“Në emër të protestës”/ Tallje me flamurin shqiptar, anarkistët e zëvendësojnë me flamingon
Një grup me pikëpamje neomarksiste dhe anarkiste ka shkuar...
Një grup me pikëpamje neomarksiste dhe anarkiste ka shkuar...

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi doli në një deklaratë për media, ku solli fakte të reja për mega-aferën korruptive të inceneratorit të Tiranës.
Sipas Këlliçit ka një tjetër aferë sa korruptive, po aq dhe kriminale. Bëhet fjalë për aferën e dherave.
Këlliçi tha se kjo është një faturë e cila deri më sot kalon shifrën e 60 milionë eurove.
"Besoj e mbani mend marrëveshjen e firmosur më datë 15 tetor 2018, midis Taulant Tushës, Ermal Kapllanajt, Evisjon Salkut dhe inceneratorit të Tiranës.
Nëpërmjet kësaj marrëveshje, pronari faktik i inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, përmes drejtorëve të bandës kriminale 5D, vuri në shërbim të biznesit të tij, të gjithë strukturën shtetërore.
Kjo datë shënon dhe pikënisjen e kësaj afere.
Sot po bëjmë publik një e-mail të punonjëses Julia Muça, financiere e inceneratorëve. Ky e-mail i dërgohet Klodian Zotos dhe Stela Gugalles. E-maili mban datën 6 qershor, 2020.
Ky e-mail flet për marrëdhëniet financiare me kompaninë Alesio sh.p.k., që siç dihet nga të gjithë, kjo kompani tashmë është e sekuestruar nga shteti me vendim të formës së prerë, për pastrim parash.
Pra pasi u firmos marrëveshja mes inceneratorit të Tiranës dhe drejtorëve të bandës 5D, vetëm 4 ditë më pas Alesio sh.p.k., firmos marrëveshjen me inceneratorin e Tiranës për depozitimin e dherave dhe inerteve, për gropat e kullave më të rëndësishme të Tiranës.
Sipas këtij e-maili, kjo shoqëri kishte 2 milionë euro detyrime për të paguar nga të cilat, pas komunikimeve verbale, i zbriten 400 mijë euro detyrime për ETC-në, i zbriten 58 mijë euro për një apartament, të cilin SPAK as nuk e sheh dhe as merr mundin ta kërkojë (njëlloj si në rastin e 6 apartamenteve me Llanaj sh.p.k.), i zbriten 32 mijë euro për një eskavator të cilin le ta gjejë SPAK se kujt i përket, e në fund kompanisë i mbeten dhe 370 mijë euro për të paguar, të cilat sipas e-mailit, 145 mijë euro janë marrëdhënie kleringu me palë të tjera (pra ndonjë apartament tjetër në ndonjë kullë të Tiranës) dhe klering 190 mijë euro më një kompani shumë të preferuar nga Alesio sh.p.k., kompaninë Fortis sh.p.k.
Vetëm një kompani ka paguar për 1 vit e gjysëm shifrën e 2 milionë eurove për depozitimin e dherave, e gjitha kjo pas presionit kriminal që pronari faktik i inceneratorit të Tiranës ushtroi mbi biznesin e ndërtimit. Dhe sigurisht kur i përzgjedh shokët, i përzgjedh njëlloj si veten.
I bëj thirrje SPAK, se Shqipëria nuk ka nevojë për drejtësi me regji. Shqipëria ka nevojë që ju të ngriheni në lartësinë e detyrës tuaj, të shkëputeni një herë e mirë nga ky grup i strukturuar kriminal dhe të sekuestroni paratë e vjedhura nga kreu i bandës 5D dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj.
Vetëm në 2 komunikime të miat, ju kam zbuluar mbi 2 milionë euro asete, për të cilat SPAK refuzon të veprojë. Në kallëzimin tim të dosjes 5D, ju kam treguar asetet e kësaj bande, e ju sërish refuzoni të veproni.
Për të gjitha këto arsye, e për të mos harruar kurrë as vdekjen e Ardit Gjoklajt dhe as shembjen brutale të Teatrit Kombëtar, ftoj qytetarët e Tiranës, të mblidhemi në protestën e rradhës, përpara bashkisë më të korruptuar në Europë, ditën e premte, datë 26 prill, ora 11:00, për ta çliruar Tiranën nga një bandit si Erion Veliaj.", u shpreh Këlliçi./ CNA
44 deputetë të opozitës kanë firmosur kërkesën për të ...
Të mërkurën, në një konferencë për mediat kreu i PD-së...
Në një konferencë për mediat kreu i PD-së së Vulës, Lu...
Kryeministri Edi Rama në reagimin e tij në për dokumen...
Të mërkurën, qytetarët e Maqedonisë së Veriut u janë d...
Emisioni "Report" në "Rai3" ka publikuar përgjigjiet e...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Drejtuesi i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ës...
Lideri demokrat, Sali Berisha u shpreh sonte se megjithëse...
Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalimin e tij të mbr...
Lulzim Basha është avokati në heshtje i drejtorëve haj...
CNA publikoi ditën e sotme një foto, kur shihej mesazhi që...
Fitim Zekthi, analisti i Lulzim Bashës i dënuar për ma...
Prej disa ditësh, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Ve...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Vijojnë debatet në mbledhjen e Komisionit Hetimor për ...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, në një deklar...
Kreu i qeverisë, Edi Rama, në një reagim ka përgënjesh...
Me debate ka nisur mbledhja e Komisonit Hetimor për Sh...
Nis Komisioni Hetimor për Shëndetësinë. Kryetarja Alba...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...