Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...

Në Pediatrinë e qytetit të Korçës, sëmundja e "kollës së mirë" ka prekur më shumë fëmijë se vitet e kaluara. 8 raste brenda këtij viti janë rregjistruar pranë kësaj pediatrie, një numër i shtuar ky i fëmijëve të prekur, të cilët kanë pësuar simptoma të rënda, por që fatmirësisht janë rikuperuar pas shtrimit.
Shefi i pediatrisë, doktor Robert Rado, tregon se sëmundja e kollës së mirë është një sëmundje ngjitëse, që karakterizohet nga tri faza dhe zgjat deri në 3 muaj, ndërsa shoqërohet me kollë të fortë, vështirësi në frymëmarrje, por edhe të vjella.
"Sa u përket rasteve të kollës së mirë muajin e fundit në të gjithë Shqipërinë jo vetëm këtu është vënë re një rritje e rasteve. Kolla e mirë është një sëmundje infektive e cila shkaktohet nga një lloj bakteri që merret nëpërmjet rrugës aerogene, është një sëmundje ngjitëse e cila transmetohet nga një person te tjetri, nga i rrituri te fëmijët dhe nga fëmija te fëmija. Ajo karakterizohet nga tri faza të cilat janë fazat katarale, faza paroksizmale dhe faza e kovalishencës, që do të thotë është një sëmundje me një dekurs të zgjatur që varion nga 21 ditë deri në 100 ditë pra 3 muaj. Faza e parë u përngjan të gjitha infeksioneve respiratore virale që qarkullojnë, ajo që e ndryshon është faza e dytë paroksizmale ku predominon kolla e cila ka karakteristika të veccanta në formën e akceseve të kollës që mund të shpërthejnë gjatë ditës, por më tepër shfaqen gjatë natës dhe janë akcese të kollës së zgjatur të cilat mund të shoqërohen me vështirësi në frymëmarrje apo edhe me të vjella. Kjo lloj sëmundje në përgjithësi nuk shoqërohet me temperaturë, por karakteristikat klinike të kollës e bëjnë atë të dallueshme për t'u vënë re që mund të jemi para një kolle të mirë", u shpreh ai.
Rado tregon se ky lloj bakteri gjen më tepër terren në fëmijët e moshave nën 1 vjeç.
"Te ne kanë qenë gjithsej rreth 8 raste nga të cilat shumica kanë qenë fëmijë të moshës nën 1 vjeç, 4 prej tyre kanë qenë nën 6 muaj pra bebe 1 muaj, 2 muaj të cilët kanë pasur kushte për t'u zhvilluar kolla e mirë. Ky lloj bakteri gjen terren dhe zhvillohet atje ku e gjen këtë terren", tha mjeku.
Ky është viti ku janë rritur këto raste, ndërsa vitet e kaluara ka pasur shumë pak, për mos thënë asnjë rast të tillë. Fëmija i vogël është më i riskuari për t'u prekur dhe shtrimi në pediatri bëhet i domosdoshëm.
"Ky është viti ku ne kemi raste të rritura. Vitet e tjera kanë qenë shumë të rralla për të mos thënë zero. Sivjet kemi pasur bebe të moshës 1-2 muaj që kanë qëndruar rreth 2 javë e gjysmë për arsye sepse risku më i madh i kollës së mirë është në këtë grupmoshë. Sa më i vogël fëmija, aq më i riskuar për arsye se shoqërohet me akcese të forta të kollës, me nxirje si rezultat i mbytjes dhe me një ndërprerje momentale të frymëmarrjes. Kjo e bën të riskuar fëmijën e vogël dhe e bën të domosdoshëm shtrimin në spital", tha mjeku.
Një faktor që ndikon në përkeqësimin e rasteve të kollës së mirë në fëmijët është vaksinimi. Risku i këtyre fëmijëve është më i madh se fëmijët që kanë bërë dozat e vaksinës.
"Trajtimi i kollës së mirë është në dy aspekte, trajtim medikamentoz nëse do shfaqet dhe trajtim profilaktik, i cili ka të bëjë me vaksinimin. Ka pasur raste që kemi pasur fëmijë të pavaksinuar për shkak të mentalitetit të prindërve. Nëse do kemi raste të tilla, mundësia e rishfaqjes së sëmundjeve infektive rritet dhe këta mund të jenë burim infeksioni për fëmijët e tjerë. Veç kësaj duhet bërë vaksinimi sipas kalendarit sepse nëse kemi vaksinim më pak se 3 doza të vaksinës, risku përsëri është i madh", u shpreh ai.
Shefi i pediatrisë, Robert Rado, thotë se në çdo qendër shëndetësore ka udhëzime të posaçme nga Ministria e Shëndetësisë për ecurinë e çdo rasti pas kalimit të kollës së mirë duke udhëzuar prindërit për të kryer vaksinimet në bazë të kalendarit të përcaktuar./CNA
Protesta e së premtes së shkuar para Bashkisë së Tiran...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, në ...
Mbledhja e Komisionit Hetimor për Kontratat e Partneri...
Pirateria televizive vijon të mbetet një nga problemat...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Redi Mollës, d...
"5D" është ndoshta afera më e madhe korruptive pas asaj të...
Një grup mjekësh italianë do të kryejnë akt-ekspertizën mj...
Ka dështuar seanca në GJKKO për sjelljen e informacioneve ...
Gazetari Osman Stafa në "Syri TV" ka ngritur shqetësim...
“Top Channel”, televizioni ortak me inceneratorët prej koh...
Prokuroria e Posaçme ka apeluar vendimin e GJKKO-së pë...
Moti i keq ka përfshirë vendin. Reshjet e dendura të shiut...
Vijon skandali në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Ter...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gazetari Giorgio Mottola i transmetuesit publik italia...
Analisti Neritan Sejamini, duke komentuar reportazhin ...
Gazetarja Ola Xama ka deklaruar se drejtorët e Bashkis...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mbi emisionin italia...
Gazetari Neritan Sejamini ka folur për korrupsionin e ...
Mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mun...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...