"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Stafi i Kuvendit të Shqipërisë ka ditë që është trullosur nga informacionet e korridoreve, për një reformë të pritshme strukturore dhe ripërshkrime funksionesh.
Nikolla, Çuçi, Bushka, Klosi, Shalsi dhe ndonjë tjetër pretendonin si fillim se Kryeministri ishte shumë i pakënaqur me funksionimin e Parlamentit dhe se sipas tyre faji për këtë i takonte stafit teknik.

Në fillim dukej sikur qendra e sulmit ishte Njësia e Monitorimit të Institucioneve të Pavarura, por valë-valë ankesat e kryeministrit filluan të shpjegoheshin si të tilla, që kishin në fokus gjithe stafin dhe jo veç një sektor.
Halli i kryeministrit dukej se lidhej me SPAK-un dhe analiza të bënte të besoje se përmendja e Kuvendit si organ tek i cili raportojnë institucionet e pavarura dhe ato të krijuara me ligj të veçantë, synonte modifikim të rregullave ekzistuese të mbikëqyrjes dhe raportimit të institucioneve.
Kuvendi ka miratuar në vitin 2018 rregulla procedurale për mbikëqyrjen e institucioneve si dhe afate raportimi të tyre.
Ato rregulla nuk përfshijnë organet e drejtësisë sepse raportimi i këtyre organeve rregullohet për aq sa është e mundur nga Kushtetuta dhe ligjet organike të funksionimit të tyre.

Fatmir Xhafaj në 2018 ishte superfuqia e drejtësisë së re që sapo kishte nisur të përvijohej. Dhe megjithëse Fatmiri ishte pjesë e Parlamentit, nuk shqetësohej që rregullat e reja të mbikëqyrjes se institucioneve nuk kishin përfshirë organet e reja të drejtësisë që do ndërtonte Fatmiri.
Fatmiri në atë kohë përkëdhelej dhe fryhej keq sa herë që e llastonin duke e quajtur "babai i reformës".
Emrat e ekspertëve të përfshirë në angazhimet e diskutimit të drafteve, kalonin vetëm nga zyra e Fatmir Xhafajt. Secili nga emrat e ekspertëve të nivelit të lartë është përzgjedhur në atë si pjesë e klanit të Fatmir Xhafajt dhe secili prej tyre ishte projektuar që të kapte sistemin sapo ai të mbaronte punë me filtrat e politikës.
Kushdo tjetër që guxonte të "fuste hundët" e "pinte e zeza". Ndaj të gjithë ata që nuk konsideroheshin në atë kohë si pjesë e klanit të Fatmir Xhafajt, rrinin mënjanë të pakonsideruar nga askush.
Përveç bindjes që do ishte gjithë jetën ministër i Brendshëm ose kryetar i Komisionit të Ligjeve (dhe si i tillë do t'i siguronte pushtetin personal mbi organet e reja që kishte projektuar,) e kishte idenë se çfarë po mbillte "babai"?
SHBA dhe partnerët kishin investuar fuqishëm në reformën për të cilën Fatmiri besonte se ishte babai. Sot jemi në distancën e pak më shume sesa 5 viteve nga starti i reformës dhe papritur sot babai i reformës tentoi të mbjellë sërish!
Xhafaj është promotori i të gjithë vorbullës së ngrehur, jo vetëm në Parlament, por dhe në kokat e disa personazheve butaforike të mazhorancës të tipit Shalsi. Nga vorbulla e gjasme reformës së administratis së Kuvendit, Fatmir Xhafaj synon thjesht njohjen e atësisë së reformës që i ka dalë duarsh. Shalsin e shkretë e përfshijnë emocionet dhe meqë u hap loja, edhe ai kërkon thjesht që të kapë ça të kapë nga shefat e institucioneve të pavarura kur t'i shkojnë për raportim.
Çuçi kupton që meqë të gjithë po konsiderojnë që nga vorbulla mund të dalë ndonjë gjë e mirë për veten e vet, atëherë është i bindur që me siguri kjo do jetë gjë e mirë edhe për atë vetë. Nëse të gjithë po thonë që stafi i Kuvendit ka faj, atëherë me siguri ata kanë faj. Se nuk flet kot Shalsi!
Lindita Nikolla gjithashtu! Atë askush nuk e vlerëson si kryetare të zonjën, por edhe për këtë me siguri fajin e ka stafi që nuk ia shkruan siç duhet ato që ajo lexon. Sa i takon asaj, ajo shkon gjithmonë në punë me flokë të krehura. Ajo e bën rregullisht pjesën që i takon!
Ndaj secili sipas takatit dolën edhe folën. Shalsi në fakt foli më gjatë dhe më "teknikisht" se të tjerët. Dhe kjo edhe për shkak se po vjen marsi dhe te Shalsi do raportojnë të gjithë ata të pavarur që ka emëruar vetë ai.
Po Fatmiri? Pse hesht Fatmir Xhafaj? Njeriu që sipas të gjitha gjasave ishte personi, që kishte gjetur zgjidhjen për t'iu ndërsyer me rob Kuvendi SPAK-ut dhe SPAK-arëve, që nuk po e njohin për baba.
Erjon Veliaj ishte njeriu që mbushi herësin e Fatmir Xhafajt duke sakrifikuar të paktën 2 drejtues të fushatës së zgjedhjeve për Parlamentin.

Pse "babai" i reformës nuk i pranon të paktën Lali Erit që ky përbindëshi i dalë jasht kontrollit të Xhafajt, është vepër e Fatmirit si baba i reformës?

Apo Fatmiri vetëm pas 6 vitesh e ka kuptuar që në një reformë të financuar nga SHBA dhe BE, Fatmiri nuk bënte dot rolin e babait? Fatmiri mundet thjesht të ketë luajtur rolin e surrogatos në një skenar rikompozimi të të gjithë shtetit shqiptar.
Ndaj sipas të gjitha gjasave, e vetmja gjë që do sjellë zallamahia e fundit rreth Kuvendit, është ndonjë tender kostumesh që do sajojë për stafin kryetare Lindita./CNA
Nga Dumani pritet një drejtësi me standarde. Kjo është...
Tani nga SPAK-u pritet vërtet më shumë. Ndërkombëtarët...
Kryetari i grupit informal të punës, që po përgatit nj...
Javën e fundit CNA zbuloi skemën e mazhorancës për të ...
CNA ka raportuar për lëvizjet e fundit të mazhorancës ...
Ai nuk është i pari zyrtar i Partisë Socialiste që shfrytë...
Mazhoranca ka bërë gati formimin e një komisioni “Ad H...
Elisa Spiropali ka bërë një reagim të saj, pas disa la...
Ka një sintoni të qartë, ka një melodi të njëjtë polit...
Hetimi parlamentar ishte pushteti i vetëm jashtë kontr...
Në një dalje në ekranin e saj, te një nga emisionet ku...
Një fenomen shqiptar që mund ta shohësh si segment mediati...
Afera e inceneratorëve është një nga skandalet më të m...
Çështja “McGonigal” është rikthyer në debatin publik dhe p...
Në një takim me ministrat dhe krerët e komisioneve par...
Përfitimi më i madh i një edukimi të mirë është aftësia pë...
Prokurorët, të cilët kanë hetuar aferën e inceneratorë...
Pas daljes së skandalit në lidhje me klubin Partizani,...
E dinja se nuk do e merrnja pensionin e veçantë! Sepse emr...
“Truri” i inceneratorëve, sipas SPAK-ut, Mirel Mërtiri...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...