
Kryeministri Rama, në një postim të tij në rrjetet sociale, një ditë më parë shkroi: “Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e veçantë për projektin e Ekoparkut të Durrësit, shembëlltyra e një Rilindjeje spektakolare pas një pune kolosale transfomuese, i cili falë talentit të arkitektit spanjoll Jesus Hernandes, ka hyrë dje në finalen e Çmimit ‘Mies van Der Rohe’, më prestigjiozi i çmimeve të arkitekturës në botë, ju uroj një të diel të bukur”.

Ajo që shihet edhe në foto është ekoparku i famshëm i Porto Romanos. Ka një histori, një investim dhe një analizë që duhet bërë për këtë që zoti kryeministër na e shet si një projekt spektakolar, ndryshim të madh dhe një çmim që pritet të merret në konkurs.
Në fakt, ai është një projekt korruptiv që është pjesë e dosjes hetimore të SPAK-ut për inceneratorët dhe kompani të lidhura me to.
Nga ana tjetër, ka hequr malin me plehra, por brenda tij ka një mal me korrupsion.
Është zhvilluar një tender tek AKUM në kohën kur ky institucion drejtohej nga Alqi Bllako dhe më pas tenderi është anuluar.
Gjithçka është zhvilluar në verën e vitit 2019, ku mes shumë kompanive, njëra prej tyre ishte e preferuara e njërës prej mediave kryesore në bashkëpunim me inceneratorët në atë kohë.
TOP CHANNEL PAS TENDERIT 15 MILIONË EURO
Kujtojmë se ishte “Top Channel” që shkruante dhe reklamonte problematikën e madhe të mbetjeve të Porto Romanos, një stil i vjetër nga ky televizion, ku ti mendon se po informohet publiku, po luftohet ndotja e ambientit, por në fakt pas tij fshihet tenderi, fshihen interesa, investime, fshihen kompani të lidhura me inceneratorët, me njerëzit e tyre.
Në atë kohë bëmat dhe gjëmat e inceneratorëve, edhe pse ishin të denoncuara nga CNA, nuk ishin kaq të mëdha.

Zhvillohet një tender 15 milionë euro dhe anulohet. Më pas ai fitohet apo jepet me prokurim të drejtpërdrejtë në fund të 2019-ës.
Pak javë pas tërmetit vrastar që ra në Shqipëri, firmës, subjektit “Viktoria Invest”, i cili bashkëpunonte me ”Damare SRL”.
“Viktoria Invest” ishte një subjekt i njohur dhe është akuzuar shpesh për lidhje të forta me Lulzim Bashën. Një mjet luksoz që Basha përdor, dhuruar nga ky subjekt dhe çuditërisht opozita nuk foli për këtë çështje, pra për tenderin e zhvilluar, influencën mediatike dhe më pas prokurimin e drejtpërdejtë dhënë nga qeveria subjektit “Viktoria Invest”.
Porto Romano u quajt një histori e fortë suksesi, do të zhdukeshin plehrat, mbetjet e kështu me radhë.
Por çfarë ndodhi?
Ai investim 3 apo 4 herë më shumë i fryrë se vlera reale kështu u pretendua në atë kohë nga ekspertët. Mbetjet u hoqën, por ku u çuan, lind pyetja. U çuan tek inceneratori i Tiranës, i cili nuk ekzistonte.

Pra, u hoqën mbetjet, një pjesë e tyre, dhe u çuan te landfilli i Tiranës dhe paratë shkuan te kompanitë e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, të cilët janë akuzuar shpesh për lidhjet e forta me ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, por edhe me zyrtarë të tjerë që fillojnë nga kryetarët e Bashkive Fier, Elbasan dhe Tiranë, dhe shpeshherë gishti drejtohet te kryeministri Edi Rama.
Lidhja e dytë është firma “Damare S.R.L.” është një subjekt, i cili ka qenë partneri i “Integrated Energy”, kompanisë së inceneratorit të Tiranës dhe lidhet jo pak me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin dhe subjektet e tyre me individët që i kanë marrë shtetit shqiptar 170 milionë euro për të ndërtuar 3 inceneratorë deri tani dhe midis tyre njëri është një kazan naftë që do 2 milionë euro në vit që të punojë në Elbasan.
Inceneratori i Fierit, i cili ende nuk ka përfunduar, edhe pse kontrata ka kaluar dhe janë vendosur penalitete dhe ai i Tiranës që është çudia më e madhe që nuk ekziston.

Pra, nuk ka filluar investimi për ndërtimin e tij thjesht dhe vetëm ka disa transportera dhe nja dy kapanone. Mali me plehra në Tiranë po rritet.
Pra, kemi një investim me prokurim të drejtpërdrejtë, me akuzë për korrupsion, me lidhje me Lulzim Bashën dhe me lidhje me inceneratorët. (Lexo këtu)

Dhe kemi ndërtimin e një ekoparku ku është zhdukur një mal me plehra, janë ndërtuar disa fusha dhe janë vendosur disa pemë.
Ka disa mënyra për të zhvilluar ekopark. Mund të hiqeshin mbetjet me një investim shumë të mirë, mund të rehabilitohej zona, por janë invetsuar gjoja rreth 15 milionë euro për të vendosur disa fusha ku nuk luan askush, nuk shkon askush dhe nuk gjen këmbë njeriu asnjë ditë të javës, as fundjavës.

Nuk ka asnjë atraksion, nuk vlen për asgjë. Me pak vite gjithçka atje do të shkatërrohet. Nuk ka mirëmbajtje, as shërbime, asnjë aktivitet që ta marrë ta kthejë këtë ekopark të famshëm në një gjë, në diçka në shërbim të qytetarëve, të cilët janë taksapaguesit dhe nga të cilët kanë dalë 15 milionë eurot që më pas shkuan në xhepat e kompanive të inceneratorëve të mediave të korruptuara për influencë politike dhe propagandë pro pushtetit./ CNA
Dje Kombëtarja shqiptare dha një shfaqje spektakolare,...
Një çorbë televizive! Një lakuriqësi, banalitet, me shumi...
Kur një grup i armatosur rëndë sulmoi policinë në veri të ...
Bota u zgjua dje me imazhe të tmerrshme të sulmeve terrori...
Kukuvajkat mediatike të inceneratorëve dje kanë fillua...
Inceneratorët janë afera më e madhe e shekullit! Tashm...
CNA, dje, publikoi një material të zgjatur, të plotë, ...
Cila është rruga?! Jo rastësisht fokusi i mediave dhe...
Me një kontratë ekskluzive të publikuar dje, CNA fakto...
Sot, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsi...
Mediat amerikane dje raportuan se ish-zyrtari i lartë i FB...
Afera e inceneratorëve është një nga veprat kriminale ...
Janë 170 milionë euro të marra me mashtrim, me vjedhje...
Qeveria shqiptare dhe biznesi privat kanë paguar rreth 170...
Çështja e inceneratorëve po kthehet gjithmonë e më shu...
Ylli Manjani në ekranin e “Top Channel”, aty ku shpesh jan...
Lulzim Basha mblodhi Këshillin Kombëtar të vulës, të a...
Njerëzit që dinë të lexojnë politikisht, po e kuptojnë...
Lulzim Basha është i lexueshëm. Nuk ngjall më asnjë ku...
Afera e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës është një ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...