
Projekti me vlerë 15 milionë euro për transformimin e fushës së mbetjeve në Porto Romano në një park ekologjik për qytetin e Durrësit është mbuluar me dyshimet për korrupsion.
Për këtë projekt Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka hapur një hetim mbi mënyrën e përzgjedhjes së një konsorciumi kompanish për realizimin e punimeve.
Dyshohet se situata e krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit u shfrytëzua për zgjedhjen e fituesve pa garë të hapur.
“Rrethanat dhe faktet që lidhen me dyshimet se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin në zhvillimin e procedurës së prokurimit me objekt “Mbyllja e vënddepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta EKO-Park, Durrës”, me fond limit 1,684,288,721 lekë, si dhe në fazën e ekzekutimit të kësaj kontrate dhe transanksionet e mëvonshme që janë kryer lidhur me fondet e përfituara nëpërmjet kësaj kontrate prokurimi”, thuhet në njoftimin e SPAK-ut të datës, 12.12.2022.

Në këtë prokurim dyshohet si e përfshirë edhe Vjollca Hoxha.
Kjo e fundit, jo vetëm ka qenë në ortakëri me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, por ka kryer dhe një shërbim tjetër ndaj tyre dhe inceneratorëve që vjen i treguar vetë nga “Top Channel”.
Është fjala për çështjen e trajtimit të mbetjeve në Porto Romano.
“Top Channel” raportonte ditë pas dite në lidhje me situatën e mbeturinave në Porto Romano.


Por, në fakt dardha e ka bishtin mbrapa.
Pas gjithë skemës, e cila u bë me tender, më pas u shty, dhe u anulua u dha me prokurim të drejtpërdrejtë nga qeveria në dhjetor të 2019-ës, nisi dhe propaganda e shfrenuar nga “Top Channel” për Porto Romanon.

Dhe disa telefonata të bëra në biznese të ndryshme për t’u tërhequr nga marrja pjesë në këtë tender janë provat që tregojnë përfshirjen e Vjollca Hoxhës, jo vetëm në ortakëri me Valtelina kafenë dhe inceneratorët, por me çështjet e tjera që kanë të bëjnë me fondet publike, investimet, të cilat SPAK-u i ka nën hetim.
Porto Romano u quajt aferë dhe u denoncua ashpër nga opozita.
Kujtojmë denoncimin e partisë më të madhe opozitare në vitin 2020.
Partia Demokratike denoncoi atë që e quajti “pazar mafioz me plehrat e Durrësit” që çon “100 milionë euro shtesë në inceneratorin e Tiranës”.
Në një konferencë për shtyp, nënkryetari i PD-së në ate kohë, Edi Paloka, akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama se mbylli qëllimisht vendgrumbullimin e plehrave të Durrësit për të shtuar të ardhurat e inceneratorit të Tiranës, i cili sipas marrëveshjes koncensionare paguhet me para publike për çdo sasi mbetjesh urbane që trajton.

Nga ana tjetër qeveria mbrohej me zhvillimin e zonës dhe zhdukjen e një gangrene.
Është i drejtë edhe shërimi i plagëve të tilla mjedisore, por kur pas tyre, qëndrojnë pazare politike e mediatike, plaga e shëruar mjedisore lë gjurmë korrupsioni dhe marrëdhëniesh të dyshimta të medias me pushtetin.
“Top Channel” dje bërtiste për plagët në Porto Romano dhe plehrat e Durrësit, të cilat përfunduan tek inceneratori i Tiranës duke shtuar të ardhurat me dhjetëra miliona euro./CNA.al
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ...
Kryeministri Edi Rama, gjatë shoqërimit të homologut t...
Kuvendi sot do të zgjedhë kreun e Avokatit të popullit...
Kryeministri Edi Rama i është bashkuar takimit të homo...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar vizitën e kryeminist...
Gjykata e Apelit në Tiranë ka hequr masat e sigurisë për 5...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka ftuar në një takim gazetarë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur me tone të ashpra gja...
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj u është përgjig...
SPAK i ka konfiskuar 7 prona ish-gjyqtarit të Gjykatës së ...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Në kuadër të zbatimit të ligjit Nr.10192, datë 03.12.2009 ...
Deputeti Erion Braçe ka sulmuar sërish qeverinë në sea...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka shpreh...
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është pritur me...
31-vjeçari Gerti Shehu, i cili sulmoi kreun e PD-së, S...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka mbërritur ...
Seanca e djeshme parlamentare gati sa nuk u shndërrua ...
Në Gjykatën e Apelit po mbahet seanca për statutin e PD-së...
Në seancën parlamentare pritet që të emërohet anëtari ...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...