LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush po e përdor "Top Channel" për inceneratorët?/ Mos vallë ortakët e Vjollca Hoxhës në kërkim

15 Dhjetor 2022, 14:49, Aktualitet CNA

Kush po e përdor "Top Channel" për inceneratorët?/ Mos

“Heshtja e Metës, e bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe gjithë deputetëve të Partisë së Lirisë, është dukshëm një mesazh që Ahmetaj është njeriu i tyre”.

Kështu raportohej në një nga kronikat e "Top Channel" të transmetuara në edicionin informativ mbrëmjen e kaluar.

"Top Channel" shtron pyetjen pse hesht Meta, Kryemadhi apo edhe ndonjë tjetër nga opozita.

Kush po e përdor "Top Channel" për inceneratorët?/ Mos

Në fakt, pyetja është kush po e përdor "Top Channel", gjoja në emër të luftës kundër korrupsionit  të inceneratorëve.

Mos vallë po e përdorin ortakët e Vjollca Hoxhës që janë në kërkim nga SPAK-u, apo sot  po bën beteje "Topi" kundër inceneratorëve? Gjë që është qesharake.

Pasi "Top Channel" është televizioni që ka bërë propagandën kryesore të inceneratorëve që është në ortakëri me pronarët në kërkim të inceneratorëve.

Nuk flasin gazetarët, politikanët kur kanë qejf ortakët e grupit të inceneratorëve, apo njeriu i paguar prej tyre.

Por kanë 7 vjet që po flasin dhe tani "Top Channel" po e bën të gjithë këtë betejë jo kundër inceneratorëve, por në shërbim të inceneratorëve.

Vetë kronikat si i ndërton "Top Channel" në thelb janë një lëvizje për t’u thënë të gjithëve se dosjen e inceneratorëve ia ka dhënë Metës dhe Kryemadhit, Arben Ahmetaj.

Në fakt dosjen e inceneratorëve e kanë nxjerrë gazetarët e "Birn", "TPZ"  dhe CNA ato që mundën ato që kishin se këto të tjerat është sigurtë do i nxjerrin vetë ustallarët  që paguajnë 'Top Channel" dhe po e përdorin për interesat e tyre personale./CNA.al

Lajmet e fundit nga