
Besart Xhaferri, kreu i FRPD-së, njofton nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se në mesnatë është arrestuar një tjetër protestues, Alfred Pëllumbi, anëtari i kryesisë së degës 2 Tiranë.
Këto arrestime vijnë pas protestës së zhvilluar të premten para Bashkisë Tiranë, ku u kërkua dorëheqja e Veliajt, pas skandalit të dosjes "5D", ku janë arrestuar një sërë drejtorësh të Veliajt.
Xhaferri thekson se arrestimet nuk do t'i ndalin protestat "dhe ta keni të qartë, që ne nuk stepemi, as nuk tërhiqemi, pasi përballja është e vetmja alternativë që në kemi".
Reagimi i plotë:
Përballja pa kompromis e vetmja alternativë që kemi! Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj dhe Franc Kaloshi janë tre të rinjtë tanë që janë në qeli për protestën madhështores së të premtes, ndërsa mbrëmë u arrestua edhe Alfred Pëllumbi, anëtari i kryesisë së degës 2 Tiranë. Të tjerë prej nesh janë shoqëruar, shumë të tjerë janë në kërkim për mëkatin e vetëm se nuk durojmë më një kastë hajdutësh të vjedhë taksat dhe të ardhmen tonë.
Mercenarët, kamikazët dhe kriminelët të dënuar për vrasje si Ervin Zela në polici që kanë hedhur kapelet në fushatë zgjedhore me urdhër të Edi Ramës nuk na trembin, as nuk na stepin, pasi ne jemi këtu më mision të qartë, për rikthimin e ligjshmërisë në institucione dhe mbrojtjen e pluralizmit.
Arrestimet nuk do t'i ndalin protestat tona dhe t'a keni të qartë, që ne nuk stepemi, as nuk tërhiqemi, pasi përballja është e vetmja alternativë që në kemi.
Ne nuk do t'i tradhëtojmë misionarët dhe vellezërit tanë në asnjë rrethane, pasi në këtë luftë do jemi bashkë deri në betejën e fundit!/CNA
Reshjet e dendura gjatë orëve të fundit kanë sjellë di...
Në këtë stinë pranvere, reshjet e dëborës kanë zbardhur Bo...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ndalet me sulmet. ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar mbrëmjen e ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Fëmija trevjeçar, i cili u rrëmbye nga gjyshërit në Du...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u ka dërguar një letër...
Mëngjesin e së shtunës, IKMT ka nisur një aksion për s...
Këtë vit, Autoriteti i Mediave Audiovizive zhvilloi dy try...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Deputeti Edmond Spaho ka shprehur revoltën e tij në lidhje...
Sot opozita, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarët...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërcënuar sërish me...
Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari, u shpreh sot ...
Deputetja Monika Kryemadhi ka shpërthyer në mbledhjen e Ko...
Teksa deputetja Monika Kryemadhi mbante fjalimin e saj në ...
Sot fillon kremtimi zyrtar i Javës së Madhe dhe të Ndritsh...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka p...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Erion Veliaj ka vënë në lëvizje të gjithë patronazhistët p...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...