
Koncesioni i inceneratorëve është në duar të drejtësisë dhe konkretisht të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit, të cilët kanë përfunduar hetimet për inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit.
Po vijojnë hetimet për inceneratorin e Tiranës dhe në burg janë një ish-ministër, një ish-deputet i PS-së, biznesmenë si dhe janë shpallur në kërkim pronarët e inceneratorëve.

Përtej këtyre veprimeve, SPAK-u ka edhe degë të tjera ku mund t’i shtrijë hetimet, nëse është i interesuar për të zbardhur me rrënjë korrupsionin me inceneratorët.
Janë 2.2 milionë dollarë pazar me "Lorin Cafenë" dhe njerëzit e inceneratorëve që duhet të hetohen, Vjollca Hoxha pronarja e "Top Channel", e ka me letra ortakërinë me inceneratorët.
"Em Capital Group", një kompani e themeluar në Bullgari, ortakët e së cilës janë pronarët e inceneratorëve, ka ardhur në Shqipëri dhe për 2.2 milionë dollarë ka blerë 51% të aksioneve të "Valtelina Kafesë", brandit të "Lori Cafesë".

Shitja e "Lori Cafesë" është bërë me 22.11.2019, siç shihet në dokumentin e mëposhtëm.


Vjollca Hoxha lidhi hapur ortakëri me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton e inceneratorëve duke u dhënë 51 për qind të aksioneve të kompanisë dhe duke mbajtur vetë 49 për qind.
Dhe pas tri vitesh, kur Zoto, Mërtiri janë në hetim dhe në kërkim, pasi dosja e inceneratorëve po hetohet nga SPAK-u, Vjollca Hoxha rimerr sërish aksionet e shitura.

Pra njerëzit e inceneratorëve, ndërkohë që SPAK-u u tund prangat, i kthejnë të plota aksionet Vjollca Hoxhës dhe fëmijëve të saj.
Dhe justifikimi është zbatim kontrate. Kur paguhen 99 për qind e lekëve gjendet një klauzolë dhe rikthehen aksionet, pa gjykim, pa asnjë procedurë tjetër, pa asgjë.
Ndërkohë që për të rikthyer aksionet duhej të paktën të paguheshin disa miliona dollarë.
Pra, fillimisht Vjolla Hoxha dha aksionet e "Lori Cafesë", u bë ortake me inceneratorët dhe mori 2.2 milionë dollarë.
Dhe sot, rezulton se ka marrë edhe dollarët edhe aksionet.
Skema është e qartë, gjithçka është e lexueshme, transfertat bankare janë aty, të gjithë, kush është përfshirë, janë, duhen edhe veprimet e SPAK-ut për të zbardhur më tej këtë aferë./CNA.al
Marjana Semini do të jetë anëtarja e dhjetë e Gjykatës Kus...
Votimi për Avokatin e Popullit është shtyrë për vitin ...
Kuvendi ka votuar për zgjedhjen e Kryetarit të Autorit...
Kuvendi ka votuar për anëtarin e ri të Gjykatës Kushte...
Studiuesi Erald Kapri tregoi në “Now me Erla Mëhillin”...
Për ish-kreun e Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, në...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur lidhur me vizit...
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se preferenca e tij për ...
Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje të reja lidhur me...
Historiani Kostandin Luçi ka reaguar me tone të ashpra nda...
Kreu i organizatës së minoritetit grek Omonia, Fredi Beler...
Kreu i organizatës së minoritetit grek OMONIA, Fredi Bejle...
Gazetari, Lorenc Vangjeli është shprehur se sot Shqiperia ...
Ditën e sotme kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zhvill...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka vizituar sot Himar...
Avokati Spartak Ngjela ka zbuluar një bisedë që ka bër...
Avokati Spartak Ngjela ka folur mbrëmjen e sotme për ç...
Kryeministri Edi Rama gjithmonë është dalluar për mënyrën ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një deklaratë të fort...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...