web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të buzëqeshur me flamuj në duar/ Dalin pamjet nga takimi i kryeministrit Mitsotakis me minoritetin grek

22 Dhjetor 2022, 21:22, Aktualitet CNA

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka vizituar sot Himarën.

Ai u shoqërua edhe nga peshëngritësi Pirro Dhima.

Në fotot e shkrepura nga LSA, shihen qytetarët teksa mbajnë flamuj grekë si dhe shfaqen mjaft të buzëqeshur krah kryeministrit grek.

Në përfundim të këtij takimi kryeministri grek ka ndarë disa foto në rrjetet sociale, ku krahas tyre shkruan se ka nderin që është kryministri i parë grek që viziton Himarën.

 “Sot është një moment i veçantë për mua personalisht dhe ndihem veçanërisht i emocionuar që kam nderin të jem kryeministri i parë grek që viziton Himarën.

Dua t'ju them një falenderim të madh për kalimin e viteve shumë të vështira, dhe po i referohem veçanërisht atyre më të moshuarve nga ju, duke shuar flakën e grekizmit dhe ortodoksisë në zemrat tuaja.

Dhe dua ta dini se në fytyrën time minoriteti kombëtar grek i Shqipërisë do të ketë gjithmonë, jo thjesht një mik, por një mbështetës të palëkundur në kërkesat e saj të drejta.

Ju qe keni zgjedhur te qendroni ketu ne Himare jeni ure miqesie dhe bashkepunimi mes Greqise dhe Shqiperise.

Ju falenderoj nga zemra për pritjen e ngrohtë dhe dashurinë tuaj.

Ju uroj perzemersisht gezuar Krishtlindjet, gezuar festat, shendet dhe lumturi per ju dhe familjet tuaja”.- shkruan ai./CNA.al





Lajmet e fundit nga