Connect with Us

Makina luksoze/ Qeveria kërkon të fshehë skandalin e Sandër Lleshajt

Politikë

Makina luksoze/ Qeveria kërkon të fshehë skandalin e Sandër Lleshajt

Publikuar

-

Skandali me makinën 100 milionëshe/ Sandër Lleshaj nuk e fut dot në xhep BMW-në luksoze

Gati dy javë më parë, CNA.al raportoi në lidhje me një skandal të padëgjuar më parë, në të cilin ishte përfshirë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Bëhet fjalë për blerjen e një mjeti luksoz nga Policia e Shtetit, një makinë tip BMW me vlerë rreth 100 milionë lekë, me të cilin shëtit rrugëve të Shqipërisë, Sandër Lleshaj.

Skandali qëndron pikërisht në faktin se mjeti është blerë për Oficerin e Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Berlin, por është sjellë në Shqipëri, është targuar me targa shqiptare dhe përdoret nga Sandër Lleshaj.

Sikurse shikohet në foton më poshtë, mjeti me targa gjermane, fillimisht është parkuar në oborrin e Policisë së Shtetit.

   Makina me targa Gjermane, te Policia e Shtetit

Më pas mjeti në fjalë, është targuar me targa shqiptare dhe është dërguar tek Ministria e Brendshme.

     Makina me targa shqiptare, te Ministria e Brendshme

CNA.al po ashtu disa ditë më parë, publikoi edhe foto të ministrit Lleshaj në Korçë, ku sigurisht binte në sy edhe mjeti luksoz.

Lleshaj në Pogradec: U godit një grup shumë i rrezikshëm criminal, shtimi i numrit të policisë do japë rezultat
       Sandër Lleshaj në Korçë

Përplasjet mes institucioneve

Kujtojmë këtu se për skandalin në fjalë, ka pasur edhe një përplasje të forta mes institucioneve.

Aida Hajnaj

Ministria e Jashtme dhe Ambasada Shqiptare në Berlin e kanë kundërshtuar ashpër blerjen e këtij mjeti.

Po ashtu një person tjetër që ka debatuar fort dhe ka kundërshtuar blerjen e mjetit është edhe Aida Hajnaj, ish-drejtoresha e Përgjithshme e Policisë, e cila tashmë është në krye të BKH-së.

Ndërkohë, CNA.al i është drejtuar me shkresë zyrtare disa institucioneve, për të marrë informacion zyrtar në lidhje me procedurat e blerjes së mjetit në fjalë.

Me datë 28.08.2020, CNA.al i është drejtuar me një letër zyrtare Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, nga i cili ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

Po ashtu CNA.al i është drejtuar me një letër zyrtare edhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Por, përgjigja që kemi marrë nga ky institucion ishte qesharake dhe turpëruese.

Në përgjigjen e tyre DPSHTRR shkruan se “Nuk mund të japim të dhëna personale të shtetasve pa pëlqimin e tyre”.

Në fakt ne nuk kërkuam informacion as të dhëna personale. Ne kërkuam të dhëna në lidhje me një mjet të blerë nga taksat e shqiptarëve dhe që përdoret nga një ministër, i cili po ashtu paguhet nga taksat e qytetarëve.

Nëse mjeti është personal, dhe ministri e ka blerë me paratë e tij, le ta thonë. Por, gjithashtu duhet të tregojnë edhe ku i gjeti paratë për të blerë një mjet 100 milionësh.

CNA.al i drejtohet Komisionerit Për të Drejtën e Informimit

Po ashtu, me datë 02.09.2020, CNA.al i është drejtuar me një shkresë zyrtare edhe Komisionerit të Për të Drejtën e Informimit, ku kërkojmë që të urdhërojë DPSHTRR-në, të japë informacionin e kërkuar.

LEXO EDHE:  Vrasja e Ardit Gjoklajt/ Prokuroria dhe Gjykata në shërbim të Veliajt

Ndërkohë, CNA.al i ka shkuar më tej këtij investigimi, dhe kemi publikuar të tjera detaje në lidhje me skandalin, në të cilin është përfshirë Sandër Lleshaj.

CNA.al ka mundur të verifikojë të dhënat në lidhje me këtë targë në Agjencinë e Sigurimit të Automjeteve.

Ky mjet, pra me targa AA 976 UT, nuk figuron i siguruar në asnjë prej kompanive të sigurimeve në Shqipëri, TPL apo Kasko.

Po ashtu, CNA.al ka zbuluar se mjeti me të cilin lëviz Sandër Lleshaj, është me targa falso.

Burime nga DPSHTRR, i thanë CNA.al se ato targa nuk i përkasin atij mjeti, por janë targa të cilat i jepen strukturave të caktuara të Policisë së Shtetit, prandaj dhe përgjigja e kthyer ka qënë e paqartë.

Pra, skandali po thellohet, detajet po zbardhen çdo ditë.

Sandër Lleshaj jo vetëm po qarkullon me një mjet pa siguracion, por edhe një mjet me targa falso. Qofshin këto të dhëna për Policinë e Shtetit, apo një institucion tjetër, mjeti me targa gjermane që sot mban targën AA 976 UT, nuk mund të zhdoganohej dhe nuk mund të ç’regjistrohej në Gjermani, pasi është blerë për Oficerin e Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Berlin dhe tashmë BMW luksoze është në përdorim nga Sandër Lleshaj.

Por, përtej këtyre detajeve që ne kemi raportuar çdo ditë, Sandër Lleshaj ka zgjedhur të bëjë “një vesh shurdh e një sy qorr”, duke pretenduar se “çudia më e madhe tre ditë zgjat”.

Qeveria mesa duket kërkon të mbulojë skandalin, dhe një ditë më parë ndërsa parlamenti zhvillonte seancën e parë për këtë sesion, ministri Lleshaj ka shkuar tek Kuvendi me mjetin luksoz 100 milionësh, duke lënë kështu “gojë hapur” edhe deputetët të cilët ndodheshin të pranishëm.

Por, “çudia më e madhe” nuk do të zgjasë tre ditë për Sandër Lleshajn. Ne do jemi këtu 30 ditë dhe do ia themi të vërtetat në sy. Ato të vërteta për të cilat Sandër Lleshaj mendon se do të harrohen, duke qëndruar në heshtje.

Faktet flasin vetë, sado që hesht ministri i Ramës./ CNA.al

Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt/ Makina qarkullon me targa falso

Skandali me BMW-në 100 milionëshe të Sandër Lleshajt/ Mjeti qarkullon pa siguracion

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u “përvetësua” makina 100 milionëshe

Lleshaj “mbyll veshët” ndaj skandalit/ Shkon në Kuvend me makinën 100 milionëshe

Foto/ “Surpriza” e Lleshajt te Kuvendi, deputetët ngelen pa fjalë

Zbulohen detaje të reja nga skandali i makinës 100 milionëshe të Sandër Lleshajt

Thellohet skandali me makinën 100 milionëshe/ Lleshaj “kyç” gojën, asnjë reagim për mjetin luksoz 

Skandali me makinën 100 milionëshe/ Tre faktet që akuzojnë Sandër Lleshajn

Foto+Video-Skandali me makinën 100 milionëshe/ Sandër Lleshaj zbarkon në Korçë me BMW luksoze

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

ILD kërkon masë displinore ndaj gjyqtarit Hektor Sinanaj/ KLGJ  vihet në lëvizje

Publikuar

-

Nga

Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha/ Reagon KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të mërkurën të pranojë kërkesën e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë për shqyrtimin në seancë dëgjimore të kërkesës për vendosjen e një mase disiplinore ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Hektor Sinanaj.

Sipas ILD-së në vitin 2017 dhe 2018, ndaj magjistratit janë bërë dy ankesa – nga institucioni financiar NOA sha dhe Bannka Kombëtare Tregare, për refuzimin e urdhërave të ekzekutimit të kredive në kundërshtim me ligjin.

Kërkesa e ILD-së për fillimin e procedimit disiplinor është depozituar në KLGJ me 30 korrik. Sipas ILD-së nga hetimi janë indetifikuar 7 raste kur gjyqtari nuk ka lëshuar urdhëra ekzekutimi në favor të insitucionit financiar NOA dhe në 2 raste ndaj BKT-së.

Gjyqtari Hektori Sinanj ka në karrierë 20 vjeçare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë ku është emëruar në vitin 2000.

Në relacionin e paraqitur përpara KLGJ, ILD thekson së gjyqtari Hektor Sinanaj ka shqyrtuar 7 kërkesa për urdhër ekzekutimi nga shoqëria financiare NOA Sha, të cilat i ka refuzuar me argumentin se kontrata e kredimarrjes nuk është firmosur përpara noterit dhe nuk përbën titull ekezkutiv. Tre nga kërkesat janë apeluar në Gjykatën e Apelit Vlorës, e cila e ka përmbysur vendimmarjen e magjistratit Sinanaj.

LEXO EDHE:  Presidenti Nishani merr pjesë në Takimin e 20-të Ndërkombëtar të Berlinit

Sipas Reportere.al, i njëjti gjyqtar ka shqyrtuar tre kërkesa për urdhër ekzekutimi nga Banka Kombëtare Tregtare, duke refuzuar dy prej tyre me arsyetimin së nuk përbëjnë titull ekzekutiv. Të dy vendimet janë apeluar dhe janë përmbysuar nga Gjykata e Apelit Vlorë.

LEXO EDHE:  Presidenti Nishani merr pjesë në Takimin e 20-të Ndërkombëtar të Berlinit

Sipas ILD-së vendimet e Sinanajt se kontratat e kredisë nuk përbëjnë titull ekzekutiv janë hedhur poshtë në të gjitha rastet nga Gjykata e Apelit Vlorë, nga dy trupa të ndryshme gjyqësore, çfarë sipas Inspektoriatit tregon se interpretimi i ligjit nga ana e tij ka qenë i gabuar.

Pavarësisht se Inspektoriati ka indetifikuar 12 raste me shkelje të dyshuara procedurale nga magjistrati, ILD ka kërkuar vetëm vlerësimin e 5 prej tyre në procedim, për shkak se për të tjerat ka kaluar afati 5-vjeçar i parashkrimit.

Unanimisht KLGJ vendosi që seanca dëgjimore për shqyrtimin e procedimit penal ndaj gjyqtarit Hektor Sinanaj të mbahet me 16 shtator në orën 13:00./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndihma nga BE për shuarjen e zjarreve/ Meta: Mirënjohje për solidaritetin në momente kritike

Publikuar

-

Nga

Terrori në Velipojë/ Meta apel Policisë: Po vihet në rrezik jeta dhe shëndeti i dhjetëra qytetarëve, merrni masat

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish përsa i përket situatës së zjarreve që kanë përfshirë Shqipërinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka shprehur mirënjohjen për solidaritetin dhe ndihmën që kanë marrë nga BE në këto momente kritike për vendin tonë.

I shumëpritur aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë, në kushtet e një situate tepër të rrezikshme të përballjes me zjarret.

Mirënjohje për solidaritetin dhe ndihmën e përhershme në momente kritike! 🇦🇱🇪🇺”, shprehet presidenti Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

I shkarkuar nga Kuvendi/ Meta hakmerret, nis turin e kthimit të ligjeve

Publikuar

-

Nga

Meta ngre shqetësimin e zbrazjes së Shqipërisë/ ‘Një fatkeqësi kombëtare! Të merren masa sa nuk është vonë’

Brenda dy ditësh, Presidenti Ilir Meta ka rikthyer dy ligje pas në Kuvend.  Dje, ktheu ligjin për të huajt dhe sot njofton se ka kthyer Ligjin për buxhetin.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar, kthimin në Kuvend të ligjit nr. 86/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 25, datë 22.6.2021, i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, për rishqyrtim.

Sipas Metës, akti normativ miratuar me ligjin nr. 86/2021, në nenet 1 dhe 2 të tij, bien ndesh me parimet e ligjit themeltar të shtetit dhe rrezikon qëndrueshmërinë financiare të vendit.

Ky ndryshim i ligjit bazë, sipas arsyetimit të nismëtarëve, është sjellë si domosdoshmëri me qëllim adresimin e çështjes:

–  së ofrimit të fleksibilitetit të domosdoshëm të manovrimit të buxhetit të shtetit si instrument kryesor stabilizues dhe nxitës të rritjes ekonomike, si dhe

– të ofrimit të kredibilitetit të qëndrueshmërisë së financave publike.

 Por në realitet, Akti Normativ i miratuar nuk influencon në mënyrë të drejtpërdrejtë vetëm çështjet e synuara nga Qeveria. Përkundrazi, kjo vendimmarrje ka një fushë veprimi dhe ndikimi më të gjerë për arsye se:

 Së pari, nëpërmjet ndryshimeve të miratura në Aktin Normativ nuk preken vetem parimet qe lidhen me qëndrueshmërinë e borxhit, si dhe të kufirit të defiçitit buxhetor, por nuk arrihen të zbatohen të gjitha parimet e parashikuara në nenin 4/1 të Ligjit Organik te Buxhetit (LOB), pikërisht të përdorimit të të ardhurave nga privatizimi për uljen e borxhit publik, si dhe parimin e displinimit të ndryshimit të ligjeve fiskale.

 Së dyti, ndryshimet e miratuara do të sjellin rrezikun real të lartë të rritjes së mëtejshme të borxhit publik, dhe të mos respektimit të disiplinës financiare për administrimin fiskal si në drejtim të burimeve, ashtu edhe në drejtim të shpenzimeve publike.

 Duke patur në konsideratë edhe raportet zyrtare të institucioneve financiare ndërkombëtare të cilat operojnë, asistojnë dhe monitorojnë vendimmarrjet ekonomike si, FMN e Banka Botërore, lidhur me masat fiskale të ndërmarra nga Qeveria me qëllim rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale të vendit nga pasojat e tërmetit të nëntorit të vitit 2019 dhe të Covid-19, vendi ynë kuotohet pikërisht në vendet e fundit, me një nivel shumë më të ulët të mbështetjes fiskale krahasuar me vendet e rajonit.

 Qëndrimi i Presidentit të Republikës për vendimmarrje më cilësore dhe rialokimet e fondeve me qëllim krijimin dhe përballimin e pasojave ekonomike të prodhuara nga fatkeqësitë natyrore kanë qenë të adresuara në mënyrë të përsëritur si në adresë të Qeverisë, por edhe Kuvendit.

 Lidhur me argumentin se ndryshimet e miratuara me Aktin Normativ ofrojnë  fleksibilitet të domosdoshëm të manovrimit të buxhetit të shtetit si instrument kryesor stabilizues dhe nxitës të rritjes ekonomike, në realitet, Akti Normativ nëpërmjet ndryshimeve të miratuara, sjell efektin e drejtpërdrejtë në rritjen e shpenzimeve publike kryesisht nëpërmjet rritjes së investimeve si “stimul për nxitjen ekonomike”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

LEXO EDHE:  Shembja e rrugës në Borsh/ Denoncon PD: Pasojë e korrupsionit me oligarkët

LEXO EDHE:  Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin e Metës për Policinë e Shtetit

Kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të datës 01 korrik 2021, ka miratuar ndër të tjera edhe ligjin nr. 86/2021 “Për miratimin e Aktit Normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 25, datë 22.6.2021, i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”./CNA.al

LEXO TE PLOTE