“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...

Prej disa javësh CNA ka denoncuar skandalin në kontratën koncesionare të inceneratorit të Tiranës me dherat, ku ndërtuesit detyrohen të paguajnë 4-8 euro për 1m³ dhera.
Po kështu, CNA ka theksuar se disa prej tyre nuk paguajnë për dherat, por në vend të një pagese kanë lidhur kontrata kleringu dhe japin vila apo apartamente.
Në lidhje me këtë aferë korruptive, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, thotë se kompania “Llanaj ndërtim” do të lejohet të depozitojë 85 mijë tonë dhera pa pagesë në Sharrë, kundrejt shpërblimit me 500 metra katrorë ndërtim, apo apartamente për kompaninë "ITS".
Pra, kjo kompani ndërtimi nuk ka paguar për dherat, por në këmbim ka dhënë 500 metra katrorë sipërfaqe banimi.
Për këtë aferë, Këlliçi i bëri sot thirrje kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, që të sekuestrojë këto 7 apartamente dhe çdo apartament tjetër në kullat e Tiranës ku janë të fshehura paratë publike.
"Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, jo më vonë se dita e sotme, duhet të sekuestrojë këto 7 apartamente dhe çdo apartament tjetër në kullat e Tiranës ku janë të fshehura paratë publike, dhe t’ua japë familjeve të cilat ende sot, pothuaj 5 vite pas tërmetit të 2019, dergjen nëpër çadra, apo në dyert e Bashkisë Tiranë", u shpreh Këlliçi.
Deklarata e plotë:
Të nderuar qytetarë, jam sot para jush për të bërë publike disa fakte të rënda penale lidhur me hetimin tashmë 4-vjeçar të aferës së shekullit, atë të inceneratorit fantazmë të Tiranës.
Pasi SPAK u shpreh se e ka tejet të vështirë për të gjetur dhe sekuestruar paratë publike, të vjedhura nga prestanomet Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, ne sot po u japim 7 raste konkrete se ku fshihen paratë publike.
Në korrik të vitit 2021, kompania e famshme "ITS" lidh një kontratë me subjektin “Llanaj Ndërtim” sh.p.k. Objekti i kësaj kontrate ishte që kompania e Klodian Zotos do të merrte përsipër pagesën e depozitimit të 85.000 tonë dhera, në landfillin e Sharrës, ndërkohë që subjekti për këtë pagesë do të përfitonte në këmbim 500 m2 ndërtim në një prej projekteve të ndërtimit të kësaj kompanie në Tiranë.
Në dhjetor të vitit 2021, Klodian Zoto arratiset nga vendi, pasi doli urdhër-arresti i lëshuar ndaj tij. Kompania "ITS" u vu nën sekuestro preventive dhe administrim shtetëror, duke e bërë të pamundur që këto asete të zhduken pa suportin, apo urdhrin e pronarit faktit të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj.
Për administrimin e këtyre aseteve, që SPAK mesa duket ka “harruar” t’i sekuestrojë, Taulant Balla tentoi të emëronte në krye të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, Ferdinand Tarazhin, ish-drejtorin e landfillit të Sharrës.
I kapur në flagrancë nga opozita, Balla u detyrua të ndryshonte këtë emërim kriminal, brenda ditës.
Deri më sot, i kemi faktuar SPAK-ut se ku gjenden paratë, në Bullgari, në Maltë, në Turqi, në Holandë, në Zvicër, në Hungari dhe së fundmi në Shqipëri. Këto para kanë shërbyer dhe vijojnë të shërbejnë për blerjen e zgjedhjeve, manipulimin e opinionit publik përmes kapjes së mediave, siç tregon rasti flagrant i medias së Carlo Bollino-s apo pagesave për analistët të cilët paturpësisht mbrojnë çdo natë këtë aferë në debatet televizive dhe guxojnë të kërcënojnë edhe opozitën që denoncon këtë megaaferë.
Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, jo më vonë se dita e sotme duhet të sekuestrojë këto 7 apartamente dhe çdo apartament tjetër në kullat e Tiranës ku janë të fshehura paratë publike, dhe t’ua japë familjeve të cilat ende sot pothuaj 5 vite pas tërmetit të 2019, dergjen nëpër çadra, apo në dyert e Bashkisë Tiranë.
Garantojmë qytetarët, se paratë që nuk i ndjek dot SPAK-u, do vijojmë t’i ndjekim ne. Dhe sërish për t’ia lehtësuar punën SPAK-ut, fill pas kësaj deklarate, ky informacion do t’i përcillet zyrtarisht z. Dumani./CNA
Ish-ministri Ylli Manjani ka shprehur pakënaqësi ndaj ...
Të martën e 5 marsit do të mblidhet Këshilli Kombëtar ...
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë një foto me komisionerin ...
Ish-kryeministri Sali Berisha foli mbrëmjen e sotme për dy...
Gafat e politikanëve nuk mbarojnë asnjëherë. Një e til...
Edhe pse na ndajnë një vit nga zgjedhjet parlamentare ...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, u shp...
Në deklaratën e përbashkët të Konferencës së Rritjes dhe K...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar p...
Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo, në një deklaratë ...
Gjashtë miliardë euro – ky është fondi që Bashkimi Evropia...
Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, gjatë ...
Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, dha de...
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët ...
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, në një deklaratë për me...
Që prej orës 10:00 po zhvillohet në Tiranë Samiti BE-B...
Nis Samiti BE-Ballkani Perëndimor. Kryemistri Edi Rama...
Sot në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet Samiti B...
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati is...
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...