
Bosi i inceneratorëve apo “truri” i tyre, siç quhet nga SPAK-u, njeriu që kërkon të fshihet dhe të mohojë të vërtetën, njeriu që krijon skenare mediatike dhe sulme kriminale kundër SPAK-ut, ashtu siç bëri dje “live” në emisionin e Çim Pekës në “Syri TV”, gënjeu publikisht kur dje u tha shqiptarëve se tek inceneratori i Elbasanit kishte pasur një Partneritet Publik Privat dhe familja e tij kishte qenë aksionere për një periudhë disavjeçare.
Në fakt, Mirel Mërtiri gënjeu publikisht kur tha se ai ishte një Partneritet Publik Privat.
Partneriteti Publik Privat do të thotë se privati me lekët e tij investon në një projekt, e zhvillon, e shfrytëzon dhe për një periudhë kohe të caktuar ia kthen shtetit.
Tek inceneratori i Elbasanit gjithçka ka filluar me një kredi të vogël marrë në një bankë të nivelit të dytë dhe më pas është investuar me paratë e dhëna nga shteti, pasi vetëm 6 muaj pas dhënies së kredisë dhe gati 7-8 muaj pas firmosjes së kontratës ka filluar investimi të paguhet.
Pra, qeveria shqiptare i ka dhënë lekë kompanisë për të kryer këtë investim. Nuk ka pasur para kompania “Albtech Energy” e Stela Gugalljës të investojë tek inceneratori i Elbasanit.
Nuk është PPP por investim publik i shtrirë në vite.
Mirel Mërtiri gjithashtu tha se kishte humbur disa miliona euro nga investimi i bërë tek inceneratori i Elbasanit, sipas një ekspertize që kanë bërë një grup ekspertësh, të cilët në fakt duhet të ishin prangosur nga SPAK-u, pasi në “lavatriçet” e bëra nga afera e inceneratorëve, nga korrupsioni që ka plasur, ka edhe zullume të tjera.
Mirel Mërtiri pretendon humbje me miliona euro, por ku ishin këto miliona euro, lind pyetja?
SPAK e ka të thjeshtë. Njeriu që pretendon se është një drejtor i thjeshtë i “ITS”-së dhe përfaqësues i një kompanie në Holandë, nuk është pronari, nuk është ai “truri” siç përpiqet të fshihet dhe të mashtrojë me mediat, me propagandën e tij të gjobaxhinjve dhe ortakët e tij mediatikë të korruptuar që sulmojnë SPAK-un.
Ku i kishte miliona eurot Mirel Mërtiri? Në cilën kompani?
Në kompanitë e Klodian Zotos që merreshin me matësit e ujit dhe kanë vjedhur në mënyrë skandaloze ujësjellësit? Pasi në Berat është shkatërruar investimi, në Fier matësit kanë dalë jashtë funksionit, projekte me miliona euro.
Sa miliona janë paguar? Sa kanë qenë të ardhurat? Sa kanë qenë taksat që janë paguar?
Ku janë këto miliona euro që ka humbur Mirel Mërtiri? Ku i gjeti?
Ku i gjeti paratë Stela Gugallja, e cila nuk kishte asnjë lekë në momentin që hapi kompaninë “Albtech Energy” dhe filloi investimin tek inceneratori i Elbasanit, i cili është një kazan me naftë që kërkon 2 milionë euro në vit që të mbahet në punë.
Kjo është e vërteta e Elbasanit, e milionave që ka humbur Mirel Mërtiri dhe e kompanisë së bashkëjetueses së tij, Stela Gugallja, e cila është përfshirë në një skemë kriminale me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, përfshirë këtu ministra dhe kryetarë bashkish që po hetohen nga SPAK-u nëpërmjet fakteve dhe provave të reja, pikërisht edhe për atë që tha dje Mirel Mërtiri.
Një fakt dhe një provë e re që kishte humbur para, por ishte prokurori që kishte falsifikuar dokumentet, sipas tij, atë që kanë thënë gjobaxhinjtë e tij mediatikë, ata që Mireli i ka paguar, ata që i ka përdorur për të sulmuar SPAK-un dhe për të prishur hetimet.

Faktet dhe provat tashmë u pranuan publikisht. Mireli foli dje njësoj si gjobaxhinjtë dhe na tregoi një të vërtetë tjetër për SPAK-un, të hetojë ku i gjeti paratë që investoi më shumë sesa ai kishte marrë nga shteti. Jo siç pretendon se e ka bërë si PPP, por nga paratë që i ka dhënë qeveria shqiptare.
Mireli i paska bërë bamirësi Shqipërisë duke investuar nja 2-3 milionë euro më tepër tek inceneratori i Elbasanit sesa lekët që i ka dhënë shteti shqiptar!
Dardha e ka bishtin mbrapa. Mireli gënjeu publikisht dhe kjo është një provë e re për SPAK-un, për Elbasanin dhe për hetimet e reja./ CNA
Autoritetet italiane kanë liruar nga burgu Alket Hatinë, i...
Ish-deputeti demokrat, Mark Marku, ka komentuar situat...
Rruga Pogradec-Tushemisht-Doganë, Loti 2, do të rikons...
Dje në ekranin e "Syri TV", u shfaq publikisht “truri”...
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar ...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vendosur masa ndëshkuese...
Ditën e sotme pritet të zhvillohet seanca gjyqësore pë...
Nisin prishjet në pikën turistike të Drilonit ku po zbatoh...
Kryeministri Edi Rama, këtë të martë e ka nisur ditën ...
Ola Xama i ka çjerrur maskën Mirel Mërtirit të quajtur tru...
Mirel Mërtiri ka hedhur akuza të forta ndaj SPAK. Sip...
Mirel Mërtiri nuk ndalet së lëshuari perla ndërsa nuk mund...
Mirel Mërtiri, "truri" i inceneratorëve, në daljen e t...
Vlera që Mirel Mërtiri pranon se ka marrë koncensionar...
Mirel Mërtiri është kthyer në qesharak. Teksa SPAK-u e ka sh...
Ai që është njohur si truri i inceneratorëve, vjedhjes...
Mirel Mërtiri ka folur këtë të hënë për miliona euro, ...
"Truri" i inceneratorëve, Mirel Mërtiri, vijon me skenarin...
Mirel Mërtiri nuk ndal sulmet ndaj SPAK-ut dhe prokurorëve...
Mirel Mërtiri, i cili njihet si ortak i "Top Channel",...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...