LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Thellohet skandali me matësat/ Klodian Zoto shtrin tentakulat edhe tek ujësjellësi i Lushnjës

29 Tetor 2021, 13:45, Politikë CNA
Thellohet skandali me matësat/ Klodian Zoto shtrin tentakulat edhe tek

Klodian Zoto, përveçse tek inceneratorët i ka shtrirë duart dhe tek ujësjellësat pothuajse në të gjithë Bashkitë e vendit.

Në pjesën më të madhe të Ndërmarrjeve të Ujësjellësave ka përfituar miliona euro pa tender.

CNA.al ka kryer një investigim të zgjeruar në lidhje me futjen e Klodian Zotos, tek ujësjellësat nëpërmjet instalimit të një sistemi elektronik të matësave dhe sot po sjell  një tjetër rast që ka lidhje me Ndërmarrjen e Ujësjellës ?Kanalizimeve, Lushnje.

Klodian Zoti pronari i kompanisë ITS, (Integreted Technology Services), rezulton se ka marrë 1 milion euro pa procedura tenderi vetëm me ofertë për instalimin e matësave elektronikë inteligjentë.

Gjithçka ka ndodhur në vitin 2013, dhe mbi 1 milion euro, i janë dhënë Klodian Zotos, duke përdorur Bashkinë Lushnjë si garanci bankare për të marrë kredi.

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve në Lushnjë ka konfirmuar për CNA.al, periudhën kur ka marrë jetë skandali, si janë siguruar paratë, sa matësa u vendosën dhe sa ishin parashikuar në projekt.

?Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizimeve ka lidhur marrëveshje tregtare me kompaninë F.M.0  dhe Integreted Technology Services me objekt ?Instalimin e matësave elektronik Wireless?, me vlerë 1.070 000 EURO,  vlerë e cila është siguruar me garanci bankare dhe garant për këtë kredi ka qenë Bashkia Lushnje.

Sipas kontratës së nënshkruar projekti ka qenë për vendosjen e 6 000 matësave dhe në total janë vendosur 5 500 matësa me sistem elektronik. Vlera e tyre bashkë me sistemin elektronik ka qenë 1 070 000 euro.

Nuk është kryer procedurë tenderimi për këtë marrëveshje, por është marrë vendim nga Këshilli nga Bashkiak?, thuhet në përgjgjen e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve Lushnje, firmosur nga Erjet Dhima.

Tentakulat e njeriut të inceneratovë në disa qytete

Historia me matësat inteligjentë të ujësjellësit, ka nisur nga qyteti i Korçës.

Klodian Zoto dhe kompania e tij, ITS, së pari ka shkuar në Korçë, ku kanë instaluar matësa, me vlerë gati 6 milionë dollarë. 

Miliona euro të hedhura kot, nga ujësjellësi, për matësa të cilët pas disa vitesh, pas dy ose tre vitesh kur ka filluar projekti pilot me Ujësjellësin e Fierit, nuk kanë funksionuar. Janë gjetur të mbushur me baltë. Pra, miliona euro të ikura dëm. Janë gjetur të mbushur me baltë. Pra, miliona euro të ikura dëm.

Zoto i ka shtrirë duart edhe në Bashkinë e Beratit, ku gjithçka ka filluar rreth tetorit të vitit 2013.

Klodian Zoto i ITS-së, njësoj si në Lushnjë, shkon edhe në Berat, ku Bashkia e këtij qyteti ka marrë një kredi nga Venetto Bankë, rreth një milion euro për matësa Wirless.

Matësa këto të cilat do të vendoseshin në këtë qytet, por do të kishte dhe një të ashtuquajtur sallë operative, dhe kontrolli apo menaxhimi si dhe kostot e matësave dhe rrjetit të transmetimit.

Një tender prej afro 1 miliard lekësh i është dhënë kompanisë ?Integrated Technology Services ? Energy 2 SRL?.

Në faqen zyrtare të kësaj kompanie thuhet se përgjatë periudhës 2019-2020, ka marrë tender për matësa elektronike, me vlerë 757,830.34 euro.

Paratë që kanë paguar shtesë qytetarët e kryeqytetit tek Ujësjellësi i Tiranës, në vend që të sillnin 24 orë ujë nëpër rubinetet e tyre, po shkojnë në xhepat e Klodian Zotos.

Sot vetë kryeministri Edi Rama, konfirmoi se ujësjellësat kanë marrë miliona euro kredi dhe nuk i paguajnë dot.

Shumica e tyre janë pikwrisht të lidhur me ITS  e Klodian Zotos me disa kredi me miliona euro.

?Për interesa personash që vijnë vërdallë nga një anë janë bërë investimet më të mëdha. 800 mln euro ka investuar kjo qeveria, së bashku me donatorët. Por janë fonde të këtij populli dhe humbjet në rrjet e trajtimi i sektorit të ujit si një sektor punësimi nëpër ndërmarrje të mbingarkuara me njerëz që marrin rroga kot dhe çdo vit që rritet borxhi bashkive është bërë rutinë. Sot asnjë buxhet bashkiak nuk do ta kalojë filtrin e prefekt nëse nuk kalon filtrin e këshillit bashkiak.?- tha Rama./ CNA.al

 

Skandali/ Inceneratorët e koncesionit 128 milionë euro, reklama mediatike me taksat e shqiptarëve

Skandali/ Si përfitoi Klodian Zoto miliona euro nga ujësjellësat

Afera e ujësjellësave/ Bashkia Berat, një milionë euro për Klodian Zoton e inceneratorëve

Megaskandali/ Tentakulat e inceneratorëve 30 milionë euro nga ujësjellësat

Ujësjellësi i Tiranës 1 miliardë lekë për Klodian Zoton/ Zgjerohen ?tentakulat? e njeriut të inceneratorëve

 

Lajmet e fundit nga