
Inceneratorët janë afera më e madhe e shekullit! Tashmë e provuar, kanë marrë 170 milionë euro, ku “truri” i tyre Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë persona nën hetim nga SPAK.

Zyrtarë të rëndësishëm, ish-ministri i Mjedisit dhe sekretari i tij ndodhen pas hekurave, por këto 170 milionë euro janë paguar nga taksat e shqiptarëve dhe nga bizneset e tyre.
Shumë nga këto miliona euro kanë shkuar për mediat, duke rrëzuar shtyllën e fundit të betejës me korrupsionin dhe duke e kthyer atë pjesë të një grupi kriminal që përdor interesa korruptive, okulte, gjoba, shantazhe për llogari të një afere korruptive.
Skema është e lexuar, janë 60 milionë euro në Elbasan dhe në Fier. Në Elbasan, inceneratori i ri është në remont, në Fier ende mungon gati 10% e investimit, nuk funksionon, në Tiranë nuk funksionon inceneratori megjithëse janë paguar 110 milionë euro.
Mediat u korruptuan. CNA ka nxjerrë emra, individë, fakte dhe do të vazhdojë të publikojë kontrata të tjera të njerëzve të medias të përfshirë në bashkëpunim, të paguar nga afera e inceneratorëve.
Kemi publikuar njerëz me roga 10 mijë euro në muaj, ashtu siç kemi publikuar media inekzistente që kanë marrë dhjetëra mijëra euro, apo të tjerë televizione, përfshirë këtu “Top Channel”, Carlo Bollino, Baton Haxhiu, portale e koodinatorë apo drejtorë që punojnë për llogari të inceneratorëve, njerëz që kanë qenë pjesë të strukturave të kësaj afere.
Ajo që bie në sy është një fakt, janë hedhur miliona euro për mediat, justifikohen reklamë. Ende askush nuk përgjigjet për çfarë reklamon një kompani monopoliste në treg, e cila mbledh dhe përpunon plehrat?
Çfarë? Plehrat e mbuluara apo të nxjerra? Po inceneratori pse nuk është atje? Pse nuk ka kryer investime kjo kompani? Për çfarë i duhej reklama? Pse këto miliona euro kanë shkuar për reklamë, ndërkohë që nuk kanë shkuar për investim?
Pretendohet se janë bërë 30 milionë euro, CNA ka nxjerrë një dokument që tregon jo më shumë se 22 milionë euro, i vetëdeklaruar nëpërmjet një komunikimi privat. Nga ana tjetër, rezulton nga SPAK që të ketë dhjetëra fatura fiktive për punime të pakryera, pa shkuar te rasti që nënkontraktorët ende paguhen dhe këta nënkontratorë mund të çojnë ende para te “truri” i tyre Mirel Mërtiri dhe te njerëzit e inceneratorëve që vazhdojnë të paguajnë mediat.

Burimi i tyre mund të mos jetë ndoshta inceneratori i Tiranës, pasi burimi është edhe në Zimbabve, tek inceneratori i Zimbabve dhe te tenderat apo përfitimet e fundit që Mirel Mërtiri, që qëndron pas kompanisë së inceneratorëve si “truri” i tyre, tashmë ka përfituar në Zimbabve, ku pritet që të përfshihet në një investim shumë milionësh euro për rinovimin e televizionit publik të Zimbabves, aty ku Mirel Mërtiri ka investuar edhe ndërtimin e një televizioni privat DAN (Dream Africa News).
Çështja e inceneratorëve në Shqipëri për mediat duhet lexuar si një bashkëpunim i kësaj të fundit me një grup hajdutësh dhe mashtruesish që kanë marrë 170 milionë euro nga shqiptarët për inceneratorët që nuk punojnë dhe nuk ekzistojnë.

Historia është mjaft e thjeshtë, tek inceneratori i Tiranës një media kombëtare siç është “Top Channel” u përfshi në ortakëri të plotë.
Kujojmë dhjetëra kronika pafund të këtij televizioni, i cili thoshte sa të mirë ishin inceneratorët, sa shumë na duheshin këta të fundit dhe sulmonte prokurorët e SPAK që kryenin hetimin, nga ana tjetër bënte ortakëri dhe merrte miliona euro pagesa, por çfarë ndodhi?
Reklamonte, denonconte mbetjet në Porto Romano, detyra e medias ajo është, por në fund çfarë ndodhi? Ku shkuan këto mbetje? Kush i mori paratë?


Qeveria bëri një prokurim të drejtpërdrejtë dhe paratë të çojnë tek inceneratori i Tiranës, te Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Ndodh skandal i madh në “Top Channel” me mbetjet në Durrës, me plehrat e këtij qyteti dhe si përfundim mbetjet shkojnë tek inceneratori i Tiranës.


Të ardhurat që gjenerojnë, ku i çojnë? I çojnë te “Top Channel”, te mediat e tjera. A mos vallë “Top Channel” ishte nyja, ishte bashkëpunëtore në sulmet ndaj qeverisë, në sulmet ndaj prokurorëve, në shantazhe duke përdorur gjoja lajme se ka probleme emergjence në Durrës dhe këto bëheshin me qëllim që paratë të kalonin te inceneratori i Tiranës dhe më pas të bëheshin ortakëritë e “Top Channel”-it, të Vjollca Hoxhës me pronarët e inceneratorëve?

Transfertat bankare janë të qarta, ortakëritë janë të prekura, pa shkuar më tej tek individë, të cilët publikisht kanë shkruar dhe denoncuar se “Top Channel” vinte gjoba dhe nga ana tjetër ky televizion deklaronte se i kishte hequr gjobaxhinjtë, por tani i ka kthyer në menaxhim për llogari të Mirel Mërtirit dhe dikujt tjetër.
Kjo është nyja e inceneratorëve me mediat dhe rasti më flagrant është “Top Channel”. CNA ka mundur të sigurojë edhe dokumente të tjera që vërtetojnë jo vetëm ortakëritë dhe pagesat, por edhe se si “Top Channel” ka marrë qindra milliona lekë nga taksat e shqiptarëve nëpërmjet projekteve të ndryshme, duke përdorur fondacionin “Dritan Hoxha”.
Por të qëndrojmë tek inceneratorët, tek afera e shekullit, ku media është inkriminuar është korruptuar, duke u shitur dhe u blerë, duke bërë ortakëri dhe duke shkruar, reklamuar, denoncuar dhe mashtruar shqiptarët apo duke sulmuar dhe akuzuar prokurorët për interesa përfitimesh të pronarëve. E në krye të tabelës qëndron “Top Channel”, që është akuzuar nga ata që punojnë sot për gjobëvënie, dhe kur i hoqi nga puna vetë “Top Channel”, drejtuesit e tij shkruanin se kishin hequr gjobaxhinjtë, por sot i ka nën drejtim.
Janë këta persona që negociojnë pazaret e parave, që paguajnë familjarët e tyre, që kanë kontaktuar shumë persona në Tiranë, shumë gazetarë dhe SPAK duhet t’i thërrasë thjeshtë dhe vetëm për faktin se ata kanë akuzuar njëri-tjetrin dhe “Top Channel” për gjobëvënie apo kanë kontaktuar gazetarë dhe kanë ofruara takime me persona në kërkim, pa folur për inxhinierët si rasti i M. H., njeriu që shkoi në Zimbabve për të ndërtuar inceneratorin dhe sërish edhe ky u kontaktua nga ky grup individësh.
Pra, një grup kriminal që ende strehohet në media për llogari të inceneratorëve, për llogari të Mirel Mërtirit dhe për llogari të një afere korruptive, të cilët po përdorin mediat për të shitur të vërtetën e tyre.
Ata duan të gënjejnë shqiptarët duke thënë se inceneratorët janë të mirë, ne vodhëm disa lekë, por shiko se i vodhi ky, i vodhi ai, e të tjerë si këto.
Në fakt, thelbi i çështjes është ku shkuan këto miliona euro të vjedhura dhe përse këto media morën këto miliona euro dhe si do kthehen këto para te shqiptarët. Të tjerat janë thjeshtë dhe vertëm debate të pavlera të ngritura për propagandë dhe për të hequr vëmendjen nga afera e shekullit, e cila rezulton të ketë marrë 170 milionë euro nga taksat e shqiptarëve të varfër./ CNA
CNA, dje, publikoi një material të zgjatur, të plotë, ...
Cila është rruga?! Jo rastësisht fokusi i mediave dhe...
Me një kontratë ekskluzive të publikuar dje, CNA fakto...
Sot, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsi...
Mediat amerikane dje raportuan se ish-zyrtari i lartë i FB...
Afera e inceneratorëve është një nga veprat kriminale ...
Janë 170 milionë euro të marra me mashtrim, me vjedhje...
Qeveria shqiptare dhe biznesi privat kanë paguar rreth 170...
Çështja e inceneratorëve po kthehet gjithmonë e më shu...
Ylli Manjani në ekranin e “Top Channel”, aty ku shpesh jan...
Lulzim Basha mblodhi Këshillin Kombëtar të vulës, të a...
Njerëzit që dinë të lexojnë politikisht, po e kuptojnë...
Lulzim Basha është i lexueshëm. Nuk ngjall më asnjë ku...
Afera e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës është një ...
Muaji shtator po troket. Ditët e tij pritet të jenë mj...
Mediat e paguara nga inceneratorët vazhdojnë të krijoj...
Afera e inceneratorëve është më e madhja në 30 vite. Skan...
Tashmë prej disa javësh, mediat e tij, propaganda e kr...
Një kontratë koncesionare e firmosur në vitin 2017. Janë j...
Prokurori i SPAK-ut, Edvin Kondili, që njihet gjerësis...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...