Afera “5D”/ Ilir Alimehmeti flet për skenarët e aksionit opozitar
Bashkia e Tiranës, të hënën refuzoi të mbledhë Këshill...

Ditën e enjte, 18 prill, Vodafone Albania organizoi eventin “Agrokultura dhe Inteligjenca Artificiale”, një event shumë domethënës për “Shqipërinë në epokën digjitale”, ku morën pjesë partnerët dhe aktorët kyç të sektorit të bujqësisë e teknologjisë. Në event u fol për digjitalizimin e sektorëve jetikë, për të kontribuar kështu në një shoqëri më të qëndrueshme e gjithëpërfshirëse. Dhe bujqësia mbetet jo vetëm një nga drejtimet kyçe në zhvillimin e vendit, por edhe një sektor ku aplikimi i teknologjisë nga kompani lider, si Vodafone Albania, ka rezultuar mëse i suksesshëm.
Disa nga temat më të rëndësishme që u trajtuan në këtë konferencë ishin digjitalizimi i sektorit të agrokulturës, Inteligjenca Artificiale dhe teknologjitë e aplikuara në sektorin e bujqësisë, teknologjitë e reja në Agrokulturën Inteligjente, etj.

Eventi “Agrokultura dhe Inteligjenca Artificiale” ka për qëllim nisjen e diskutimeve për Bujqësinë Inteligjente në Shqipëri dhe për këtë arsye pjesë e tij u bënë të gjithë aktorët kryesorë të ekosistemit si qeveria, OJF-të, bizneset e sektorit të bujqësisë/fermerë dhe ekspertë të agrobiznesit, etj. Vodafone Albania ndau me të pranishmit shembuj konkretë se si teknologjitë e reja dhe Agrokultura Inteligjente janë implementuar në Shqipëri dhe në botë. Në fund të eventit, pjesëmarrësit plotësuan një pyetësor 5-minutësh për të matur nivelin e tyre të digjitalizimit.
CEO i Vodafone Albania, z. Balazs Revesz gjatë fjalës së tij u shpreh se bujqësia është një sektor prioritar për investime në inovacion dhe teknologji, identifikuar edhe nga qeveria shqiptare si një fushë kyçe, ku digjitalizimi i saj mund t’i shtojë vlerë të konsiderueshme ekonomisë. I certifikuar nga “Gartner” si lider botëror në menaxhimin e shërbimeve IoT, Vodafone përdor teknologjinë më të fundit të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale për të ofruar një përvojë të personalizuar e të diferencuar të klientit nëpërmjet platformave digjitale me kapacitet të lartë. Partneriteti strategjik me “Microsoft” do të përshpejtojë transformimin digjital të klientëve të biznesit të Vodafone Albania dhe do të rrisë cilësinë e përvojës së klientit për konsumatorët. Digjitalizimi i agrokulturës përmes zgjidhjes Vodafone Smart Agriculture siguron infrastrukturën për industrinë bujqësore, duke mundësuar monitorimin, analizimin dhe automatizimin e operacioneve.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Anila Denaj theksoi në fjalën e saj se digjitalizimi në fushën e bujqësisë lidhet me nevojat imediate që ka bujqësia për të garantuar efikasitet dhe të ardhura për fermerët, në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian.
Ministrja solli në vëmendje platformën digjitale “Portali i Fermerit” si një hap i rëndësishëm në programin e digjitalizimit të agrokulturës. Kjo platformë mbështet rritjen thelbësore të efikasitetit dhe transparencës në sektorin e bujqësisë. Nëpërmjet integrimit të teknologjisë mundësohet siguri e lartë drejt cilësisë ushqimore për konsumatorin lokal dhe ndërkombëtar.
Jonida Lakuriqi, Drejtoreshë e Departamentit Ligjor dhe Politikave Publike dhe Marrëdhënieve me Jashtë theksoi se Agrokultura dhe Teknologjia janë pjesë integrale e jetës sonë, ndërkohë që digjitalizimi është një prej shtyllave kryesore drejt Integrimit Evropian.
Revolucioni digjital në Shqipëri reflektohet në treguesit pozitivë të Indeksit të Ekonomisë dhe Shoqërisë Digjitale (DESI) në 4 fusha shumë të rëndësishme: në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, integrimin e teknologjive digjitale, rrjetin e lëvizshëm e fiks dhe shërbimeve publike digjitale.

Smart Agriculture ose Agrokultura Inteligjente, është një sfidë dhe një oportunitet për të gjithë aktorët e ekosistemit. Që teknologjia të jetë e aksesueshme ka nevojë të demokratizohet. Ajo është në funksion të fermerit, që nëpërmjet platformave të integruara të ketë akses në tregjet lokale e ndërkombëtare.
Sipas studimeve të prezantuara nga Vodafone Albania, zhvillimi digjital në Shqipëri është mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor sa i takon integrimit të teknologjive digjitale, rrjetit të lëvizshëm e fiks dhe shërbimeve publike digjitale, por nevojiten përmirësime të mëtejshme në ngritjen e kapaciteteve njerëzore. Dhe një rol kryesor në këtë peizazh të Agrokulturës Inteligjente dhe aplikimin e teknologjisë në sektorin bujqësor ka luajtur pa diskutim vetë Vodafone Albania, në kuadër të agjendës së saj të “Smart Agriculture”, një model i shkëlqyer ofruar nga Vodafone Group.
Bashkia e Tiranës, të hënën refuzoi të mbledhë Këshill...
Teksa kanë kaluar më shumë se dy muaj nga zjarri i rën...
Në Pediatrinë e qytetit të Korçës, sëmundja e "kollës ...
Protesta e së premtes së shkuar para Bashkisë së Tiran...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, në ...
Mbledhja e Komisionit Hetimor për Kontratat e Partneri...
Pirateria televizive vijon të mbetet një nga problemat...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Redi Mollës, d...
"5D" është ndoshta afera më e madhe korruptive pas asaj të...
Një grup mjekësh italianë do të kryejnë akt-ekspertizën mj...
Ka dështuar seanca në GJKKO për sjelljen e informacioneve ...
Gazetari Osman Stafa në "Syri TV" ka ngritur shqetësim...
“Top Channel”, televizioni ortak me inceneratorët prej koh...
Prokuroria e Posaçme ka apeluar vendimin e GJKKO-së pë...
Moti i keq ka përfshirë vendin. Reshjet e dendura të shiut...
Vijon skandali në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Ter...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gazetari Giorgio Mottola i transmetuesit publik italia...
Analisti Neritan Sejamini, duke komentuar reportazhin ...
Gazetarja Ola Xama ka deklaruar se drejtorët e Bashkis...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...