Vuçiç-i sfidon BE-në: Kemi mjaftueshëm para, s'ka rëndësi se kur na i japin
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar p...

Në deklaratën e përbashkët të Konferencës së Rritjes dhe Konvergjencës për Ballkanin Perëndimor të mbajtur sot në Tiranë, liderët e ekonomive të Ballkanit Perëndimor vlerësuan punën e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), nënvizuan përkushtimin e rajonit për integrimin dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të përforcuar me BE-në.
"Ora po troket për të përcaktuar të ardhmen e rajonit tonë që aktualisht po punon në dy rryma paralele. E para është puna për agjendat e reformave kombëtare që avancojnë rrugën drejt BE-së dhe e dyta është thellimi i integrimit ekonomik rajonal mes tyre, i cili është një tjetër hap i rëndësishëm drejt aksesit në Tregun Unik të BE-së. I pari ka një rrugë të përcaktuar qartë nga BE, ndërsa i dyti është në progres, dhe faza e re e Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM), që po përgatisim në bashkëpunim me të gjithë partnerët rajonalë, synon krijimin e një tregu të përbashkët funksional brenda Ballkanit Perëndimor, si një parakusht për një integrim më të ngushtë me Tregun Unik të BE-së. Tani është koha të mendojmë përtej kornizave se çfarë mund të ndodhë më pas, se si do ta thellojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin në rajon, çfarë mund të japim të gjithë së bashku, në mënyrë që brenda pak vitesh të mund t'i kërkojmë BE-së të na ofrojë akses në fusha specifike, pasi të kemi përfunduar detyrat e shtëpisë", tha Sekretarja e Përgjithshme, Majlinda Bregu.
Sekretarja e Përgjithshme e RCC paralajmëroi gjithashtu nevojën për të shmangur mbivendosjet institucionale, duke marrë parasysh punën e madhe që kërkon zbatimi i agjendave të reformës kombëtare dhe Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal, duke theksuar se sinergjia dhe harmonizimi midis të gjitha palëve të përfshira, është thelbësor.
Deklarata e Përbashkët e Liderëve thekson Planin e BE-së për Rritje për Ballkanin Perëndimor, si thelbësor për t'u bashkuar me Tregun Unik të BE-së dhe përshpejtimin e reformave. Ata pranuan rëndësinë e Konkluzioneve të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë më 16 tetor 2023, duke vënë në dukje rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht potencialet transformuese ekonomike dhe sociale të Tregut të Përbashkët Rajonal, për çlirimin e potencialit ekonomik dhe social të rajonit si dhe për përgatitjen e tij për të hyrë gradualisht në Tregun Unik.
Takimi i drejtuesve të BP në Tiranë vjen si vazhdim i takimit të mbajtur në Shkup muajin e kaluar, duke treguar këmbënguljen dhe përkushtimin e rajonit ndaj zbatimit të Planit për Rritje të BE-së.
Përpara këtij takimi, liderët e Ballkanit Perëndimor u takuan me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet rajonit tonë dhe Ukrainës./CNA
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar p...
Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo, në një deklaratë ...
Gjashtë miliardë euro – ky është fondi që Bashkimi Evropia...
Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, gjatë ...
Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, dha de...
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët ...
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, në një deklaratë për me...
Që prej orës 10:00 po zhvillohet në Tiranë Samiti BE-B...
Nis Samiti BE-Ballkani Perëndimor. Kryemistri Edi Rama...
Sot në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet Samiti B...
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati is...
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ë...
Ditën e nesërme, më 29 shkurt, do të zhvillohet në Tiranë ...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pranuar g...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zbuloi “s...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përshëndeti p...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka bërë një letër për presiden...
Pas Samitit, kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrain...
Në konferencën e përbashkët me presidentin ukrainas, V...
Presidenti Volodymyr Zelensky gjatë konferencës së për...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...