LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SKEMA/ Si u ndërtua afera e dherave nga Bashkia e Tiranës dhe kompania e landfillit

22 Prill 2024, 12:00, Denoncim CNA
SKEMA/ Si u ndërtua afera e dherave nga Bashkia e Tiranës dhe kompania
Fotomontazh

Një aferë që shkon mbi 60 milionë euro, skemë korruptive me një marrëveshje bashkëpunimi, ku 3 drejtorë të Erion Veliajt dhe italiani Chaffalione, vunë nën thundër firmat e ndërtimit në Tiranë duke u marrë dhjetëra miliona euro.

Pas kontratës koncesionare për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës (që nuk ekziston), u shpik marrëveshja, ku strukturat e bashkisë si Policia Bashkiake, IMT dhe Inspektorati i Mjedisit në koordinim me njëri-tjetrin u kthyen në shërbëtorë të kompanisë koncesionare duke ndjekur edhe me dronë subjektet që ndërtonin në Tiranë.

SKEMA/ Si u ndërtua afera e dherave nga Bashkia e Tiranës dhe kompania
Marrëveshja mes drejtorëve të Veliajt dhe kompanisë së inceneratorëve
SKEMA/ Si u ndërtua afera e dherave nga Bashkia e Tiranës dhe kompania
Marrëveshja mes drejtorëve të Veliajt dhe kompanisë së inceneratorëve
SKEMA/ Si u ndërtua afera e dherave nga Bashkia e Tiranës dhe kompania
Marrëveshja mes drejtorëve të Veliajt dhe kompanisë së inceneratorëve

Dhe ndjekja nuk ishte për qejf e sport, por për miliona euro në thesin e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, në xhepat e drejtorëve hajdutë të Erion Veliajt, të cilët kishin haraçin e tyre në këtë skemë korruptive.

SKEMAT

Përpara se të fillonte grabitja e parave nga dherat u organizua dhe pajisja me licencë e firmave të ndërtimit për të marrë një NIPT vetëm për dherat.

Pra, një numër që ti duhet ta kishe thjesht dhe vetëm për transportin e dherave kur i çoje ato në landfill. Njësoj si kodet e numrave që përdornin nazistët me njerëzit në kampet e përqendrimit. Thjesht dhe vetëm t’i identifikonin.

Pra, emri i firmës regjistrohej, emri i subjektit, NIPT-i dhe aktiviteti i një subjekti nuk kanë asnjë vlerë në rastin e dherave, po të mos kishte këtë numër, i cili ishte thjesht dhe vetëm për të çuar dherat dhe i shërbente vetëm depozitimit të dherave nga objekti që ti ndërtoje drejt landfillit.

U licencuan edhe subjekte që kishin çmime preferenciale, këta ishin shërbëtorët numër dy në bashkëpunim më Bashkinë e Tiranës dhe kompaninë e landfillit, kishin çmime preferenciale, por kjo i përket një tjetër shkrimi.

Terror mbi biznesin

Nga ana tjetër, në rast se ishin dy objekte, pra ti hap një gropë të caktuar për të ndërtuar dhe ke edhe një objekt tjetër në një kantier tjetër dhe ti duhet të çosh një sasi dherash nga pika A në pikën B, kjo ishte e ndaluar.

Pra, në rast se një firmë ndërtimi ka dy objekte në ndërtim, te njëri hap gropë dhe te tjetri i duhen dherat për mbushje, nuk mund t’i kalonte nga një objekt në tjetrin.

Në çdo rast ti duhet t’i çoje dherat te Klodian Zoto e Mirel Mërtiri në landfill dhe të paguaje faturën që shkonte nga 50 deri edhe 500 mijë euro, varej nga thellësia e gropës dhe nevojave që kishe, ndryshe po të të kapte Policia Bashkiake, bashkia, mjedisi mbytej në gjoba. Për kalim nga një objekt në tjetrin Zoto me arrogancën e tij prej monopolisti negocionte shumat dhe në dhjetëra raste ka pasur pagesa me çanta, shkëmbime etj.

Lekët te Zoto, Mërtiri dhe ushtarët e tyre

SKEMA/ Si u ndërtua afera e dherave nga Bashkia e Tiranës dhe kompania
Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri

Kur doje të bëje kalim dherash nga një objekt në tjetrin duhet t’i blije te landfilli sërish me pagesë. Ose në rastet kur i transportoje nga pika A në pikën B, duhet të kishe një miratim nga Klodian Zoto, që pasi e paguaje këtë të fundit që të të lejonin që dherat e tua në pikën A t’i çoje te vendi që ishin të nevojshme, në pikën B.

Dhe kjo ishte vetëm një pjesë e skemës, sepse klasikja ishte, merri, çoji në landfill, paguaj 150 mijë euro e pastaj kur të duhen bliji prapë. “Ky është ligji, e ka bërë qeveria, jo ne, ne punëtorë jemi”, deklaronte Zoto & Co në ato kohë dhe nga ana tjetër mbushte llogaritë e xhepat me miliona euro duke grabitur ndërtuesit pas një marrëveshjeje me drejtorët e Veliajt dhe kapjen e policisë rrugore.

Të gjithë në shërbim të Zotos dhe Mërtirit

Këto skema tregojnë qartazi se si funksiononte një marrëveshje, e cila ishte firmosur zyrtarisht dhe i shërbente korrupsionit, gjoja kontrollit të territorit për pastërti dhe për të mos lejuar hedhjen e dherave vend e pa vend, por në fakt ishte kthyer në një strukturë vjedhjesh dhe abuzimesh, ku ndërtuesit edhe për të transportuar dherat brenda kantiereve të tyre duhet të paguanin Klodian Zoton, i cili më pas paguante strukturat e IMT-së, strukturat e Policisë Bashkiake dhe Inspektoratit të Mjedisit, por edhe deri te Policia e Shtetit. (LEXO KETU)

SKEMA/ Si u ndërtua afera e dherave nga Bashkia e Tiranës dhe kompania
Veliaj, drejtorët, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto

Kujtojmë se kamionët me dhera ndiqeshin edhe me dronë nga Bashkia e Tiranës dhe kompania e inceneratorit i vuri në dispozicion me dhjetëra mjete, thjesht dhe vetëm që t’i shërbenin kompanisë së landfillit për aferën e dherave, e cila në fakt është më e madhe sesa shuma që qeveria shqiptare ka paguar për landfillimin e Tiranës.

Pagesat e errëta

Pasi për dherat gjithçka që dihet është ajo që raportohet në bilancet e kompanisë, por nga ana tjetër ka raportime nga biznese private dhe denoncime publike në lidhje me shuma të mëdha parash që paguante kompania e landfillit të Tiranës në të zezë dhe shuma të mëdha parash që jepeshin nën dorë me çanta në kompani të ndryshme ndërtimi apo dhe shërbime prej dhjetëra miliona eurosh që janë bërë me klering, pra me këmbim, me marrje pasurish e të tjera.

SKEMA/ Si u ndërtua afera e dherave nga Bashkia e Tiranës dhe kompania
Inceneratori i Tiranës

Afera vazhdon

Edhe pse janë dherat e tua, duhet t’i paguash kompanisë së landfillit apo kur të nevojiten nga pika A në pikën B në dy kantiere të ndryshme sërish duhet të paguash kompaninë private, e cila ka firmosur një marrëveshje me Bashkinë e Tiranës, një marrëveshje korruptive, e cila ka shërbyer thjesht dhe vetëm për të grabitur dhjetëra miliona euro nga kompanitë private dhe xhepat e qytetarëve të Tiranës.

Dherat janë një aferë që ka filluar dhe ende nuk është mbyllur, pasi në fund qytetarët e Tiranës, pasi fatura shkon tek ata, duhet të paguajnë kosto të mëdha për dherat, për çuarjen e tyre në landfill, ku në fakt ky ishte një shërbim që duhet ta bënte kompania brenda tarifës së vendosur, pasi ishte përfshirë brenda kontratës koncesionare sepse ka një fakt. Në botë sot prodhohen shumë gjëra, por dhe ende nuk është prodhuar.

SKEMA/ Si u ndërtua afera e dherave nga Bashkia e Tiranës dhe kompania
Landfilli i Tiranës

Do të ishte normale që të depozitoheshin nga vetë subjektet me një tarifë zero, apo të ardhurat nga dherat t’i zbriteshin nga pagesa 29 euro për ton. Por kjo nuk ndodhi, u shtua një taksë e re për ndërtuesit që e paguajnë qytetarët.

Në momentin e blerjes së dheut patjetër që privati duhet të paguante, por Mërtiri e Zoto shpikën pagesën që në mbledhje apo depozitim, megjithëse dheu u shpërbente për proceset e tyre, për mbetjet e ngurta është një tjetër kosto e cila sërish duhet të llogaritej nga të ardhurat e dherave dhe t’i zbritej pagesës që bën Bashkia e Tiranës. Kjo nuk ndodhi, kompania koncesionare do të merrte 29 euro/ton për mbetjet urbane dhe gati 10 milionë euro të tjera në vit nga dherat.

Në total kompania koncesionare ka të ardhura nga dherat rreth 60 milionë euro, por kjo shifër nuk është e saktë, pasi flitet edhe për miliona euro me shkëmbime pasurie, para në të zezë etj.

Të gjitha të ardhurat e kompanisë koncesionare nga viti 2017 shkojnë rreth 150 milionë euro të ardhura në 7 vite. Shumë kjo që tregon se koncesioni 30-vjeçar i landfillit nuk është as 300 milionë euro siç pretendon qeveria, as 430 siç pretendon kompania koncesionare, por me të gjitha hallkat e saj dhe koeficientët e përllogaritjes në 30 vite shkonte rreth 1 miliard euro./ CNA

 

Lajmet e fundit nga