
Nesër do të mësohet se kush do ta marrë drejtimin e SPAK-ut. Në garë janë tre kandidatë, prokurorë të SPAK-ut, por procesi po kalon nëpërmjet një debati mes Qeverisë dhe ambasadës amerikane.
Ambasada amerikane pretendon se po ndërhyhet në KLP nga Qeveria për të zgjedhur kandidatin e tyre të preferuar e nga ana tjetër Qeveria pretendon të kundërtën.
Një ditë më parë ambasadorja amerikane Yuri Kim, me anë të një reagimi në rrjete sociale, bëri një deklaratë të fortë, duke lënë të kuptohet se persona që janën hetim, po tentojnë të manipulojnë zgjedhjen për kreun e SPAK-ut.
“Procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes të kufizojnë ose manipulojnë hetimet. Ky është thelbi i reformës në drejtësi: drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit, prokurorët e gjyqtarët duhet t’i trajtojnë të gjithë si të barabartë para ligjit, institucionet duhet të jenë të pavarura”, shkruante Kim një ditë më parë.
I ashpër ishte edhe kryeministri Edi Rama në kundërpërgjigjen e tij, ku bëri thirrje që ndërkombëtarët të qëndrojnë larg procesit.
“Jam plotësisht dakord me Ambasadën e SHBA dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorja-vulorja-fallxhorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet. Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve,të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër”, kundërpërgjigjej Rama.
KLP në provë për zgjedhjen e kreut të SPAK-ut
Në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe të ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, Programi OPDAT dhe Delegacioni i Komisionit Europian do të zhvillohet procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut.
Fillimisht do të zhvillohen intervistat me kandidatët që kanë plotësuar kushtet e kandidimit për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ata janë Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.
Intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe video dhe do të zgjasë 30 minuta për secilin kandidat, duke filluar sipas rendit alfabetik.
KLP nesër do të testohet dhe do të jetë në provë, nëse është institucion i pavarur siç përcaktohet me Ligj e Kushtetutë, nëse merr urdhëra nga Qeveria, apo nëse do t’i bindet ambasadës amerikane./CNA.al

Prej ditësh vendi ynë është përfshirë nga reshje të shumta...
Këshilli i ministrave të Drejtësisë dhe ministrave të ...
Sociologu Ergys Mërtiri thotë se shqiptarët po i lënë fëmi...
Pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranës, u n...
Blogerja Armina Mevlani, ka folur për herë të parë për...
Roan Brahimi, alias Sidorel Prendi është i dyshuari kr...
Masakra e Milotit, ku mbeti viktimë Klisman Preçi dhe ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka vler...
Gazetarja Anduena Llabani ka treguar skemën të cilën p...
Mjeku Ilir Alimehmeti ka folur në lidhje me fenomenin ...
Mbrëmjen e 22 korrikut të këtij viti, në hyrjen kryeso...
Këtë të mërkurë, një gomone u përmbyt në kanalin Angle...
Zbardhet dosja hetimore e masakrës së Milotit, ku mbet...
Ish drejtuesi i lartë i policisë, Shemsi Prençi ka bër...
Ish-nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, ka shprehur mirën...
Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Shemsi Prençi, ka fo...
Grupi i Përçarësve, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku ose ...
Analisti Kreshnik Spahiu e ka cilësuar si një skandal,...
Eksperti i Kriminaloistikës, Ervin Karamuço ka komentu...
Gazetari Hysni Gurra, ka publikuar një sondazh ku treg...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...