Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

“Truri” i inceneratorëve, sipas SPAK-ut, Mirel Mërtiri, në një dalje mediatike disa ditë më parë, i pyeti gazetarët se çfarë ishte termi aksioner fundor "i shpikur nga prokurorët e SPAK-ut" dhe jo pa qëllim, në një mënyrë mafioze dhe skandaloze, ai sulmoi prokurorin Klodian Braho.
Ne si CNA pyetëm ekspertë dhe juristë. Aksioneri fundor është ai ku përfundojnë lekët dhe në qoftë se Mirel Mërtiri apo Klodian Mërtiri nuk e dinë, duhet ta mësojnë.
Aksioneri fundor është njeriu që dirigjon, është njeriu që fshihet, është njeriu që përfiton paratë në fund, është ai që merr lekët dhe i fut në xhepat e tij apo i shpërndan ato, është ai që jep urdhrat për administratorët, për firmat, për korrupsionin, për aferat. Pak a shumë kapo mafja fshihet.
Edhe pse Mirel Mërtiri vendosi në emër të bashkëshortes së tij kompaninë koncesionare të inceneratorit të Elbasanit ishte ai “truri” i gjithçkaje, kjo u provua nga SPAK-u na e tha e drejtori i projekteve vetë.
Mërtiri ka kompaninë e bashkejetueses dhe punon drejtor i Zotos që është nën kontraktor i Stela Gugalles. Mireli sa i zgjuar e dynjaja budallenj.
Pra, është provuar për rastin e Tiranës, është provuar edhe për Elbasanin, ndërsa vetë Mërtiri pranoi edhe Fierin e “ITS”-së.
Klodian Zoto ka qenë një kamerier i tij, mjafton të pyesim vetë Klodin, që e konfirmon, të cilin ai e konsideron një mik të mirë dhe nuk thotë të vërtetën se e ka pasur një ushtar, pasi pazarxhiu, njeriu i marrëdhënieve të gjithçkaje, kudo e kishte një emër, ai quhej Mirel Mërtiri.

Mërtiri ishte njeriu i anekseve politike, i salloneve të Bashkisë së Tiranës dhe Kryeministrisë, i sekretarëve të përgjithshëm, i kryebashkiakëve dhe ministrave, miku i zv.kryeministrit, apo miku i Erion Veliajt, miku i kujt? Sepse tha miqësi me politikanë.
Njeriu që ka shpenzuar me kompanitë e tij miliona euro për fluturime dhe agjenda që do të zbardhen me detaje në vijim, një pjesë të të cilave i ka edhe SPAK-u ende në hetim.
Do i lexoni ditë pas dite. Një fazë e re denoncimesh.
Një aksioner fundor i inceneratorëve është një Mirel Mërtir, i cili ka katandisur me 20%, pasi nuk kishte 128 milionë euro për të investuar te landfillimi i Tiranës. Mërtiri përdori skema shitjesh në shkelje të ligjit të koncesioneve, duke ndryshuar aksionerët pa njoftuar qeverinë shqiptare për të gjetur paratë që mungonin, me një skemë mashtruese që kishte bërë ndaj qeverisë shqiptare.

Mirel Mërtiri është njeriu që vendos dhe heq administratorët e kompanisë mëmë, njeriu që sjell dhe miraton administratorin e landfillit të Tiranës, njeriu që kontrollon kompaninë “Geogenix” ende, edhe pse ka 20%, pasi dy aksionerët e tjerë që kanë shumicën 80% janë thjesht dhe vetëm të përkohshëm me një kontratë të mirëpërcaktuar.
Ata thjesht dhe vetëm do të sigurojnë investimin, do të marrin fitimin e tyre prej 25 milionë dollarësh dhe më pas do të largohen. Sërish do të jetë Mirel Mërtiri, i cili kaldajistin e tij Giussepe Chiaffaglione e ka lënë me 20% të aksioneve.
Një aksioner fundor mund të jetë edhe një drejtor projektesh dhe ky është rasti i Mirel Mërtirit.
Një aksioner fundor mund të jetë edhe bashkëjetuesi i pronares së vërtetë të inceneratorit të Elbasanit.
Një aksioner fundor mund të jetë edhe drejtori i projektit të kompanisë kontraktore të inceneratorit të Fierit. Kanë shkuar dhe ata të Zimbaves aty.
Një aksioner fundor mund të jetë edhe përfaqësuesi i “Geogenix”, Mirel Mërtiri, i cili kërkon të fshihet pas procedurave ligjore dhe hapësirave për të shpëtuar nga afera korruptive e shekullit, kur në fakt duhet të ishte i penduar për të shpëtuar familjen e tij, për të shpëtuar bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tij.
E rëndësishme është të kemi një aksioner fundor të penduar për të na thënë të vërtetat e tij me fakte dhe dokumente, jo gënjeshtrat që pretendoi në një dalje televizive duke mos thënë asgjë.
Mirel Mërtiri është komanduesi dhe përfituesi fundor i inceneratorëve, këtë e tregojnë qartë të gjitha skemat.
Këtë e di Rama, Veliaj, Ahmetaj, Gjiknuri, Agaçi, Zoto & co.
AKSIONERI FUNDOR MUND TE JETE DHE NJE EMER QÊ MERR PËRSIPËR TË GJITHË SKENARËT PË MILIONAT E EUROVE QË I JEP KORRUPSIONI ME POLITIKANË E OLIGARKË.
Mirel Mërtiri është njeriu i oborrit politik të Rilindjes që ka marrë nga shteti shqiptar 178 milionë euro, ku dhjetëra miliona janë bërë rrush e kumbulla, para për mediat, para për udhëtime luksoze, charter e kështu me radhë.
Këto u përkasin të tjerave publikime me emra të plotë dhe të saktë për çdo individ dhe bashkëpunëtor të Mirel Mërtirit që tashmë nga Vjena dirigjon sulmet kriminale në media ndaj prokurorëve të SPAK-ut pas një hetimi spektakolar megjithëse të vonuar, që ende vazhdon për të shkuar në majën e kreut politik, për të zbuluar jo thjesht dhe vetëm aksionerin fundor, por edhe bashkëpunëtorët e tij të lirë në pushtet që ndajnë paratë me aferën korruptive të inceneratorëve./ CNA
Në një dalje mediatike Mirel Mërtiri, në televizionin ...
Inceneratori i Tiranës që nuk ekziston, me një kompani kon...
Afera e inceneratorëve është një skandal që shkon mbi 110 ...
SPAK, një strukturë e reformës në drejtësi, ka pasu...
Pushtetin sot në Shqipëri e kanë vartësit e atyre që k...
Rilindasit u mblodhën dje në qendër të Tiranës, për ko...
Gazetari me profil të mëngjër, por jo i pamend, Lorenc...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur s...
Gënjeshtari publik, Aldor Nini, tentoi të shfrytëzonte...
Sali Berisha është gjendur sërisht këtë të hënë në bal...
Në pak pika mund të rendisësh dyshimet se si afera e i...
Opozita e Berishës dhe vetë ish-kryeministri, prej dis...
Kryeministri Edi Rama, në të paktën dy raste, ka marrë...
Kremtimi i 28 Nëntorit zakonisht na fut brenda një pro...
Një dekadë në opozitë! Ujëra të turbullta për Partinë Demo...
Që në ditën e parë kur u publikua lajmi se SPAK kishte...
Në dy ditët e fundit është parë një sulm frontal i shu...
SPAK ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës, ka bërë n...
Reforma në Drejtësi kishte parimin e pastrimit të sist...
Sot SPAK njoftoi masën e dytë të sigurisë për ish-ministri...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...