LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I varfëri i Krimeve të Rënda/ Prokurori Dritan Prençi sfidohet nga luksi i kolegëve

29 Prill 2018, 10:22, Aktualitet CNA
I varfëri i Krimeve të Rënda/ Prokurori Dritan Prençi

Me pagë të njëjtë, por me pasuri të ndryshme. Është fjala për njerëzit e akuzës dhe këtu sigurisht që nuk përfshihet pasuria e trashëguar por ajo e vënë gjatë kohës që ata kanë ushtruar funksionin e prokurorit.

Në organin e akuzës, ka prokurorë që posedojnë një pasuri sa përrallore njëherësh dhe të dyshimtë.

Ndërkaq, sipas asaj që kanë deklaruar pranë ILDKPKI-së, disa prokurorë rezultojnë të zhytur e kredi, apo të pastrehë e me  qira, ndërsa të tjerë deklarojnë apartamente, gomone, vila, biznese dhe makina të shtrenjta.

Krahasuar me kolegët, tek prokurorët e varfër radhitet dhe prokurori i  Krimeve të Rënda Dritan Prençi.

Prençi në vitin 2008, sipas të dhënave të Open Spending Albania ka deklaruar se është bërë pronar i një apartamenti banimi me sipërfaqe 78 m2, 31 204 euro, blerë me kredi bankare, për të cilin ka  marrë certifikatën e pronësisë në vitin 2011.

Gjithashtu në vitin 2011 ai deklaron se ka shtuar në pronësi veturë tip Volksëagen, 2 000 euro.

Ndërsa sipas të dhënave të siguruara nga CNA.al për vitin 2016, Prençi ka deklaruar kredinë bankare në shumën 2 595 000, me afat 96 muaj, me normë interesi 3 përqind. Data e fillimit me 09.09.2011 dhe data e mbarimit 09.09.2019, me këst mujor 30 500 lekë. Paguar shuma 366.035.01 lekë, ndërsa pa paguar shuma 964.566.75 lekë.

Gjithsej të ardhurat nga paga tij dhe e bashkëshortes, për vitin 2016, shkon në shumën 1 829 220 lekë.

Viti 2003

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 420 000 lekë.

Viti 2005

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 697 950 lekë.

Viti 2006

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 974 520 lekë.

Viti 2007

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 562 354 lekë.

Viti 2008

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 658 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si Infermiere pranë QSUT, 276 000 lekë.

Merr një kredi bankare për blerje apartament banimi me sipërfaqja 78 m2, marrë më 30.10.2008 me principal 3 150 000 lekë dhe afat shlyerje 10 vjet.

Detyrime të paguara në vlerën -44 378 lekë për një kredi bankare për blerje ap. banimi me sip. 78 m2, marrë më 30.10.2008 me principal 3 150 000 lekë dhe afat shlyerje 10 vjet.

Viti 2009

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 500 603 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si Infermiere pranë QSUT, 297 600 lekë.

Pronar i një apartamenti banimi me sipërfaqe 78 m2, 31 204 euro.

Detyrime të papaguara në vlerën 4 703 962 lekë për një kredi bankare për blerje ap. banimi me sip. 78 m2, marrë më 30.10.2008 me principal 3 150 000 lekë dhe afat shlyerje 10 vjet.

Detyrime të paguara në vlerën -621 278 lekë për një kredi bankare për blerje ap. banimi me sip. 78 m2, marrë më 30.10.2008 me principal 3 150 000 lekë dhe afat shlyerje 10 vjet

Viti 2010

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 713 231 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si Infermiere pranë QSUT, 324 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 3 727 668 lekë për një kredi bankare për blerje apartament banimi me sipërfaqe 78 m2, marrë më 30.10.2008 me principal 3 150 000 lekë dhe afat shlyerje 10 vjet.

Detyrime të paguara në vlerën -532 524 lekë për një kredi bankare për blerje apartament banimi me sipërfaqe 78 m2, marrë më 30.10.2008 me principal 3 150 000 lekë dhe afat shlyerje 10 vjet.

Viti 2011

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 426 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si Infermiere pranë QSUT, 327 600 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 2 451 737 lekë për një kredi bankare marrë më 29.08.2011 me principal 2 595 000lekë dhe afat shlyerje 96 muaj.

Marrë certifikata e pronësisë së apartamentit banimit me sipërfaqe 78 m2 në Tiranë.

Overdraft bankar 200 000 lekë.

Shtuar në pronësi veturë tip Volksëagen, 2 000 euro.

Detyrime të paguara në vlerën -315 000 lekë për një kredi bankare për blerje ap. banimi me sip. 78 m2, marrë më 30.10.2008 me principal 3 150 000 lekë dhe afat shlyerje 10 vjet.

Detyrime të paguara në vlerën -183 036 lekë për një kredi bankare marrë më 29.08.2011 me principal 2 595 000 lekë dhe afat shlyerje 96 muaj, nëpërmjet të cilës është shlyer total kredia e marrë për blerjen e ap. banimit.

Viti 2012

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 2 295 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si Infermiere pranë QSUT, 348 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 2 231 524 lekë për një kredi bankare marrë më 29.08.2011 me principal 2 595 000lekë dhe afat shlyerje 96 muaj.

Overdraft bankar 200 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -335 565 lekë për një kredi bankare marrë më 29.08.2011 me principal 2 595 000 lekë dhe afat shlyerje 96 muaj, nëpërmjet të cilës është shlyer total kredia e marrë për blerjen e apartamentit banimit.

Viti 2013

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 468 017 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si Infermiere pranë QSUT, 348 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 1 954 376 lekë për një kredi bankare marrë më 29.08.2011 me principal 2 595 000 lekë dhe afat shlyerje 96 muaj.

Përshkrim shpenzimi

Detyrime të paguara në vlerën -277 148 lekë për një kredi bankare marrë më 29.08.2011 me principal 2 595 000 lekë dhe afat shlyerje 96 muaj.

Viti 2014

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 334 151 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si Infermiere pranë QSUT, 404 448 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 2 257 668 lekë për një kredi bankare marrë më 29.08.2011 me principal 2 595 000 lekë dhe afat shlyerje 96 muaj.

Detyrime të paguara në vlerën -286 186 lekë për një kredi bankare marrë më 29.08.2011 me principal 2 595 000 lekë dhe afat shlyerje 96 muaj.

Viti 2015

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 383 540 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si Infermiere pranë QSUT, 408 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 1 936 334 lekë për një kredi bankare marrë më 29.08.2011 me principal 2 595 000lekë dhe afat shlyerje 96 muaj.

Gjendje llogarive bankare, 5 465 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -321 334 lekë për një kredi bankare marrë më 29.08.2011 me principal 2 595 000 lekë dhe afat shlyerje 96 muaj.

Pasuria e Dritan Prençi për vitin 2016

Gjendje në llogarinë personale, e mbetur në fund të vitit 2016 në shumën 3.979.43 lekë.

Paga si drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, përfshirë edhe orët jashtë orarit, dietat si dhe për shërbimet e telefonisë celulare, në shumën 1 352 100.

Paga e bashkëshortes si infermiere prane QSUT ?së në shumën  477 120 lekë.

Gjithsej të ardhurat nga paga tij dhe e bashkëshortes në shumën 1 829 220 lekë.

Kredi bankare në shumën 2 595 000, me afat 96 muaj, me normë interesi 3 përqind. Data e fillimit me 09.09.2011 dhe data e mbarimit 09.09.2019, me këst mujor 30 500 lekë. Paguar shuma 366.035.01 lekë, ndërsa pa paguar shuma 964.566.75 lekë./CNA.al

 

 

 

17:24 Aktualitet

Pse Belind Këlliçi?

Të qënit ndryshe?   Jemi mësuar të dëgjojme teori por që për...

Lajmet e fundit nga