
CNA, dje, publikoi një material të zgjatur, të plotë, në lidhje me ministren Elisa Spiropali dhe nyjat që e bashkojnë atë me njerëzit e inceneratorëve.
Cilat janë lidhjet, përfitimet apo veprimet e kryera nga familjarët e saj në lidhje me njerëzit e inceneratorëve?
Theksojmë se nuk është rastësi që kompanitë e inceneratorëve, të cilat aktivitetin e tyre fillestar kanë pasur matësit e ujit, kanë shkuar në ujësjellësin e Fierit, kanë marrë tender për matësit dhe më pas kanë shkuar deri tek inceneratori duke përdorur pushtetin vendor atje për të shpallur një emergjencë.
Kjo ka ndodhur në Elbasan, në Fier, por edhe në Tiranë. Të tre ujësjellësit e Elbasanit, të Fierit dhe Tiranës janë institucione të cilat kanë dhënë tenderë krejtësisht të dyshimtë për matësit e ujit.
Më pas shtrirja e tentakulave me pushtetin vendor dihet që ka cuar në ndërtimin e inceneratorëve dhe aferën e skandalin më të madh korruptiv të 30 viteve në Shqipëri që ka kapur vlerën prej 170 milionë eurosh. Me kontrata koncesionare të firmosura që mund të shkonin në 30 vjet gati 1 miliard euro...(Lexo këtu)
Bashkëshorti i Elisës, Salarjon Tota, është ish-drejtor i ujësjellësit të Fierit, ku sipas një dokumenti të SPAK-ut punëson Klodian Zoton si këshilltar të jashtëm. Dokumenti është zyrtar, është nga SPAK-u, nga kallëzimi për inceneratorin e Fierit.

Më pas, në vitin 2014 kompania, subjekti METRONET që ka akisonerë kompaninë "Teo Alb", Klodian Zoton e "ITS" e të tjerë përfiton një tender 4 miliardë lekë për matësit e ujit në Fier, matës inteligjentë të quajtur, në fakt, është treguar dhe vërtetuar që nuk kushtonin më shumë se 25 dollarë copa dhe që janë shitur me miliona euro, janë faturuar te klientët e varfër shqiptarë të ujësjellësit të Fierit, Korçës, Elbasanit, Lushnjës, Beratit e të tjerë.


Pra, bashkëshorti i Elisës merr këshilltar Klodian Zoton dhe i jep një tender Klodian Zotos.
Këto janë dy faktet e para.
Fakti i tretë, kompania "Teo Alb", e cila është bashkaksionere me kompaninë që ka fituar matësit e ujit, tenderin 4 miliardë lekë, lëshon një vërtetim për Stela Gugalljën në vitin 2014, në kohën kur ndërtohet dosja e inceneratorit të Elbasanit, ku Stela Gugallja s’kishte asnjë ekspertizë, ndërton një kompani me thjesht dhe vetëm me 100 lekë në bankë.
Shkon dhe merr një koncesion 24 milionë euro për një incenerator që është në gjendje në Elbasan, por që nuk funksionon. Pak vite pasi ka përfunduar, pretendohet se është në remont, ndërkohë nga ana tjetër për t'u vënë në funksion, do një shumë prej dy milionë eurosh në vit.

Pra lidhja është: bashkëshorti i Elisës, drejtor tek ujësjellësi, merr këshilltar Klodin. Klodi fiton tenderin. Kompania bashkëfituese e tenderit i jep vërtetim Stela Gugalljës të inceneratorit të Elbasanit, bashkëjetueses së Mirel Mërtirit, "trurit" të inceneratorëve./ CNA
Cila është rruga?! Jo rastësisht fokusi i mediave dhe...
Me një kontratë ekskluzive të publikuar dje, CNA fakto...
Sot, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsi...
Mediat amerikane dje raportuan se ish-zyrtari i lartë i FB...
Afera e inceneratorëve është një nga veprat kriminale ...
Janë 170 milionë euro të marra me mashtrim, me vjedhje...
Qeveria shqiptare dhe biznesi privat kanë paguar rreth 170...
Çështja e inceneratorëve po kthehet gjithmonë e më shu...
Ylli Manjani në ekranin e “Top Channel”, aty ku shpesh jan...
Lulzim Basha mblodhi Këshillin Kombëtar të vulës, të a...
Njerëzit që dinë të lexojnë politikisht, po e kuptojnë...
Lulzim Basha është i lexueshëm. Nuk ngjall më asnjë ku...
Afera e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës është një ...
Muaji shtator po troket. Ditët e tij pritet të jenë mj...
Mediat e paguara nga inceneratorët vazhdojnë të krijoj...
Afera e inceneratorëve është më e madhja në 30 vite. Skan...
Tashmë prej disa javësh, mediat e tij, propaganda e kr...
Një kontratë koncesionare e firmosur në vitin 2017. Janë j...
Prokurori i SPAK-ut, Edvin Kondili, që njihet gjerësis...
Ish-ministri i Shëndetësisë, zoti Ilir Beqaj, ka shfaq...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...