Përshkallëzojnë përplasjet në protestë/ Hidhet ujë me presion drejt protestuesve
Vijojnë tensionet në protestën para Kuvendit dhe përplasje...
Vijojnë tensionet në protestën para Kuvendit dhe përplasje...

Qeveria i paguan kompanisë së landfillit nëpërmjet transfertës së pakushtëzuar përmes Bashkisë së Tiranës rreth 10 milionë dollarë në vit.
Shumë kjo e përllogaritur me 29 euro/ton për mbetjet urbane. Në fakt, malet me mbetje urbane, pra malet me plehra, duan ndarje, sistemim, kapsulim, duan tubo, duhet kullim, duan ajrim e kështu me radhë, pra kanë kosto. (LEXO KETU)

Ndërsa dherat e kanë koston thuajse 0. Kompania dherat i përdor, i shkojnë te dera. Merr paratë kur ia çojnë. I sistemon dhe i vendos në tokat e shtetit, siç ka ndodhur me sipërfaqet e zëna të landfillit pa leje.
I merr dherat, i përdor më pas për kapsulim, i merr dherat dhe krijon male me to apo kodra. Kodrat me dhera janë dhjetëra miliona euro, kurse kodrat me plehra duan edhe dhera, edhe shërbime, dhe kanë kosto.
Por, në këtë rast, Bashkia e Tiranës me veprimin që bëri duke i shërbyer kompanisë monopoliste të landfillit të Tiranës dëmtoi bizneset dhe direkt qytetarët dhe dëmi i shkaktuar është të paktën 60 milionë euro që i është futur në faturë qytetarit, që e ka paguar, pasi ndërtuesi në fund e vendos te kostoja.
Sot jemi përballë faktit që Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me kompaninë e landfillit, duke “luftuar” kundër ndërtuesve në emër gjoja të mjedisit, ka shpikur një tarifë të pamiratuar.
Çfarë do të bënte pa dhera kompania? Do të shkonte dhe t’i blinte. Në këtë rast, bashkia i çoi, përkundrazi, i dha dhe para, dhe këto para i paguan qytetarët. (LEXO KETU)
Nga ana tjetër, në një analizë të thjeshtë, gjithkush do të thoshte këto kosto që bashkia konstatoi që i merrte kompania, këto para nga ndërtuesit, duhet me çdo kusht t’i rinegocionte me kontratën koncesionare dhe t’i ulte në tarifën e shërbimit. Pra, atë 29 euro/ton në qoftë se çmimi ulej me 5,7 apo 10 euro, të shkonte 15 euro/ton.
Nuk kishte pse qeveria shqiptare të paguante 10 milionë dollarë, por mund të paguante 5,5 të tjera, t’i merrte nga dherat, nga shërbimi që i jepte Bashkia e Tiranës, e cila në këtë rast shërbeu si ushtri mercenarësh në shërbim të kompanisë së inceneratorit për të mbledhur dhjetëra miliona euro nga dherat nga një tarifë e paligjshme, e cila është vendosur nga kompani private.(LEXO KETU)
Duhet të kishte një studim tregu, sa është kostoja, cila është kostoja që kanë ndërtuesit, cila është kostoja që ka kompania, pra sa kushton ky dheu që ta marrësh ta çosh në landfill, sa kushton ky dheu në rast se kompanisë i duhet me çdo kusht dhe ta blejë në treg, sepse në rast se nuk do të merrte dherat e kompanive të ndërtimit do të detyrohej të gjente një karrierë apo të gjente një kodër, ta gërmonte, të merrte dherat dhe të mbulonte plehrat.

Në këtë rast janë gjetur ndërtuesit, një kompani monopoliste mbledh dherat, të cilat duhet t’i blinte apo t’i gjente diku tjetër.
Sa është kostoja në këtë rast, pra kostoja që i nevojitej kompanisë monopoliste? Dhe bëhen përllogaritjet, sa të nevojshme janë, cilat janë dherat e pastra, cilat janë mbetjet inerte, cili është diferencimi i tyre, sa janë kostot e njëra-tjetrës dhe në fund dilet në një çmim.
Kompanitë e ndërtimit ndoshta duhet t’i çonin falas dherat në landfill. Mbetjet që do të inceneroheshin, ato të ngurtat apo inertet që duheshin inceneruar, duhet të kishin një tarifë.
Po venddepozitimi a ishte i shtetit? A është tokë e shtetit e marrë falas që i është dhënë kompanisë monopoliste?
Pra, edhe këtu ka një kosto që duhet llogaritur për shkak të asaj që bën shteti. Shteti bën rregullatorin sepse në këtë rast nuk jemi në një marrëdhënie privat me privat, por jemi privat-monopol, si shërbim i dhënë nga shteti.

Ndaj dhe janë disa çështje dhe nuk janë çështje të ndryshme. Janë çështje që duheshin diskutuar nga Bashkia e Tiranës. Në cilin rast kjo bashki e njoftoi qeverinë dhe i tha ne kemi konstatuar këto të ardhura, kjo duhet të negociohet sepse kompania ka këto të ardhura.
Strukturë që nuk funksionoi sepse e shkatërroi Bashkia e Tiranës duke mos çuar dy përfaqësuesit e saj. Qëllimi i qartë, të mos konstatoheshin dhe të mos raportoheshin dhjetëra miliona euro të ardhura të kompanisë që duhet të monitoroheshin, por edhe lejoi që të mos ndërtohej inceneratori dhe të mos zbatohej kontrata.
Ku ishte Bashkia e Tiranës si bashkia kryesore, kërkuese e këtij landfilli, mbështetësja, propagandistja dhe përfituesja kryesore e këtij landfilli.
Që ato mbi 60 milionë euro të qytetarëve shqiptarë të marra nga kompania koncesionare i ka kthyer në përfitime të disa makinave për Policinë Bashkiake, që i ka përdorur si ushtri kundër ndërtuesve, kundër qytetarëve të Tiranës, për të krijuar të ardhura monopoliste në dhjetëra e dhjetëra miliona euro./ CNA
Skandali me pranimet në Shkollën e Magjistraturës sa vjen ...
Një film me metrazh të shkurtër mund ta quajmë videon ...
Arben Rakipi ka thelluar skandalin me konkursin e pran...
CNA ka denoncuar aferën me dherat brenda aferës së inc...
Çështja e dherave ditë pas dite jep detaje dhe fakte t...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” ka “peshkuar” këtë her...
Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, një institu...
Një skandal është regjistruar në shkollën e Magjistrat...
Pak ditë më parë “Stop” transmetoi rastin e 86-vjecares Es...
Një qytetar nga Kavaja tregoi në “Stop” sesi martesa e tij...
Një aferë që shkon mbi 60 milionë euro, skemë korrupti...
Afera 60 milionë euro e dherave është një nga skemat m...
Kontrata që sjell CNA më poshtë është firmosur nga dis...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të shkojë në ...
Ermal Kapllanaj, kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës ...
Një skandal është regjistruar në Policinë Bashkiake të...
Një denoncim i fortë është bërë ndaj kryebashkiakut të...
Një tjetër skemë me tenderat në Bashkinë e Tiranës ësh...
Afera 5D tronditi opinionin publik, se qe një forme unike ...
Emisioni investigative ka denoncuar prej kohësh në emision...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...