web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali me makinën 100 milionëshe/ Sandër Lleshaj nuk e fut dot në xhep BMW-në luksoze

11 Shtator 2020, 10:43, Politikë CNA

Rreth dy javë më parë, CNA.al raportoi në lidhje me një skandal, në të cilin është përfshirë ministri i  Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Bëhet fjalë për blerjen e një makine luksoze, nga Policia e Shtetit, për Oficerin e Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Berlin, por që më pas mjeti është sjellë në Shqipëri, dhe është në përdorim nga ministri Sandër Lleshaj.(Lexo këtu).

Sikurse shikohet nga fotot më poshtë, mjeti me targa gjermane, fillimisht është parkuar tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

Më pas mjetit i janë vënë targa shqiptare, dhe është dërguar tek Ministria e Brendshme.

Po ashtu disa ditë më parë, CNA.al publikoi foto të Sandër Lleshajt, në Korçë, ku sigurisht binte në sy edhe mjeti luksoz.

Gjithashtu, në seancën parlamentare ditën e hënë, Sandër Lleshaj la ?gojë hapur? deputetët, pasi u paraqit pranë Kuvendit me BMW-në 100 milionëshe.

Por, përtej këtyre CNA.al ka investiguar më tej, në lidhje me skandalin në fjalë.

Nga investigimi kemi mësuar se mjeti që përdoret nga Sandër Lleshaj nuk figuron i regjistruar në asnjë prej Agjencive të Sigurimit të Automjeteve. (Lexo këtu)

Po ashtu, CNA.al zbuloi se mjeti në fjalë, është me targa falso.(Lexo këtu).

Kujtojmë këtu se për blerjen e këtij mjeti ka pasur edhe debate të ashpra.

Ambasada Shqiptare në Berlin dhe Ministria e Jashtme kanë kundërshtuar blerjen e mjetit.

Po ashtu, edhe ish-nëndrejtoresha e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, e cila katualisht është në krye të BKH-së, ka debatuar fort dhe ka kundërshtuar blerjen e mjetit.

Por, skandali qëndron edhe në disa detaje

Shuma e madhe e parave që janë përdorur për blerjen e tij gjatë pandemisë është një nga çështjet që të bën të ulërasësh.

Kur në Shqipëri nuk ka respiratorë, kur gjendja në spitale është katastrofë, kur kriza ekonomike po pllakos vendin, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit dhe pas pandemisë së Covid-19, në vend që paratë të shpenzohen për respiratorë apo për të rregulluar shtëpi, Sandër Lleshaj urdhëron Policinë e Shtetit që t?i blejë makinë 100 milionëshe.

Me aq para bliheshin dhjetëra respiratorë për spitalet, rikonstruktoheshin disa shtëpi me vlerat, sipas atyre që ka nxjerrë shteti. Ndërsa Lleshaj merr një makinë luksoze, me targa gjermane, e cila qarkullon pa siguracion dhe me targa falso, vetëm sepse ministri i Brendshëm kërkon luks.

Nuk i mjaftonte makina që kishte, por do edhe një makinë tjetër./ CNA.al

Makina luksoze/ Qeveria kërkon të fshehë skandalin e Sandër Lleshajt

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u ?përvetësua? makina 100 milionëshe

Skandali me BMW-në 100 milionëshe të Sandër Lleshajt/ Mjeti qarkullon pa siguracion

Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt/ Makina qarkullon me targa falso

Thellohet skandali me makinën 100 milionëshe/ Lleshaj ?kyç? gojën, asnjë reagim për mjetin luksoz 

Makina 100 milionëshe e Sandër Lleshajt/ Thellohet skandali për blerjen e mjetit nga policia





Lajmet e fundit nga