
Lul "ekselenti" ka dalë sot në një konferencë shtypi dhe ka theksuar se po bëhet teatër në rrugë, duke shënjestruar kështu aksionet opozitare të kolegëve të tij demokratë.
"Opozita mezi mbush rrugicat, në vend që të 'derdhet' bulevardeve. Po groposemi më thellë në përqeshje. Të mos shpiken më armiq", u shpreh ndër të tjera Basha.
Luli tenton të shesë veten si një demokrat "i devotshëm" që deri më tani ka "shkëlqyer" në politikë, por as veten nuk e beson kur flet.
Le të bëjmë një përmbledhje në pak rreshta të Lul gjumashit që zgjohet vetëm kur merr urdhra nga Rama.
Lulzim Basha prej një viti është rikthyer në krye të PD-së së "Vulës" pasi ia la me “qira” disa kohë Enkelejd Alibeajt. Mesa duket të ardhurat ishin të pamjaftueshme dhe iu desh të rimerrte fuqishëm drejtimin e partisë.

Por Luli tani na del dhe kritikon kolegët e tij, se nuk po mbushin dot rrugicat, në vend që të mbushin sheshet me demokratët.
Por pse nuk del vetë në protestë Lul Basha dhe me "magjinë" e tij të mbushë bulevarde dhe sheshe?
Pse nuk del Lulzim Basha të mbushë sheshet dhe rrugët, por struket si miu i gjirizeve dhe del si skuth me 5 veta dhe mban peng opozitën dhe kërkon të bashkojë votat me Ramën për ndryshimet kushtetuese?
Kur është kaq i zoti, i fuqishëm, kur do të dalë në shesh e të na tregojë masivitetin e opozitës së fuqishme që ai drejton?
Lulin më jo që nuk e ndjekin qytetarët, apo demokratët, por as "ushtarët" e vet. Tashmë ka ngelur me 10 “mercenarë”, pasi i është larguar edhe Ilda Dhori, e cila është bashkuar me Sali Berishën.
Nuk i beson as vetë ato që thotë dhe gjithmonë përpiqet të thotë gënjeshtra, skema dhe mundohet të shtojë vetëm pasurinë e tij. Del në media dhe bën papagallin në konferenca që nuk ndjek më njeri dhe e bojkotojnë edhe gazetarët.
Kufoma politike, shumë mirë bën që kërkon protesta, por pala tjetër me më pak veta del dhe proteston, ndërsa ai shikon luksin që i jep Rama, duke mbajtur peng vulën e PD-së dhe fshihet pas vendimeve të gjykatave.
Luli mashtruesi dhe gjumashi, jo vetëm që mban lojën e Ramës, por tenton t'u hedhë hi syve shqiptarëve se është opozitar.
Para kolegëve demokratë nuk ka asnjë guxim të debatojë me ta, por në Kuvend fshihet si struci dhe mbështetet te Rama e Nikolla.
Por, fatmirësisht ai është shumë i lexueshëm dhe çfarëdo që të thotë, çfarëdo skeme që të përdorë del zbuluar. Lulit i mungojnë cilësi kryesore, si fisnikëria, të qenit lider dhe sinqeriteti.
Ngelemi t’i themi që, Lul, ti bën mirë që kërkon protesta, por dil njëherë në shesh, mblidh demokratët e pastaj fol konferencave për kolegët e tu./CNA
Në një shkrim të gjatë në median e Carlo Bollino-s të ...
Në një vend ku kultura e pagëses së taksave është e dobët,...
Mbledhjet e Ekspertëve të Nivelit të Lartë, gjatë muaj...
Një nga analistët e majtë, Andi Bushati, i njohur më s...
CNA publikoi një material të plotë sipas një informaci...
Institucioni i dalë nga Reforma në Drejtësi, SPAK-u shihet...
Ndoshta pak e njohin personin që prej disa kohësh qëndron ...
Stafi i Kuvendit të Shqipërisë ka ditë që është trullo...
Nga Dumani pritet një drejtësi me standarde. Kjo është...
Tani nga SPAK-u pritet vërtet më shumë. Ndërkombëtarët...
Kryetari i grupit informal të punës, që po përgatit nj...
Javën e fundit CNA zbuloi skemën e mazhorancës për të ...
CNA ka raportuar për lëvizjet e fundit të mazhorancës ...
Ai nuk është i pari zyrtar i Partisë Socialiste që shfrytë...
Mazhoranca ka bërë gati formimin e një komisioni “Ad H...
Elisa Spiropali ka bërë një reagim të saj, pas disa la...
Ka një sintoni të qartë, ka një melodi të njëjtë polit...
Hetimi parlamentar ishte pushteti i vetëm jashtë kontr...
Në një dalje në ekranin e saj, te një nga emisionet ku...
Një fenomen shqiptar që mund ta shohësh si segment mediati...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...