Protestë para Kuvendit/ Godina rrethohet me forca policie dhe gardh metalik
Një grup protestuesish janë mbledhur ditën e sotme para Pa...
Një grup protestuesish janë mbledhur ditën e sotme para Pa...

Taulant Balla u emërua ministër i Brendshëm nga kryeministri Rama dhe nuk pritet të ketë surpriza nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili pritet të firmosë dekretin për ta bërë Ballën njeriun kryesor në krye të rendit në Shqipëri.
Në fakt Ministria e Brendshme është një superministri që i jepet Taulant Ballës dhe për këtë pati shumë reagime si “Toyota Yaris, Rrajat, Fushë-Kruja, bandat e Elbasanit, lidhjet me krimin” kanë qenë të gjitha akuzat e opozitës deri te fakti që Taulant Balla ishte thjesht dhe vetëm një instrument i Ramës, një vegël e tij, e të tjera si këto.
Së pari, emërimi i Taulant Ballës vjen pas një kontributi të madh të tijin në politikë te PS-ja, që nga koha kur ishte kryeministër Fatos Nano, si pjesë e kabinetit të tij.
Më pas është një nga të vetmit socialist me kontribute mjaft të forta në opozitën e PS-së, e cila prej 10 vitesh në pushtet, ndoshta eksponenti i vetëm i saj, i cili nuk kishte marrë një post të rëndësishëm ishte Taulant Balla.
Kontributi politik është i madh dhe askush nuk thotë dot se nuk e meritonte politikisht postin e ministrit të Brendshëm se çfarë do opozita kjo është një llogari tjetër.
Së dyti, emërimi i Taulant Ballës vjen në një moment kur PS-ja sapo ka fituar zgjedhjet lokale dhe ka shumë thashetheme në qarqe mediatike dhe politike, se mund të shkohet në një palë zgjedhje të parakohshme të vetëprovokuara nga Rama. Kryeministri në detyrë, i cili tashmë me një opozitë në tri pole, ku një pol e drejton Berisha me Metën, një pol Lulzim Basha dhe një pol Dash Shehi me Astrit Patozin do ta ketë më të lehtë duke sulmuar ndoshta dhe një mazhorancë kushtetuese.
Leximi i zgjedhjeve lokale tregon se opozita është ku thërret qameti dhe një palë zgjedhje të parakohshme, të shpejta, do ta gjenin të përçarë, të copëtuar, opozitën, dhe të pamundur për të fituar.
Pra, qenia e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme, një emërim politik i fortë e mjaft solid i socialistëve për të menaxhuar zgjedhjet dhe në çdo rast largimi i Ballës më pas nuk do të ishte asnjë problem.
Së treti, mund të shihet si një emërim i përkohshëm i Taulant Ballës.

Ai ishte një post i synuar prej këtij të fundit. Politikisht ishte i vetmi eksponent i lartë i socialistëve që nuk kishte marrë asnjë detyrë të rëndësishme në qeveri dhe ndoshta kishte ardhur koha që Edi Rama me një gur të vriste dy zogj.
Fillimisht Rama, eliminonte Taulant Ballën pas shumë vitesh në krye të grupit parlamentar dhe rifreskonte drejtimin e tij, dhe tjetra, emëron Taulant Ballën në krye të Ministrisë së Brendshme për një periudhë të caktuar dhe në rast se nuk ka zgjedhje të parakohshme, dhe për një vit ai mund ta mbajë ministrin e tij ose për më shumë dhe përpara zgjedhjeve në rast se ato zhvillohen normalisht në vitin 2025 ai do të vendosë ministër më të butë siç ishte Çuçi, i cili në fakt asnjëherë nuk u kontestua për problemet me proceset zgjedhore dhe në mënyrë të veçantë edhe policia, e cila nuk ka pasur akuza nga opozita.
Këto janë tri aspektet që lexohet emërimi i Taulant Ballës përtej asaj që thotë opozita. Së pari, një shpërblim për një njeri politik, një shpërblim i përkohshëm. Së dyti, një palë zgjedhje të mundshme apo përgatitja e tyre, dhe së treti, vënia e Taulant Ballës lexohet si kontributi i fundit i tij për të liruar grupin parlamentar dhe për të përdorur politikisht për një periudhë të caktuar kohe./ CNA
Vëllezërit kanë ngrirë Kryeministri i Shqipërisë darkon m...
Kryeministri Edi Rama, i cili prej disa vitesh sillet ...
Kur pret ura pa ndonjë arsye të veçantë, ndonjëherë bie në...
Është rikthyer në skenën e debatit aplikimi nga qeveria i...
Ndodh që të dëgjojmë fatkeqësisht në vitin 2023 që mund të...
Ndërsa më parë ishte Komisioni i Politikës së Jashtme të ...
Ngjarjet në Kosovë kanë tronditur opinionin publik, jo vet...
Nëse 36 vjeçari që erdhi në Parlament, duke thyer herë...
Me një bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë të zezë, të k...
Në seancën plenare të paradites së të enjtes, me shumi...
Partia Demokratike e doktor Berishës ka dalë me qëndri...
Afera e inceneratorëve në Shqipëri sot kishte një sean...
14 maji regjistroi një rezultat shumë të dobët për koa...
Opozita regjistroi një humbje të thellë në zgjedhje, n...
Zgjedhjet lokale u mbyllën me një fushatë jo problemat...
Ky material po publikohet pak pas orës 19, në momentin...
Afera e inceneratorëve, është një çështje e cila po hetohe...
Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 14 Majit 2023 ...
Kushdo që e lexon këtë titull e quan fyes. Shantazh, gjuhë...
Dy prokurorët e SPAK-ut, të cilët kanë në dorë dosjen ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...