
Edi Rama rikthehet në rolin e gazetarit me penën e tij të artë. Me atë penë, siç thotë Nikoll Lesi, që dikur sa herë kishte editoriale apo shkrime të tij në gazetën “Koha Jonë” tirazhet ishin të frikshme, ndoshta dhe 2-3 fishoheshin.
Sot, në këtë shkrim të gjatë që mund ta (lexoni këtu) pa asnjë kompleks, me penën e tij zbardh çdo detaj, në lidhje me atë që duan ta quajnë skandali i ndërtimit të një kulle në qendër të Tiranës, atje ku çuditërisht u bashkuan neokomunistë me neokonservatorë që protestonin kundër kapitalistëve, kundër ish pronarëve, kundër një leje të dhënë gati një vit më parë të cilën nuk e kishte kontestuar askush.
E pa asnjë kompleks, Edi Rama, i cili është për t'u përshëndetur në këtë rast, thekson se donin të ngrinin një mal të madh mullari, më të madh se sa afera e djegësave që po djeg brenda jo vetëm pronarët, por edhe shumë zyrtarë të korruptuar.
Politikisht tek djegësat dora drejtohet tek kryeministri. Ne s'e kemi bërë atë asnjëherë, përkundrazi kemi theksuar se vizioni për të pastruar plehrat dhe skema e inceneratorëve përdorur nga zyrtarët e Ramës janë krejt të ndryshme, ashtu sikundër politikisht kryeministri “duhet të gjykohet”, pse e ka lejuar, pse nuk e ka kuptuar këtë aferë, por ka besuar një grup mashtruesish, një grup falsifikatorësh, një grup hajdutësh me çizme, disa prej tyre ministra dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.
Pa e shfajësuar Edi Ramën nga përgjegjësia politike sot, ky i fundit nuk është ndalur t’i thotë thuajse të gjitha, të na tregojë edhe Lulin e ngritur nga gjumi edhe mediat e tij që vijnë vërdallë dhe zhurmuesit e korruptuar që shpesh ai dhe të tijët i mbajnë me llokma, pa harruar se i ka dhënë një grusht në fytyrë kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, që i ngriti dhe komandoi të gjithë këtë tym në mes të verës duke e kthyer në një mal me plehra që digjej, thjesht dhe vetëm për të dalë më sipër se tymi i djegësave që nuk punojnë apo nuk ekzistojnë.
Rama është i qartë, pak gjatë, por fjalëplotë dhe nuk ka pse të mos thuash që shkrimi i tij ishte brilant nga ana gazetareske ashtu siç di të godasë Rama, por politikisht dikujt nuk do t'i pëlqejë.
Nuk përmend Berishën. Shpullat e tij i drejton sa në mediat që i vijnë vërdallë, sa tek njerëzit që i vunë flakën mullarit për të bërë një tym.
Nuk ka kompleks të tregojë se është pro biznesit, pro kapitalit, nuk ka kompleks të thotë qartazi që nuk i beson skemat e manipulatorëve, të cilët për shkak se ti jeton me qira në shtëpinë e një ndërtuesi të bëjnë pronarin e çdo ndërtimi që ai do të bëjë në vazhdim.
Nuk ka kompleks të na tregojë se rreth e rrotull ka zhurmues të vjetër e të rinj, të cilët për interesat dhe inatet e tyre duan të shpikin gjithçka për të mbuluar një aferë siç është ajo e inceneratorëve që na tregon se, sipas asaj që shkruan vetë kryeministri janë në frikë, janë në panik, i shqetëson diçka e kjo duket prej kohësh.
Dhe shteti shqiptar, qeveria nuk mund të jenë peng i anktheve, streseve, frikërave që vazhojnë nga Bashkia e Tiranës e shkojnë në Vienë, a kthehen sërish nëpër oborre gazetarësh e shkojnë në rrugë me gropa, në malet me dhera apo me plehra që nuk digjen në incenerator por që shpesh bëhen mullar dhe u vihet flaka për të lartësuar një tym që kërkon të ndotë jo vetëm kryeqytetin po këdo, thjesht dhe vetëm për ta tërhequr në mjegullën dhe hijen e tyre të nxirë tashmë nga një skandal i padëgjuar më parë.
E pra, Rama i pakompleksuar, sërish pranon se rreth tij ka ajër të ndotur, mediat janë të pista, skenaristët e inceneratorëve sa në Tiranë dhe në Vienë ende vazhdojnë të ndërtojnë skenarë për të shpëtuar nga e vërteta e madhe, e cila duhet të plasë deri në fund, duhet çuar deri në fund dhe duhet ta dëgjojnë të gjithë dhe ta mësojnë si një leksion deri në fund, përfshirë këtu që nga i pari e deri tek i fundit i shtetit që është ngatërruar në llumin e djegësave të Shqipërisë që duan të marrin me vete dhe të djegin këdo që i kundërshton apo këdo që ka thënë të vërtetën mbi një aferë dhe skandal qindra miliona euro që fatmirësisht është ndalur tashmë por që ende nuk ka përfunduar./ CNA
Rasti i fundit i denoncimit të bërë nga biznesmeni Gjergj ...
Në një editorial të tij, në gazetën “Tema”, Mero Baze që n...
Afera e inceneratorëve në Shqipëri, është rasti ku mund të...
Po i drejtohemi aktorit, regjisorit “të suksesshëm” Leka B...
SPAK-u ka goditur sot një nga grupet më të fuqishme krimin...
Është shumë e lexueshme tashmë strategjia e urdhëruar ...
Afera e inceneratorëve, përtej çdo debati politik e pu...
Famozja Elisa Spiropali tashmë mund të quhet Elisa e i...
Aktualisht në vend është instaluar një tip opozite e kontr...
Mazhoranca sot po kërkon të presë një kokë që po e shet pë...
Arratisja e ish-Zv/Kryeministrit të qeverisë shqiptare pas...
SPAK-u së fundi ka kërkuar arrestimin e ish-zëvendëskryemi...
Taulant Balla u emërua ministër i Brendshëm nga kryemi...
Vëllezërit kanë ngrirë Kryeministri i Shqipërisë darkon m...
Kryeministri Edi Rama, i cili prej disa vitesh sillet ...
Kur pret ura pa ndonjë arsye të veçantë, ndonjëherë bie në...
Është rikthyer në skenën e debatit aplikimi nga qeveria i...
Ndodh që të dëgjojmë fatkeqësisht në vitin 2023 që mund të...
Ndërsa më parë ishte Komisioni i Politikës së Jashtme të ...
Ngjarjet në Kosovë kanë tronditur opinionin publik, jo vet...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...