"Ajola-H", skemë evazioni fiskal apo pastrim parash?
Dy ditë më parë, kur askush nuk e kishte mendjen te gr...

Denoncimi i radhës në emisionin “Stop” në Tv Klan, na vjen nga njësia numër 3, pasi familjes Llukaj i cënohet prona. Kjo familje ka problem me dy kufizuesit, Nexhip Beshiri në Veri dhe në Jug, Erion Lili. Dy kufitarët i kanë cënuar pronën, pasi nuk kanë zbatuar dokumentacionin e pronësisë së tyre.
Shohim fillimisht shkeljet e kufizuesit të parë Nexhip Beshiri, i cili nuk ka ruajtur distancën nga muri, dritarja në kallkan dhe mbi të gjitha me një leje rindërtimi, që merret nga njësia 2, ndërkohë, që objekti është te njësia 3.
Me kameran e “Stop”, qytetari interesohet tek njësia 2, por aty e drejtojnë të njësia 3, ku nuk ka aplikim.
Administratori Florian Pullazi: Kjo thotë leja e ndërtimit e Nexhip Beshirit, është dhënë tek rruga “Mihal Grameno”. Po ku është objekti, mo plak?
Qytetari: Rruga “Ilia Shyti”( tek njësia 3). Për këtë leje po vij unë!
Specialisti: Është vënë gabim, or shok!
Qytetari: Si e kanë vënë gabim? Ajo me firmë e me vulë…
Administratori Florian Pullazi: Po mirë mo tashi, mos na e kërko ne! S’kemi punë ne me këtë vlla! Po denoncoje në Polici, mor shpirti i vëllait! Denoncoje në Polici!
Qytetari: S’ka gati nja një muaj e ca, që më ka ardhë kjo leje.
Administratori Florian Pullazi: Po pra, por ta ka bërë Frida Pashako pra, jo unë!
Nga njësia numër 2 qytetari i drejtohet njësisë administrative numër 3.
Qytetari: Ato të 2-shit, më thanë shko tek 3-shi, se ne s’e kemi këtë Nexhip Beshiri.
Specialistja: Jo, jo! Këtu tek ne, jo!
Qytetari: A çoni grup të gatshëm me konstatu dhe ju si njësi?
Specialistja: S’ka ardh këtu tek unë ai! Ai s’është paraqit! As s’më është anku, që kam shtëpinë me dëme nga tërmeti! Asgjë!
Ndërkohë pas dy njësive qytetari i drejtohet edhe Institutit të Ndërtimit ku atje na thonë, se leja është miratuar nga Bashkia e madhe e Tiranës.
Specialistja: Lejen e ndërtimit e ka marrë nga Bashkia e Tiranës.
Qytetari: Objekti thotë tek njësia nr 2, po objekti është tek njësia nr 3.
Specialistja: Ka bërë Bashkia e Tiranës lapsusin, nuk e ka bërë Instituti!
Qytetari: A lejohet në kufi të ketë dritare zotëria nga unë, tek oborri im?
Specialistja: Jo! Absolutisht, jo! Duhet të ketë distancë! Po për mua nuk është fare e pastër si procedurë. Nëse ai nuk e zbaton një projekt, që kanë miratuar 2 institucionet: Bashkia Tiranë dhe Instituti i Ndërtimit, çfarë pret atëherë? Ai inxhinieri, që ka firmosur tek ky akt-konstatimi, nesër do të hidhet në gjyq!/tvklan.al
Dy ditë më parë, kur askush nuk e kishte mendjen te gr...
Deklarimet e 33-vjeçares në Burrel, për dhunën e pretendua...
Në shtator 2022 policia e Matit njoftoi se kishte arrestua...
CNA.al disponon dokumentacionin e një marrëveshje ku d...
CNA denoncoi ditën e djeshme skemën e përdorur nga Ajo...
Ajola Xoxa, sot ka vrapuar të ndajë për portalet që nj...
Dosja famoze “5D” ishte një nga skemat që tashmë e ka hetu...
CNA ka denoncuar skandalin në Shkollën e Magjistraturë...
Pasi pajisja gaboi me 4 pikë (sipas Drejtor Rakipit të...
David dhe Rigers Avxhi, 27 dhe 25 vjeç, nga Pogradeci janë...
Në 16 Maj 2019 sollëm shqetësimin e Merita Likës, që në pë...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po vijon grabitj...
Qeveria i paguan kompanisë së landfillit nëpërmjet tra...
Skandali me pranimet në Shkollën e Magjistraturës sa vjen ...
Një film me metrazh të shkurtër mund ta quajmë videon ...
Arben Rakipi ka thelluar skandalin me konkursin e pran...
CNA ka denoncuar aferën me dherat brenda aferës së inc...
Çështja e dherave ditë pas dite jep detaje dhe fakte t...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” ka “peshkuar” këtë her...
Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, një institu...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...