
Vjollca Hoxha, një nga pronaret e “Top Channel” tashmë është nën hetim zyrtarisht nga SPAK-u.
Ajo është thirrur në SPAK. Banesa e saj është kontrolluar në lidhje me aferën e inceneratorëve dhe pagesave që ka marrë televizioni “Top Channel” gjatë kohës që Vjollca Hoxha ka qenë administratore e këtij televizioni.
Sipas burimeve zyrtare, CNA ka mundur të konfirmojë se nga Bullgaria kanë ardhur dokumentet ku janë konfirmuar pagesat prej 1.5 milionë euro të kompanisë “EM Capital Group” ku aksionerë ishin Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe shtetasja Eva Blushi, bashkëshortja e ish-deputetit të LIBRA-s dhe ish-deputetit socialist, Ben Blushi.
Në atë kohë, ky i fundit ishte drejtor i Përgjithshëm i “Top Channel”.
Vjollca Hoxha ka firmosur një kontratë me kompaninë “EM Capital Group” për shitjen e aksioneve të “Valtelina Caffe”, e njohur ndryshe si brand-i “Lori Caffe”.
Shuma e shitjes 2.2 milionë dollarë, 1. 6 milionë do të paguheshin direkt, ndërsa 600 të tjera do të paguheshin me këste 100 mijë euro në muaj. (LEXO KETU)
Gjithashtu janë mbledhur të dhënat dhe është hetuar edhe në lidhje me një kompani tjetër ku aksionere ishte Stela Gugallja dhe Vjollca Hoxha.
CNA ka mundur të sigurojë të dhëna zyrtare se SPAK-u ka kryer procedurën hetimore dhe jo thjesht dhe vetëm mbledhjen e dokumenteve të kompanive, por ka mundur të sigurojë edhe kontrata për pagesat e tyre të kryera nëpër banka qarkullimet që kanë pasur, të cilat janë shuma të mëdha me miliona e miliona euro.
CNA ka raportuar shpesh se “Top Channel” është një media e paguar nga afera e inceneratorëve nga njerëzit e saj.

Mërtiri, “Top Channel”-in e ka pasur dhe e ka ende një media në shërbim, ku ka strehuar edhe njerëzit e tij. Ai e ka përdorur “Top Channel”-in së bashku me Klodian Zoton për sulme kriminale ndaj prokurorëve të SPAK-ut.
Pra, kemi të bëjmë jo vetëm me një aferë inceneratorësh që paguan me miliona euro një televizion kombëtar me transferta të dyshimta, të cilat nuk dihen pse, pasi kompania e inceneratorit ishte një kompani monopoliste dhe reklama nuk i duhej dhe nga ana tjetër kemi përballë faktin e sulmeve ndaj prokurorëve të SPAK-ut.
Mirel Mërtiri me akuzat që ngre nga “Top Channel” ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj e detyroi këtë të fundit të arratisej dhe u ushtrua presion ndaj drejtësisë duke e quajtur Ahmetajn bashkëpunëtor të Klodian Zotos, por duke shpëtuar veten e tij, deri në momentin ku SPAK-u e mori në akuzë si “trurin” e inceneratorëve.
Por nga ana tjetër, Mirel Mërtiri dhe bashkëjetuesja e tij Stela Gugallja ishin ortakë të Vjollca Hoxhës dhe “Top Channel” ishte përdorur për të shpëtuar Mirel Mërtirin, pra për propaganda për të devijuar hetime dhe nga ana tjetër është ushtruar shantazh dhe kërcënim ndaj prokurorëve të SPAK-ut në mënyrë të vazhdueshme me emisione speciale kundër tyre, kundër hetimeve, duke shantazhuar dhe kërcënuar drejtësinë për të mos i shkuar deri në fund të vërtetës.
Në fakt, e vërteta e bashkon Mirel Mërtirin edhe me Vjollca Hoxhën dhe më pas ai zgjodhi një tjetër televizion për të dalë dhe për të akuzuar sërish prokurorët e SPAK-ut, Klodian Brahon, atë që kishte hetuar dosjen e Elbasanit, i cili mori kërcënime të drejtpërdrejta, një sulm mafioz nga Mirel Mërtiri, thjesht dhe vetëm se kishte në hetim dosjen “5D” të drejtorëve të Veliajt të arrestuar pak javë më parë.
Vjollca Hoxha tashmë është një person nën hetim me një mal me dokumente të gjetura nga SPAK-u, mes të cilave publikuar dhe denoncuar nga CNA.
Me një mal me materiale, pagesa me thasë, flitet gjithmonë me miliona euro të dhëna për “Top Channel”, televizion kombëtar që është ortak i aferës së inceneratorëve, që mori para për të shantazhuar e kërcënuar prokurorët e SPAK-ut, të cilët kanë qenë vazhdimisht nën presionin dhe dhunën mediatike të një televizioni kombëtar thjesht dhe vetëm se ky i fundit ishte në ortakëri me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.

Top Channel i ka shërbyer bandës së inceneratorëve në krimin dhe vjedhjen monstruoze që u është bërë shqiptarëve me një kontratë koncesionare monopoliste për ndërtimin e një inceneratori që nuk ekziston, por që shqiptarëve dhe biznesit u ka kushtuar të paktën 130-150 milionë euro, nga të cilat disa miliona euro janë marrë prej “Top Channel” me fatura të drejtpërdrejta, me shkëmbime, me shitje kuotash, kthimin e tyre pa asnjë lek dhe deri te pagesat për dhjetëra kompani të ndryshme, të gjitha në selinë e “Top Channel”.
Vjollca Hoxha vazhdon të jetë në hetim në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës dhe ortakëritë që ka pasur me ta, ka dyshime për pastrim parash dhe pas mbylljes së hetimeve pritet që prokurorët të çojnë aktet e tyre në gjykatë dhe atje do të mësojmë a do të kemi një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj pronares së “Top Channel”, e cila e ktheu televizionin kombëtar në një shërbëtor të një kontrate koncesionare plehrash./ CNA
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Ars...
“Protestat do të vazhdojnë deri në arrestimin e Erion ...
Ish-këshilltari i Ilir Metës, Ralf Gjoni, ka dalë nga ambi...
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjël...
Kryetari i grupit të këshilltarëve të opozitës në Bash...
Ish-deputeti dhe ish-këshilltari i kreut të PL-së, Ilir Me...
Gjykata ka dhënë masat për 4 protestuesit e opozitës, të c...
Ish-ministri Ilir Beqaj është shfaqur sot në Prokurorinë e...
Mëngjesin e sotëm rrethi i Krujës, nga Thumana deri në afë...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesor...
Pranvera dhe Jetnori, prindër të 3 fëmijëve, pas 30 vitesh...
Ministrja e Rinisë, Bora Muzhaqi organizoi një sërë aktivi...
Redi Molla është një nga drejtorët e Bashkisë së Tiran...
Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me lajmet e raportu...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nxjerrë një njoftim për situ...
Bislim Ahmetaj, sekretari për të Drejtat dhe Liritë e ...
Në "Fish City" në qytetin e peshkut dhe frutave të det...
Zbulohet data se kur Gjykata e Lartë do të shqyrtojë r...
CNA ka siguruar sot një tjetër dokument, ku tregohen t...
Besart Xhaferri, kreu i FRPD-së, njofton nëpërmjet nj...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...