web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga dherat, tek dosja ‘5D’ dhe tregjet e fruta-perimeve/ Tentakulat e drejtorëve të Veliaj si organizatë kriminale

23 Prill 2024, 22:10, Aktualitet CNA
Nga dherat, tek dosja ‘5D’ dhe tregjet e fruta-perimeve/ Tentakulat
Fotomontazh - Mariglen Qato, Eron Veliaj dhe Taulant Tusha

Gazetari Elvi Fundo i ka cilësuar drejtorët e Bashkisë së Tiranës si një organizatë kriminale që kanë përfituar për shkak të pushtetit.

Fundo tha se Mariglen Qato, Taulant Tusha, Redi Molla dhe Ermal Kapllanaj kanë formuar një organizatë dhe rezultojnë të jenë të përfshirë në 3 skandale.

Konkretisht ata janë përfshirë në aferën e dherave tek inceneratori i Tiranës, te dosja “5D” dhe te kapja e tregjeve me bizneset e fruta-perimeve, ku del Kapllanaj me një tjetër zyrtar të lartë të policisë.

“Si ka mundësi te kompania ‘5D’ janë Mariglen Qato, Taulant Tusha, Redi Molla, etj. Te kompania tjetër e tregjeve na doli zotëria Ermal Kapllanaj bashkë me një funksionar të lartë policie, tek inceneratori na del prap Ermal Kapllanaj, Taulant Tusha, ndërkohë që pronari i kompanisë së inceneratorëve, Klodian Zoto merr 1 miliard lekë me matësa tek ujësjellësi i Tiranës, Redi Molla. Pra kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, me një organizatë të strukturuar kriminale, e cila ka aksionerë në biznese, përfitues nga koncesionet, fitues tenderash, ka financierë, ka ndërtime, ka vepra publike dhe kjo ka pastrim parash dhe korrupsion. Këtu kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal. SPAK të respektojë standardet. SPAK të veprojë, unë nuk dua të flas me guhën e opozitës, por do flas me këtë gjuhë, respektoni standardin Dumani që vendosët me Arben Ahmetajn, sekuestroni pasuritë, kontrolloni faktet”, u shpreh ai.

Gazetari theksoi se kryetar i kësaj organizate kriminale është vetë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

“Kryetari i organizatës po e them publikisht dhe jam gati të përballem me çdo provë është Erion Veliaj. Dhe Erion Veliaj nuk ka pse të arratiset rrugëve të Evropës se ka dy javë se ka frikë të shkojë në SPAK. Do shkojë në SPAK dhe pë rata që nuk e besojnë si çeçoja me një këmbë”, nënvizoi Fundo./ CNA





Lajmet e fundit nga