Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Muaji shtator po troket. Ditët e tij pritet të jenë mjaft “të nxehta” për politikën dhe SPAK-un.
Qytetarët do të shohin se do të ketë mjaft ritëm, lëvizje të forta, ndoshta dhe të padëgjuara, në këto 30 vite.
Nga ana politike pritet që kryeministri Rama të shkartisë qeverinë e tij, pritet një “operacion kirurgjikal”, një ndërhyrje e plotë në kabinetin qeveritar.
Mund të lëshojë edhe disa ministra të tjerë, të cilët janë në hetim për aferat korruptive nga SPAK-u.
Opozita, nga ana e saj, megjithëse e përçarë, pritet të fillojë protestat. Berisha ka paralajmëruar dhe ka ftuar qytetarët të dalin në shesh, ngelet për t’u zbuluar vetëm data.

Nga ana tjetër, Lulzim Basha pritet të mbledhë Kuvendin e tij me 5500 veta në një sallë me 1800 karrige. Partia e Lirisë pritet të kryejë aksionin e saj politik në krah të ish-kryeministrit Berisha.
Politika do të ketë “temperatura të larta”, “dhimbje koke” dhe këto do t’i vijnë nga SPAK-u.
Për të gjithë ata që menduan se shpëtoi Ilir Beqaj, tashmë duket se ish-ministri që ka firmosur aferën e “check up”-it dhe sterilizimin, ditët në liri i ka të numëruara, pasi SPAK-u ka ecur jo pak me këto dy dosje.
Nga ana tjetër, janë disa ministra të tjerë të Ramës në hetim. Njëra prej tyre është Olta Xhaçka, e cila është hetuar për disa prona të ushtrisë, ku midis tyre përfshihet edhe presidenti i Republikës, Barjam Begaj.

Olta Xhaçka ka gjithashtu dhe disa dosje tenderësh në SPAK nën hetim.
Dosja e inceneratorëve vijon të thellohet nga SPAK-u. Pritet të ketë emra të tjerë dhe të tjera personazhe që shumë shpejt do t’i shohim në bankën e të akuzuarve.
Shtatori pritet të jetë i nxehtë, mjaft i nxehtë, jo vetëm për ministra e deputetë, por edhe për biznesmenë që kanë qenë bashkëpunëtorë në abuzimet apo në vjedhjet qindra miliona euro, që tashmë janë bërë publike, janë provuar dhe faktuar, siç janë koncesionet dhe PPP-të e dështuara, të cilat kanë krijuar një gropë në buxhetin e shtetit, dhjetëra e qindra miliona euro abuzime dhe vjedhje në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.
Rasti i Presidentti Begaj mund të jetë një akt tjetër i SPAK-ut që mund të sjellë për herë të parë në Shqipëri rastin "impeachment", një shkarkim të Presidentit për shkak të dosjes hetimore që ka në duar SPAK-u në lidhje me pronat e ushtrisë dhe shumë prejt tyre janë kaluar me firmën e ish-shefit të Shtabit të Ushtrisë, zotit Bajram Begaj.

Shkarkimi i Presidentit do të ishte rasti unik në Shqipëri në rast se ndaj tij do të ngrihej akuza për korrupsion nga SPAK-u.
Disa elemente të tjera të politikës që tashmë janë lëshuar nga kryeministri Rama pritet të kenë probleme me drejtësinë, e cila ditë pas dite po jep shumë rezultate.
Për këtë pjesë drejtësie, e cila megjithëse ende nuk ka standardet e duhura dhe nuk është aty ku janë pritshmëritë e qytetarëve, e vërteta është se jo pak individë, jo pak biznesmenë, jo pak politikanë, janë nën hetim, megjithëse kemi standarde të munguara.
Standarde të munguara pasi nuk mund të luhet në drejtësi me disa porta siç është rasti i aferës së uniformave ku sekretari i përgjithshëm i Ministrisë dhe ish-ministri i asaj kohe, Sandër Lleshaj, shpëtuan pa hetuar, ia hodhën, dolën pa lagur, ndërkohë që hyri në burg vetëm një drejtoreshë.
Ministri, si firmëtar dhe sekretar i përgjithshëm, nuk u prek.
Nga ana tjetër, Ilir Beqaj u tentua ta kalonte gropën e madhe korruptive që ishte krijuar me sterilizimin, por mesa duket është më e thellë gropa e “check up”-it.
Standardet ndoshta do të bëjnë që shtatori të jetë edhe më i "nxehtë" për politikanët nën hetim nga SPAK-u, për biznesmenët, bashkëpunëtorët e vjedhjeve dhe abuzimeve të bëra me PPP dhe "temperaturat e larta" pritet të zgjasin dhe të sjellin tension mjaft të fortë në politikë që mesa duket tashmë kjo e fundit nuk vepron dot e vetme, por është gjatë gjithë kohës nën presionin e SPAK-ut, nën presionin e drejtësisë dhe nën presionin e dosjeve të nxehta që po përvëlojnë politikën shqiptare./ CNA
Mediat e paguara nga inceneratorët vazhdojnë të krijoj...
Afera e inceneratorëve është më e madhja në 30 vite. Skan...
Tashmë prej disa javësh, mediat e tij, propaganda e kr...
Një kontratë koncesionare e firmosur në vitin 2017. Janë j...
Prokurori i SPAK-ut, Edvin Kondili, që njihet gjerësis...
Ish-ministri i Shëndetësisë, zoti Ilir Beqaj, ka shfaq...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me punë...
Sot SPAK ka thirrur për të disatën herë për të marrë n...
Një skandal përtej kufijve të Shqipërisë, që përfshiu ...
Tri personazhe, ku dy prej të cilëve shumë aktivë, Mir...
Edi Rama rikthehet në rolin e gazetarit me penën e tij të ...
Rasti i fundit i denoncimit të bërë nga biznesmeni Gjergj ...
Në një editorial të tij, në gazetën “Tema”, Mero Baze që n...
Afera e inceneratorëve në Shqipëri, është rasti ku mund të...
Po i drejtohemi aktorit, regjisorit “të suksesshëm” Leka B...
SPAK-u ka goditur sot një nga grupet më të fuqishme krimin...
Është shumë e lexueshme tashmë strategjia e urdhëruar ...
Afera e inceneratorëve, përtej çdo debati politik e pu...
Famozja Elisa Spiropali tashmë mund të quhet Elisa e i...
Aktualisht në vend është instaluar një tip opozite e kontr...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...