Nga korrupsioni te ndërhyrjet në gjyqësor dhe media/ DASH “shkund” politikën
Mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mun...

Gazetari Neritan Sejamini ka folur për korrupsionin e "5D" duke e quajtur një organizatë të pastër kriminale.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" me Ylli Rakipin, Sejamini është shprehur se çdo ditë po dalin në dritë qindra vendime shtetërore që janë marrë për të favorizuar njëri-tjetrin.
Sipas Sejaminit, kemi një grup njerëzish, drejtorë, ish-drejtorë, që kanë vepruar në mënyrë të organizuar. Ka kompani dhe persona, që kanë bashkëpunuar në shumë vende, që është aktivitet i pastër kriminal.
“Gjithnjë e më shumë del në dritë që janë marrë me qindra vendime shtetërore për të favorizuar njëri-tjetrin. Në tetë vite këta kanë vepruar për të grabitur, për të çuar paratë publike te xhepi i tyre privat, përmes qindra vendimeve. Mund të bësh një tender, me një akt vjedh 20 milionë euro. Ndërsa këta kanë bërë me qindra procedura. Ka pasur aktivitet të dendur për të favorizuar privatin, është veprimtari kriminale e qëndrueshme. Praktikisht ke një grup njerëzish, drejtorë, ish-drejtorë, që kanë vepruar në mënyrë të organizuar. Ka kompani dhe persona, që kanë bashkëpunuar në shumë vende, që është aktivitet i pastër kriminal. Kanë vepruar në bashkëpunim dhe koordinim, është organizatë e pastër kriminale”, tha ai.
Në vijim të kësaj, ish-prokurori Eugen Beci tha se në këtë rast mafia mbledh para nga krimi i organizuar, trafiqet, veprat penale dhe këto nëpërmjet prestanomeve përpiqet t’i fusë në kanale zyrtare.
“Është rast studimor, mafia mbledh para nga krimi i organizuar, trafiqet, vepra penale dhe këto nëpërmjet prestanomeve përpiqet t’i fusë në kanale zyrtare. Kurse këtu paratë zyrtare, merren dhe futen në këto kanale. Marrin para nga buxheti dhe ndërtohen hotele. Zoti Sejamini përmendi elementë që tregojnë bashkëpunim, në formë të qëndrueshme, të vazhdueshme, konkluzionin e kuptojnë vetë prokurorët se të kujt organizate janë këto tipare”, u shpreh ai./ CNA
Mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mun...
Departamenti amerikan i Shtetit ka shprehur rezerva ndaj m...
Departamenti amerikan i Shtetit ka evidentuar në rapor...
Gazetari italian, Giorgio Mottola, ishte i ftuar në ed...
Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar ditën e sotme...
Departamentit amerikan i Shtetit për të Drejtat e Njeriut ...
Drejtuesja politike e PD-së për qarkun e Lezhës, Jozef...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pati një takim dit...
Erion Veliaj ka refuzuar mbledhjen e Këshillit Bashkia...
Zv/kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukt...
Pasditen e sotme është mbledhur Kryesia e Këshillit Bashki...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim që...
Një maxi-operacion antikanabis u zhvillua në në Spanjë nga...
Ambasadori i Dlegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, ...
Pak më parë ka nisur në New York mbledhja e Këshillit të S...
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë "detyri...
Partia Socialiste ka propozuar ditën e sotme, 6 anëtarët e...
Bashkëpunëtori i kryeministrit grek, një javë më parë ...
Vjollca Hoxha, një nga pronaret e “Top Channel” tashmë...
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Ars...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...