Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

SPAK, një strukturë e reformës në drejtësi, ka pasur të gjithë vëmendjen e shqiptarëve dhe jo vetëm, por dhe të ndërkombëtarëve që e financuan se do të kishte rezultate spektakolare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit në Shqipëri.
Një strukturë të ngjashme kishte dhe ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, që në fakt nuk mund të mohohet se ka pasur një luftë të madhe me krimin dhe të vlerësueshme, por për shkak të reformës, SPAK i kishte pritshmëritë shumë herë më të mëdha.

Në atë institucion, pra në institucionin e reformuar të Reformës në Drejtësi ka shumë nga prokurorët dhe drejtuesit që kanë qenë tek ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe disa prokurorë të cilët pasi kaluan vetting-un hynë në SPAK.
Ajo që ka ndodhur në më shumë se 4 vite të SPAK është fakti se në një periudhë të caktuar gjatë kohës kur drejtohej nga Arben Kraja, institucioni thuajse ishte në përgjumje, a thua se ishte një ari që po flinte në gjumin e tij letargjik të dimrit.
Veprime të ngadalta, të vonuara. Këtë e vërtetojnë shumë mirë të gjitha proceset e nisura që nga viti 2020-2021 në lidhje me koncesionin e sterilizimit, me koncesionin e “chek up”-it apo inceneratorët.
SPAK nuk filloi vetë ndonjë hetim në lidhje me denoncimet e bëra publike, por kjo pjesë e parë e kohës së Arben Krajës që mund të ketë pasur dhe aty raste sporadike që ndoshta duhen vlerësuar, ndryshon me ardhjen në krye të institucionit të Altin Dumanit.
Ardhja e Altin Dumanit në krye të SPAK-ut, sjell një ritëm të ri, një shtysë të drejtësisë në betejën me krimin dhe korrupsionin. Mjaftuan më pak se një vit që me vajtjen e Altin Dumanit në SPAK të shikojmë një standard që i duhet drejtësisë.
Standardi i duhur i drejtësisë është ai i Altin Dumanit apo jo?
Në pak kohë, në një dosje hetimore, fraksion për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, zbërtheu me mbi 300 faqe ish-zëvendëskryeministrin Ahmetaj dhe familjarët e tij. I hyri deri në detaje, në shtëpi, në dhoma, kudo.
Nga ana tjetër kemi prokurorë si rasti i Edvin Kondilit me Ilir Beqajn, kolegë të tjerë të tij të cilët nuk kanë as standardin dhe as ritmin e Altin Dumanit, një standard shumë i thjeshtë: T’i shkosh hetimit deri në fund, kush të dalë përpara të mbajë përgjegjësi.
Ashtu sikundër edhe prokurori Dritan Prençi duhet të kishte shkuar me çështjen e inceneratorit të Tiranës apo kolegët e tij në hetime të tjera që lidhen me afera, kallëzime, të cilat janë mjaft të rëndësishme për publikun, që tregojnë sa i pavarur dhe i vërtetë do të jetë SPAK-u pas reformës në drejtësi.
Ajo që kërkohet nga kjo histori është standardi i Altin Dumanit, asgjë më shumë se sa kaq. Ose ky ose ai i Kondilit. Nuk mund të jenë dy prokurorë njësoj, ashtu sikundër dy njerëz njësoj, por procedura penale, ligji dhe mënyra si hetohet është një.
Nuk mundet që njëri të bëjë një sy qorr e tjetri një vesh shurdh sepse kështu nuk kemi SPAK të reformuar as reformë në drejtësi, por kemi segmente të saj të kapura nga shteti, të cilat i përdor për atë që do.

Deklarata e të Ngarkuarit me Punë të SHBA në Tiranë, David Winser, ishte e qartë në mbështetje të SPAK-ut, deklaratat e tjera të diplomatëve amerikanë kanë qenë të qarta, në mbështetje të SPAK-ut. Duket se institucioni ka të gjithë hapësirën e mbështetjen politike edhe të ndërkombëtarëve për të vepruar. Politike sepse vetë kryeministri Rama thotë e kemi bërë ne reformën të shkojë deri në fund.
Në fakt fundi është vetë Kryeministri. Më lart se ai nuk ka sepse presidenti në rastin e Shqipërisë është thjesht dhe vetëm honorifik.
Ndaj dhe SPAK me standardin “Dumani” duhet t’i nxjerrë fundin, jo disa të tolerohen e disa jo. Një “skaner” i plotë për këdo, për pasuritë e tyre, për të gjetur dhe zbuluar se ku kanë shkuar paratë për çdo rast. Ku kanë shkuar qindra miliona euro të PPP-ve të famshme, të cilat erdhën si vizioni i qeverisë për të ndryshuar Shqipërinë, që në fakt u kthyen në gropën më të madhe korruptive që ka sot vendi.
Dhe përtej hetimit sipërfaqësor apo për të gjetur zyrtarët e korruptuar duhet shkuar te xhepat e tyre, tek eprorët, te xhepat e eprorëve të tyre që më tej askush të mos guxojë të vjedhë taksat e shqiptarëve të varfër.
Vetëm kështu mund të ketë një standard të ri, duke frenuar ata që vjedhin taksat dhe duke u marrë pasuritë e vëna me korrupsion e duke i kthyer në institucione publike në shërbim të shtetit, apo duke marrë paratë dhe duke i vënë në buxhetin e shtetit aty ku u takon të kenë vendin, ato para që janë vjedhur me skema mashtrimi me PPP dhe me koncesione korruptive që thjesht dhe vetëm duhet të hetohen deri në fund me standardin “Dumani” dhe asgjë më shumë se kaq./ CNA
Pushtetin sot në Shqipëri e kanë vartësit e atyre që k...
Rilindasit u mblodhën dje në qendër të Tiranës, për ko...
Gazetari me profil të mëngjër, por jo i pamend, Lorenc...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur s...
Gënjeshtari publik, Aldor Nini, tentoi të shfrytëzonte...
Sali Berisha është gjendur sërisht këtë të hënë në bal...
Në pak pika mund të rendisësh dyshimet se si afera e i...
Opozita e Berishës dhe vetë ish-kryeministri, prej dis...
Kryeministri Edi Rama, në të paktën dy raste, ka marrë...
Kremtimi i 28 Nëntorit zakonisht na fut brenda një pro...
Një dekadë në opozitë! Ujëra të turbullta për Partinë Demo...
Që në ditën e parë kur u publikua lajmi se SPAK kishte...
Në dy ditët e fundit është parë një sulm frontal i shu...
SPAK ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës, ka bërë n...
Reforma në Drejtësi kishte parimin e pastrimit të sist...
Sot SPAK njoftoi masën e dytë të sigurisë për ish-ministri...
Në North Rhine-Westphalia, në një nga 137 gjykatat civ...
Në vendet e Bashkimit Evropian dhe në shumë vend...
Kryeministri Edi Rama dje ishte i pranishëm në Forumin...
Agron Shehaj hyri në politikë në mënyrë krejt rastësor...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...