
Dikush mund të habitet me këtë titull, edhe më shumë pse e quajmë Erion Veliajn "të pafajshëm". Ndoshta çuditet më shumë ndonjë prokuror i SPAK-ut, i cili ka kaluar jo pak kohë në zyrën e Veliajt apo të tjerë që i kanë shërbyer këtij të fundit. Sistemi i drejtësisë i kapur nga njerëz të Fatmir Xhafajt afër kryebashkiakut të Tiranës, por ne do t’i qëndrojmë deri në fund çështjes së inceneratorëve, për të treguar dhe “të pafajshmit”.
Erion Veliaj nuk ka lidhje me inceneratorin e Tiranës sepse sipas tij procedurën nuk e ka bërë ai, por qeveria shqiptare, kontratën e ka firmosur qeveria. Po patjetër, kontratën e ka firmosur Lefter Koka, por kërkesën e ka bërë Erion Veliaj dhe Erioni është "i pafajshëm".

Këtë e keni në video ku mund të dëgjoni ku thotë se është ai që i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të ndërtojë një incenerator, të japë fonde për landfillin e Tiranës dhe pikërisht për një incenerator që nuk ekziston.
Nuk ka asnjë faj Erion Veliajn që inceneratori nuk ekziston edhe pse ai sabotoi në mënyrë të vazhdueshme të pandalshme funksionin e Njësisë së Zbatimit që do të kontrollonte gjithçka ndodhte. Megjithëse dhe këto të fundit janë të zhytur në llumin e korrupsionit me inceneratorët.

Nuk ka asnjë "faj" Erion Veliaj. Ai apo zyrtarët e tij nuk kanë firmosur ndonjë kontratë, e cila mund t’i sillte të ardhura mbi 60 milionë euro që janë para që vijnë nga mbledhja e dherave dhe çuarjes së tyre në landfill, kontratë me firmën e drejtorëve të Bashkisë lidhur me kompaninë koncesionare, një taksë e re dhe për të nuk ka faj.
Nuk ka "faj" Erion Veliaj që u vihet firmave të ndërtimit një taksë e re në Bashkinë e Tiranës.
Dhe të gjitha strukturat e këtij institucioni në vartësi të Erion Veliajt, fatkeqësisht i kanë dalë nga kontrolli sepse ata janë bërë ushtarët të kompanisë së inceneratorëve kurse Lali nuk dinte dhe nuk shikonte asgjë.
Ai nuk qenë në dijeni të aferës së inceneratorëve, por ka qenë në dijeni dhe inauguronte shkolla të ndërtuara nga kompania e inceneratorëve për të cilat pronarët nuk ishin në dijeni. Asnjë "faj" nuk ka Erion Veliaj për inceneratorët edhe pse doli dhe u tha shqiptarëve që ishte një kompani holandeze, ndërkohë pas saj fshiheshin Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
Nuk ka asnjë "faj" Erion Veliaj. Fajin e kanë shokët e Arben Ahmetajt që ishin bashkëpunëtorë të Erion Veliajt dhe lalin në këtë rast e kishin bërë budalla. Ai s’ka faj, është "i pafajshëm". Nuk ka "faj" Veliaj për inceneratorët aspak.
Nuk ka qenë në dijeni ai dhe nuk ka miratuar kurrë ndonjë kërkesë për inceneratorët. Megjithëse siç e theksuam në fillim e ka thënë publikisht që është ai që e ka kërkuar.
Gjithashtu ka dhe një shkresë zyrtare që ai e miraton, në emër të Bashkive të Qarkut Tiranë.
Erion Veliaj nuk ka asnjë "faj" megjithëse vetë e thotë me zë dhe figurë që është ai iniciatori dhe kërkuesi i këtij inceneratori që nuk është ndërtuar fare, nuk ekziston por janë marrë qindra miliona euro të cilat i ka paguar Erion Veliaj.
Nuk është në dijeni Erion Veliaj, nuk ka "faj" ai edhe pse ka ngrënë dhe ka pirë me Mirel Mërtirin & kompani dhe me njerëzit e inceneratorëve të cilëve u jepte urdhra ku dhe si t’i çonin dherat nga objekte dhe subjekte private. Erion Veliaj nuk ka "faj" thjesht dhe vetëm nuk e ka ditur që me strukturat në vartësi të tij që dokumentet në emër të tij miratonin inceneratorin apo ndihmonin kompaninë e tyre.
Erion Veliaj që bredh rrugëve të Tiranës dhe di çdo cep të saj nuk ka "faj" që nuk e dinte që inceneratori nuk ekzistonte thjesht vetëm që duhet të paguante miliona euro dhe inceneratori nuk do të ekzistonte, megjithëse janë marrë qindra miliona nga xhepat e shqiptarëve të varfër.
Për këtë Erion veliaj nuk di asgjë ai di thjesht dhe vetëm të bëjë propagandë apo të rrethojë prokurorët e SPAK-ut për të mos lejuar të bëjnë veprimet e duhura dhe për të finalizuar hetimet në lidhje me këtë aferë duke përdorur propagandën dhe sulmet e tij të pështira që nuk do të kenë kurrë mundësi ta ndalin zbardhjen deri në fund të vërtetës të inceneratorëve, as ai, as sistemi i kapur apo i pakapur i drejtësisë nuk do të mundin kurrë ta ndalin të vërtetën pasi ajo tashmë ka dalë në shesh.
Të gjithë e shohin. Thjesht dhe vetëm Erion Veliaj kërkon që të amnistojë të gjitha këto duke thënë se ai nuk dinte asgjë apo duke shpresuar që me afrimin e zgjedhjeve të fitojë disa vota dhe me fitimin e këtyre votave të justifikojë amnistinë e tij.
Por amnisti për inceneratorët nuk ka dhe nuk ka për të pasur./ CNA
Opozita shpalli fitoren. Pas 5 muajsh betejë u deklaru...
Në Shkodër, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në datën 25 jana...
Disa ditë pas një dalldie masive publike, të komenteve dhe...
Nëse do që të shohësh të gjitha këndet e hipokrizisë njerë...
Ditën e shtunë, CNA publikoi një shkrim shumë etik, me...
Një ishte fjalia kryesore e Rilindjes dhe socialistëve...
Prej gati një viti, Alfred Peza është zgjedhur kreu i ...
CNA dje solli një shkrim të parë në kuadër të një vëzh...
Sot Gjykata Kushtetuese, sipas informacioneve në media...
Kreu i Partisë që u ka vjedhur "vulën" demokratëve, Lu...
CNA ka qenë një nga mediat kryesore, e cila ka ndjekur...
Dikush thoshte se ardhja e Antony Blinken-it ishte një...
Me zë dhe figurë, në dy ekrane të ndryshme, te Syri TV...
Vizita e Antony Blinken, Sekretarit amerikan të Shteti...
Mjafton të dëgjosh apo të ridëgjosh disa herë fjalimin...
Alma Kaçi pasi u dënua me 1 vit burg nga SPAK për pros...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken vjen në T...
Partia Socialiste mblodhi Asamblenë, takime që po bëhe...
Debati i inceneratorëve është shumë i gjerë, pasi shum...
Lul "ekselenti" ka dalë sot në një konferencë shtypi d...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...