LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mediat që paguhen nga inceneratorët/ Gazetari: Vetëm në një faturë “Top Channel” ka marrë rreth 80 milionë lekë

15 Dhjetor 2022, 22:27, Aktualitet CNA
Mediat që paguhen nga inceneratorët/ Gazetari: Vetëm në
Gazetari Elvi Fundo

Gazetari Elvi Fundo ka treguar me fatura mbrëmjen sotme një nga pagesat që televizioni “Top Channel” ka marrë nga inceneratorët.

Fundo tha në emisionin e Ylli Rakipit se vetëm në faturën 110 rezulton që “Top Channel” është paguar rreth 80 milionë lekë nga inceneratori i Tiranës.

Ai theksoi se “Top Channel” ka vijuar të marrë paga dhe vazhdon të marrë akoma nga inceneratorët.

Gaztari lexoi edhe një kontratë të firmosur nga një gazetar, ku thuhej se pagesat nga inceneratorët bëhen sipas rezultatit që do të kenë.

Gazetari nënvizoi se që po vijojnë të paguhen nga pronarët e inceneratorëve janë “Top Channel”, “News 24” dhe “Report Tv”.

Pjesë nga deklarata:

Unë e shikoj si kokë turku Klodin bashkë me Arben Ahmetajn, por ajo që është më e turpshme është që këtë propagandë po e bëjnë mediat që janë blerë dhe nuk kanë folur 7 vjet për inceneratorët, por na kanë treguar sa të lumtur do të jetonin ne mes inceneratorëve, të cilat janë paguar me qindra miliona euro nga paratë e inceneratorëve, të cilat thonë ne jemi vërtetë kundër inceneratorëve dhe pse po hesht Ylli Rakipi apo pse po hesht Neritan Sejamini.

Kur ka folur Neritan Sejamini, Ylli Rakipi, CNA-ja, Birn-i për inceneratorët, këta gjithë ditën e gjithë natën i lavdëronin, sa i bukur është inceneratori, bënin kronika në Elbasan, në Fier.

“Top Channel”, shikoni, në dokumenta unë po sjell vetëm faturën 110. Kjo faturë është 66 milionë e 780 mijë lekë të vjetra, këtu është 12 milionë lekë të vjetra, pra rreth 80 milionë.

Këto 80 milionë janë një faturë e vetme udhër xhirimi i “Top Channel”, një e vetme.

Po sikur të të sjell nesër dokumentat që Top Channel është paguar dhe po paguhet nga inceneratorët? Nesër, pasnesër? Unë do t’i nxjerr nesër, unë i publikoj.

Shkojmë më tej. Kontratat, shiko sa të bukura janë kontratat.

Inceneratori i Tiranës i jep paratë, “Integrated Energy B.V.”. Këtë e kanë bërë me bashkëshorten e një gazetari që e ke pasur këtu dhe nuk poi a përmendim emrin që të mos dalim nga etika. Dhe kjo kontrata thotë shërbimet për pagedsë në lekë apo euro do të rankohen brenda 6 muajsh sipas formulës së rezultatit që do të ketë shërbimi i parashikuar.

Pra, lekët në media do t’i merrte sipas rezultatit që do të ketë me sulme ndaj gazetarëve.

Si ka mundësi që më datën 1 dhjetor një kompani hap derën fut brenda Carlo Bolinon dhe gazetarin e tij, më 1 dhjetor të 2022 Report.tv jep kronika se sa i bukur është inceneratori i Fierit i nxjerrë nga ekspertë që aty ka evasion fiskal dhe jo korrupsion, ndërkohë që inceneratori i Fierit nuk punon, është jashtë funksioni edhe sot që flasim. Ekspertët thanë së është evasion fiskal dhe jo korrupsion. Dhe ka ky i ka dhe paratë 10.000 euro, 17.000 euro . Parat e mediave duhet t’i investigojë SPAK-u. Këto para janë vjedhur nga xhepat e shqiptarëve.

Ka dhënë një detaj jo vetëm kanë marë paratë e shtetit për inceneratorët, por më vjen keq nuk mund të lë pa përmendur 2.2 milionë dollarë blerjen e Lori Caffe që më pas kthehen në aksione.

Ka dhjetëra miliona euro që SPAK duhet të hetojë se u janë dhënë mediave, “Top Channel”-it, “News 24”, “Report Tv” dhe Carlo Bolino që i merr dhe sot e kësaj dite dhe vijojnë t’i marrin edhe sot, dhe se këto kompani janë kthyer në marjoneta. I thonë shqiptarëve që inceneratoerët janë shumë të mirë ndërkohë që ata janë të vjetër, por janë para që paguajnë shqiptarët e varfër./ B.A. - CNA.al

Lajmet e fundit nga