LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edhe gjykatat gjermane mësojnë për aferën e inceneratorëve

17 Nëntor 2023, 15:05, Editorial CNA
Edhe gjykatat gjermane mësojnë për aferën e
Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto

Në North Rhine-Westphalia, në një nga 137 gjykatat civile të këtij landi në Gjermani, kompania e inceneratorëve “Integrated Energy BV SPV” së bashku me “GeoGenix”, mëmën e saj, kanë kallëzuar gazetarin Elvi Fundo në lidhje me disa shkrime të bëra duke pretenduar se janë shpifje, të pavërteta, shkrimet nuk kanë bazë e të tjera. Ku në thelb kërkohej mohimi i Mirel Mërtirit, Klodian Zotos dhe Stela Gugalles si të lidhur me këto kompani, menaxhimin e tyre për landfillin e Tiranës e deri në Zimbabve. (Fakte dhe prova që tashmë janë vërtetuar nga SPAK-u, procesi ka nisur një vit më parë).

Në fakt, kallëzimi ndaj gazetarit filloi në tre emra, kompania mëmë, Mirel Mërtiri dhe kompania “Integrated Energy”.

Rrugës, emri i Mirel Mërtirit u hoq nga kallëzimi, në atë kohë SPAK-u e shpalli “trurin” e inceneratorëve. Në padinë zyrtare që i vjen gazetarit, emri i Mirelit mungon.

Sot në gjykatë u zhvillua seanca e parë pas një viti ku nuk u paraqitën asnjëri nga përfaqësuesit e kompanisë bijë në Tiranë apo mëmës në Holandë, ku në fakt fshihet pas gjithë skemës Mirel Mërtiri.

Përjashto avokatin e tyre, i cili sipas gjithçkaje që u zhvillua, thjesht dhe vetëm nuk po dinte se çfarë të thoshte në këtë gjyq, ishte në vështirësi të madhe.

Në hapje të seancës, gjyqtarja e çështjes theksoi se shkrimet dukeshin interesante dhe se kishte gugëlluar, pra kishte kërkuar në lidhje me këta artikuj dhe personat e përmendur, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja, të cilët, sipas saj, rezultonin persona në kërkim në Shqipëri, por kishin dhe zhvillime të tjera nga sistemi i drejtësisë në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Një rast që ndoshta në drejtësinë tonë nuk ndodh, por në Gjermani gjyqtarja gugëlloi për të kërkuar, për të parë se si qëndronte e vërteta.

Avokati i kompanisë “GeoGenix”, ku strumbullari i gjithçkaje është Mirel Mërtiri, kërkoi që të bënte një marrëveshje që të mos shkruheshin më artikuj të tillë dhe gazetari Fundo të mos përsëriste apo të mos shkruante më për inceneratorët.

Edhe gjykatat gjermane mësojnë për aferën e
Mirel Mërtiri

Në fakt u refuzua me ashpërsi kërkesa për marrëveshje e bërë nga avokati i kompanisë “GeoGenix”, mëma e skandalit të aferës të inceneratorëve, të inceneratorit të Tiranës në Shqipëri.

Pasi gjithçka shkoi në favor të gazetarit, avokati i kompanisë së inceneratorëve kërkoi që përgjegjësinë të mos e ketë administratori i kompanisë dhe ligjërisht në Shqipëri, por aksioneri, kur në fakt në ligjet e shoqërive tregtare përgjegjës është administratori.

Gjykata në Gjermani ishte e qartë. Akuzat ndaj gazetarit ranë poshtë. Përgjegjësia i takon një gjykate shqiptare për ta shqyrtuar. Në fakt Mirel Mërtiri ka kryer të njëjtat kallëzime në Shqipëri dhe i ka humbur gjyqet.

Avokati i kompanisë së inceneratorëve, tha se nuk kishte besim te gjykatat shqiptare, megjithëse në këtë rast gënjyen gjykatën sepse në Shqipëri ka pasur disa kallëzime dhe gjyqe, të cilat shtetasi Mirel Mërtiri i ka humbur.

Gjykata gjermane mëson se në Shqipëri ka një aferë

Çështja e inceneratorëve në fakt dhe kallëzimi në Gjermani, kishte dhe anën e saj shumë pozitive sepse gjykata gjermane mësoi se në Shqipëri ka një aferë dhe ka gazetarë që e denoncojnë dhe ky nuk është vetëm Elvi Fundo, i cili është paditur në Gjermani.

Edhe gjykatat gjermane mësojnë për aferën e

Ka dhe dhjetëra të tjerë, që po ecin përpara në betejën për ta çuar deri në fund fitoren me aferën dhe korrupsionin e inceneratorëve, për t’i çuar përballë bankës së të akuzuarve si një grup i strukturuar kriminal, jo si individë që kanë korruptuar apo mashtruar shtetin dhe duan të shpëtojnë me gjyqe apo ndëshkime të lehta ligjore me 5 apo 6 vite dënim.

Grupi i strukturuar kriminal i inceneratorëve nuk mund të ndalë gazetarët as në Gjermani, as në Shqipëri dhe askund tjetër në botë për të vërtetën, për vjedhjen dhe aferën e tyre që për 6 vite morën 110 milionë euro dhe sot në Tiranë nuk ka incenerator.

Sot landfilli i Tiranës, rrezikon sërish një emergjencë kombëtare për shkak të një skandali korruptiv të një bande hajdutësh që mashtruan shtetin shqiptar, vodhën, bënë korrupsion dhe tashmë kërkojnë t’i shpëtojnë drejtësisë./ CNA

 

09:35 Editorial Diana Ziu

Një letër pa moral!

Një çorbë televizive! Një lakuriqësi, banalitet, me shumi...

Lajmet e fundit nga