejtpërdrejt: a jeni dhunuar nga bashkëshorti juaj, Dario Bruçi?
Bashkëjetuesja e Dario Bruçit: Jo, nuk jam dhunuar dhe fjalët e tij janë plotësisht të vërteta që ka thënë. Unë para se të njihja Darion kam vuajtur nga një sëmundje psikologjike, stres, s’di si ta shpjegoj. Më vonë, pas shtatzënisë m’u krijua prapë, pavarësisht se nuk mund të pija dot ilaçe.
Psikiatrja Artiola Hoxha shpjegon se pacientët me probleme të shëndetit mendor kanë mungesë të higjienizimit, vuajnë nga perceptimi, funksionaliteti i përditshmërisë dhe deluzionet. Në rast dhune, jo detyrimisht merrem si bazë deklarata e një individi me probleme të shëndetit mendor.
Bashkëjetuesja e Dario Bruçit: Kam qenë në një gjendje shumë të degraduar sa shtëpia mori fund. Dario ndoshta s’e ka kuptuar në atë moment, por që ishte gjendje shumë, shumë e keqe. Doja të rrija vetëm, nuk doja të prekja asnjë punë me dorë, nuk isha e zonja as për fëmijën tim, me shumë sforco, shumë gjendje kaosi në shtëpi. Pasi erdhi nëna ime nga Franca, Dario pagon një taksi dhe më çon të vizitohem në spitalin e Neurologjisë. Po atë ditë që ka ndodhur kjo gjë, unë kthehem në shtëpi dhe kthehem në një gjendje shumë të keqe, pa e kuptuar veten time dhe aty nisi një debat i vogël, me një zënkë si çdo njeri, si çdo familjar dhe ne marrim çantën bashkë me mamin dhe ikim, djalin e lë te Dario. Dario pastaj vjen te Turizmi në Burrel dhe thotë “kthehu në shtëpi”, jo, jo i them unë, nuk kthehem.
Me këtë çështje në Mat u mor shefi i krimeve Lulzim Lami, i cili e lidhi videon me ngjarjen edhe pse i përkisnin kohëve të ndryshme./tvklan.al
CNA.al disponon dokumentacionin e një marrëveshje ku d...
CNA denoncoi ditën e djeshme skemën e përdorur nga Ajo...
Ajola Xoxa, sot ka vrapuar të ndajë për portalet që nj...
Dosja famoze “5D” ishte një nga skemat që tashmë e ka hetu...
CNA ka denoncuar skandalin në Shkollën e Magjistraturë...
Pasi pajisja gaboi me 4 pikë (sipas Drejtor Rakipit të...
David dhe Rigers Avxhi, 27 dhe 25 vjeç, nga Pogradeci janë...
Në 16 Maj 2019 sollëm shqetësimin e Merita Likës, që në pë...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po vijon grabitj...
Qeveria i paguan kompanisë së landfillit nëpërmjet tra...
Skandali me pranimet në Shkollën e Magjistraturës sa vjen ...
Një film me metrazh të shkurtër mund ta quajmë videon ...
Arben Rakipi ka thelluar skandalin me konkursin e pran...
CNA ka denoncuar aferën me dherat brenda aferës së inc...
Çështja e dherave ditë pas dite jep detaje dhe fakte t...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” ka “peshkuar” këtë her...
Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, një institu...
Një skandal është regjistruar në shkollën e Magjistrat...
Pak ditë më parë “Stop” transmetoi rastin e 86-vjecares Es...
Një qytetar nga Kavaja tregoi në “Stop” sesi martesa e tij...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...