Connect with Us

Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt/ Makina qarkullon me targa falso

Politikë

Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt/ Makina qarkullon me targa falso

Publikuar

-

Skandali me makinën 100 milionëshe/ Sandër Lleshaj nuk e fut dot në xhep BMW-në luksoze

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj bëri paradën e modës në parlament dy ditë më parë, ku nuk e ka fshehur makinën e tij luksoze 100 milionëshe, blerë për Oficerin e Kontaktit në Gjermani, sjellë në Tiranë dhe në përdorim nga ministri i Brendshëm.

 Lleshaj me makinën luksoze te Parlamenti

Sandër Lleshaj ka kërkuar një makinë luksoze dhe si zgjidhje për këtë ka gjetur Pollicinë e Shtetit, e cila i është vënë në dispozicion.

CNA.al ka siguruar fotot, të cilat ju i shikoni më poshtë, parkuar tek Drejtoria e Policisë rreth dy muaj më pare dhe më pas i njëjti mjet, por me targa të ndryshuara u fotografua tek Ministria e Brendshshme.

 Makina me targa Gjermane, te Policia e Shtetit
 Makina me targa shqiptare, te Ministria e Brendshme

Pasi CNA.al siguroi fotot e mësipërme iu drejtua me një shkresë zyrtare Policisë së Shtetit dhe DPSHTRR-së.

Nga Policia e Shtetit ende nuk kemi asnjë përgjigje, ndërsa institucioni përgjegjës për targat dhe patentat, thotë se nuk jep të dhënat private të shetasve pa pëlqimin e tyre.

Në fakt nuk është një targë private, por është një targë e vendosur mjetit të cilin e përdor ministri i Brendshëm.

 Përgjigja nga DPSHTRR

Dje CNA.al bëri verifikimet në sistemin e siguracioneve, ku rezultoi se automjet BMW, me targa AA 976 UT nuk figuron të ishte e siguruar, çka tregon se Sandër Lleshaj lëvizte me një makinë pa siguracion. (Lexo këtu)

Në një rast të tillë, një qytetari të thjeshtë do t’i ishte bllokuar mjeti, por ajo që është edhe më skandaloze, është fakti se makina të cilën përdor Sandër Lleshaj, ka targa falso.

Burime nga DPSHTRR, i thanë CNA.al se ato targa nuk i përkasin atij mjeti, por janë targa të cilat i jepen strukturave të caktuara të Policisë së Shtetit, prandaj dhe përgjigja e kthyer ka qënë e paqartë.

Pra, skandali po thellohet, detajet po zbardhen çdo ditë.

Sandër Lleshaj jo vetëm po qarkullon me një mjet pa siguracion, por edhe një mjet me targa fallco. Qofshin këto të dhëna për Policinë e Shtetit, apo një institucion tjetër, mjeti me targa gjermane që sot mban targën AA 976 UT, nuk mund të zhdoganohej dhe nuk mund të ç’regjistrohej në Gjermani, pasi është blerë për Oficerin e Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Berlin dhe tashmë BMW luksoze është në përdorim nga Sandër Lleshaj.

LEXO EDHE:  “Lartmadhëni ti vjen nga Lufta e Parë Botërore”/ Plas debati mes Ramës dhe Gjuzit
 Lleshaj në Korçë

Makinës luksoze do t’i hiqen targat shqiptare, do t’i vendosen targat gjermane dhe do të dërgohet sërish në Gjermani.

Përplasjet dhe debatet

Për blerjen e këtij mjeti luksoz, që të “zhgrryhet” Sandër Lleshaj, ka kundërshtuar edhe ish-nëndrejtoresha e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, zyrtarët e Ambasadës Shqiptare në Gjermani, të cilët nuk kanë pranuar të blihej nje mjet luksoz në emër të një institucioni jashtë Shqipërisë dhe më pas e merr ministri për të shëtitur për punët e tij.

Ministria e Brendshme mund të kishte blerë vetë një mjet në bazë të ligjit. Apo mënyra tjetër mund të ishte, të përdorte makinën që kishte. Por, Sandër Lleshaj ka kërkuar një makinë luksoze, sipas preferencave personale. Dhe këtë e ka kërkuar pikërisht në kulmin e një krize financiare për Shqipërinë.

Në kulmin e një pandemie, ku shqiptarët ishin të izoluar, Sandër Lleshaj urdhëronte të blihej BMW luksoze. Me paratë BMW-së së Sandër Lleshajt mund të bliheshin dhjetëra respiratorë.

   Aida Hajnaj

Gjithashtu këto para mund të përdoreshin për të ndërtuar disa shtëpi, për banorët e lënë jashtë në çadra, nga tërmeti.

Por, nuk ka ndodhur kështu. Qindra milionë lekë, për një makinë luksoze në shërbim të ministrit Sandër Lleshaj, i cili tani duke mos e regjistruar dot në emër të institucionit që ai drejton, e përdor pa siguracion dhe me targa falso.

Një qytetar i thjeshtë, nëse do të qarkullonte me targa falso dhe pa siguracion, i kapur nga policia do të përfundonte në burg. Kurse Sandër Lleshaj, me eskortën e tij, bredh me targa falso dhe me makinë të paregjistruar tek DPSHTRR, të pa zhdoganuar, të pasiguruar dhe përdor autoritetin e tij ligjor dhe detyrën funksionale, për të mbajtur një mjet me targa falso, duke qarkulluar i lirë nëpër Shqipëri./ CNA.al

Skandali me BMW-në 100 milionëshe të Sandër Lleshajt/ Mjeti qarkullon pa siguracion

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u “përvetësua” makina 100 milionëshe

Skandali me makinën 100 milionëshe/ Tre faktet që akuzojnë Sandër Lleshajn

Thellohet skandali me makinën 100 milionëshe/ Lleshaj “kyç” gojën, asnjë reagim për mjetin luksoz 

Lleshaj “mbyll veshët” ndaj skandalit/ Shkon në Kuvend me makinën 100 milionëshe

Zbulohen detaje të reja nga skandali i makinës 100 milionëshe të Sandër Lleshajt

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Berisha ka arritur qëllimin”/ Manjani: Basha të shpëtojë PD, duke u larguar

Publikuar

-

Nga

Gjykata na ka urdhëruar të heqim kangjellat/ Manjani ‘masakron’ Veliajn: Mamluk i Rilindjes!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka deklaruar se “Foltorja” e krijuar vetëm 3 javë më parë nga ish-kryeministri dhe lideri historik i PD, Sali Berisha, ia ka arritur qëllimit të saj.

I ftuar në Syri TV, Manjani ka theksuar se lëvizja e Berishës, po rikthen institucionin e shenjtë të votës.

Ai ka nënvizuar se lëvizja po shkon drejt synimit të saj, për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD, e cila tashmë është në kolaps.



“Vendimmarrja e brendshme pa vendim e PD, e njëanshme dhe pa proces ndaj doktor Berishës, sigurisht që ka krijuar pikëpyetje shumë të mëdha dhe dobësuar e ka ulur ndjeshëm, për të mos thënë e ka ulur në zero besimin e publikut te PD. Deri 3 javë më parë këtu ishte krijuar ideja që s’ka më asnjë shpresë asnjë opozitë, asgjë, sa të jetë gjallë Rama do të jetë kryeministër, kështu kemi menduar.

“Unë mendoj që këtë mesazh doktor Berisha dhe kjo lëvizje e ka dhënë, PD-ja e Lulzim Bashës ka kryer punë me politikën, ky mesazh ka dalë. Nëse ka akoma njerëz që nuk e besojnë këtë, është problemi i tyre, por kjo është e dukshme. Duke i hequr atë që është thënë gjithmonë se Lulzim Bashën e mbështet Sali Berisha, por nuk paska qenë kështu, paska qenë një skenar tjetër, e kuptuam, e sqaruam dhe nuk besoj se ka ende ‘peshq’ që i shkojnë nga mbrapa. 

Hapi i rëndësishëm i kësaj lëvizje dhe suksesi matet me largimin e Lulzim Bashës, që të jemi konkrete dhe të mos krijojmë iluzione, Lulzim Basha duhet të largohet që të shpëtojë PD. Faza tjetër është drejtimi i ri i PD duhet të krijojë një skemë hapje dhe kjo foltorje duhet të jetë pjesë e shoqërisë, pjesë e debatit social, pra që merr dhe përfshin në vendimmarrjen e saj më shumë se militantët”, ka deklaruar ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qeveria nuk rrit çmimet”/ Deputeti socialist për krizën ekonomike: Do paraqesim paketë masash

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti socialist Petro Koçi ka folur rritjen e çmimeve  që u paralajmëruar pak ditë më parë nga kryeministri Rama.

I ftuar në studion e “Fax News”  ai tha se rritja e çmimeve vjen si pasojë e tregut të lirë, ndërsa theksoi se qeveria do të paraqesë një paketë masash për të lehtësuar pasojat e kësaj krize ndaj familjeve dhe shtresave në nevojë në Shqipëri.

“Qeveria ka anonçuar dhe do të paraqesë një paketë masash për situatën që është në vijim e sipër. Kemi parë situatën në Britani, kemi reduktim të furnizimit me gaz të Rusisë drejt Europës që ka rritur çmimet dhe do të ketë pasoja edhe në tregun tonë.



Përplasjet parlamentare janë normale ajo që ra në sy ishte përpjekja e opozitës për ta paraqitur situatën si një produkt politik, edhe PD të ishte në pushtet nuk do kishte interes të rriteshin çmimet. Ne jemi në një ekonomi tregu dhe nuk mund të krijojmë një impakt subjektiv për çmimet.

LEXO EDHE:  Opozita bojkoton parlamentin/ Shtyhet për nesër seanca e jashtëzakonshme në Kosovë

LEXO EDHE:  Nga Denis DYRNJAJA/Autorët e vërtetë të grabitjes së Aeroportit duhen gjetur në Ministrinë e Brendshme!

Nuk është qeveria që ngre çmimet, nuk ka përcaktime për rritje çmimesh, qeveria nuk shet naftë apo ushqime. Qeveria nuk ka lidhje me shitjen është rregulli i tregut që po ndodh. Reshjet e shiut të krijojnë një rezervë të mirë ujore në Shqipëri në mënyrë që të kemi mundësi për ta balancuar me prodhimin vendas. Energjia nga era dhe diellore është duke u punuar, shumë subjekte private janë duke përdorur energjinë diellore kanë marrëveshje me OSHEE që mos paguajnë. Këto biznese kanë lehtësinë për të mos harxhuar nga energjia që blihet.”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mban në gojë gratë e botës si “k”, kur ke plot “ k” brenda familjes”/ Deklarata e fortë e Murrizit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryetar i Lëvizjes Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me deklaratat e Agron  Gjekmarkaj sot në Kuvend.

Ky i fundit i bëri thirrje qeverisë dhe kryeministrit që të largojë nga administrata dhe Akademia e Shkencave punonjësit që kanë qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit.

Murrizi shkruan se një kërkesë të tillë Gjekmarkaj duhet ta bënte në Grupin Parlamentar të PD. Sipas tij nëse 140 deputetëve do i kërkohej të shkojnë të marin çertifikatën e pastërtisë së figurës, 30 prej tyre nuk do kishin këllqe.

Ky shtet prej 31 vitesh postkomunizëm është drejtuar vetëm nga ish komunistë, bijtë e tyre dhe ish spiunë të sigurimit. 234 janë në policinë e Shtetit, 73 në SHISH, të tjerë në ushtri e ministri shton Murrizi.

“E pershendes deklaraten e deputetit Gjekmarkaj sot ne Kuvend ku i kerkoi Rames te largoj ish sigurimsat dhe spiunet e tyre nga akademia e shkencave dhe nga administrata e Shteterore

Por do ishte mire qe nje kerkese te tille ta bente ne grupin parlamentar te PD, kerkese te cilen une e kam bere disa here ne vitin 2017 e qe Basha heshte sepse shihte fytyra te nxira e te verdha ne salle

Kembengul Agron dhe do te shohesh qe pothuajse ne çdo qark ke deputet qe kane perveç emrit qe Ti ju therret, edhe emra me iniciale nga ata qe ka botuar dje gazeta afer qeverise

Te rrekomandoj ti hedhesh nje sy librit te Aleksander Meksit “ DHJETOR 90” dhe do shikosh se ish funksionare te ppsh, te rinise komuniste, te frontit demokratik, etj i ke aty ne krahun Tend ne salle e rrotull Teje ne çdo institucion te ketij Vendi

Kerkojua te 140 deputeteve te shkojne te marin çertifikaten e pastertise se figures Agron dhe do shohesh qe rreth 30 “ cope” deputet nuk kane kellqe te shkojne

Kerkoja Bashes Agron qe tua kerkoj Deputeteve te PD dhe do te shohesh qe mbi 17 “ cope” nuk kane kellqe



LEXO EDHE:  Albania has an opposition people, but no opposition

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Skandali që na zbuloi fitorja e Albin Kurtit

Do te thote ndonje mender demutkrat ne komente qe pse thua qe ka spiune ne PD e jo ne PS

Ne PS e kane per nder kush ka qene sigurims e spiune sigurimi se nostalgjia per rregjimin dhe origjina nga vijne, i ben krenare pse kane qene sigurimsa e ish spiune sigurimi

Po ne PD pse duhet te kete akoma sigurimsa, ish spiune sigurimi, ish komuniste dhe ish funksionare te ppsh e te rinise, frontit, bashkimeve profesionale etj , sot 31 vite neokomunizem????

Sa per ne Shtet ke plot Agron se ky Shtet prej 31 vitesh postkomunizem eshte drejtuar vetem nga ish komuniste, bijte e tyre dhe ish spiune te sigurimit

Ke plot 234 ne policine e Shtetit, ke 73 ne shish, ke ne ushtri, ke tek dsik, ke ne çdo ministri

Madje edhe ai qe leshon çertifikaten e sigurise per Ty Agron apo per çdo Deputet, Minister, President etj, per te gjithe pushtetin gjygjesor per trupin diplomatik Shqiptare e per çdo funksionare te ketij shteti eshte nje ish sigurims nga nahia Jote Agron dhe quhet Mark Ndreca

Prandaj qe te jesh korrekt ne kerkesen tende sot ndaj Rames, duhet qe mese pari te luftosh qe ti largosh nga PD, nga kryesia e PD nga keshilli kombetar, nga grupi yt parlamentare, nga drejtues te degeve te PD e pastaj te gjithe se bashku te luftojme qe te kemi nje Qeveri dhe nje administrate Shteterore pa ish komuniste, pa ish sigurimsa e pa ish spiune sigurmi

Se ndryshe i bie qe te mbash me goje grate e botes si “ k” kur ke plot “ k” brenda familjes“/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE