LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Redaksionale/ Fitorja e paralajmëruar e Ramës dhe disfata e paturpshme e opozitës

14 Maj 2023, 19:57, Editorial REDAKSIONALE
Redaksionale/ Fitorja e paralajmëruar e Ramës dhe disfata e paturpshme
Foto ilustruese

Ky material po publikohet pak pas orës 19, në momentin që kutitë e votimit janë mbyllur, pra për të mos ndikuar së pari në asnjë rezultat zgjedhor dhe së dyti, për të mos thënë që vjen si një opinion pas daljes së shifrave zyrtare.

Sipas të gjitha pritshmërive, ose rezultateve që vijnë nga sondazhet më serioze, jo nga ato që përgatiten nga zyrat e Carlo Bollinos apo dikujt tjetër, por nga kompani që janë profesionistë në dhënien e informacioneve dhe rezultateve, kompani amerikane, franceze apo gjermane, qartazi thuhet se opozita nuk do të mundë të shkojë mbi 12 apo 14 bashki. Ka dhe sondazhe më pesimiste që japin poshtë 10, si ato që deklaronte vetë kryeministri.

 

Redaksionale/ Fitorja e paralajmëruar e Ramës dhe disfata e paturpshme
Edi Rama

 

Rama ka një fitore të pritshme, pasi në zgjedhjet lokale opozita nuk mundi të bënte dot asgjë më shumë sesa fushata maksimale, e mirëorganizuar dhe ndoshta më e mira që ka pasur ndonjëherë bashkia e kryeqytetit.

Në Tiranë, Belind Këlliçi rivalizoi, diku tjetër nuk u pa të kishte fushatë. Në Korçë kandidatja e opozitës nuk ekzistonte. Në Shkodër u pa të kishte një farë beteje, por Shkodra nuk voton socialistët ndoshta edhe sikur të vendosësh një kungull për PD-në, ashtu sikundër ndodh në Vlorë.

 

Redaksionale/ Fitorja e paralajmëruar e Ramës dhe disfata e paturpshme
Belind Këlliçi

 

Nga ana tjetër, opozita e Berishës ka shumë shpresa të marrë Durrësin dhe Elbasanin, të cilat do t’i ketë humbje me disa mijëra vota secilën, apo Korçën e Fierin dhe qytete të tjera.

Pse kjo disfatë?

Një disfatë që vjen për shkak të disa problematikave, jo vetëm shërbimit që bëri Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe pjesa e përçarë e opozitës, por edhe primaret, mungesa e kandidatëve dhe mosorganizimi. Strukturat nuk kishin një organizim të plotë, njerëzit nuk u bashkuan, nuk u ngrit frymë te vota gri, tek elektorati gri.

 

Redaksionale/ Fitorja e paralajmëruar e Ramës dhe disfata e paturpshme
Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha

 

Pjesëmarrja nuk është aq e ulët sa deklarohet, pasi rreth 1.5 milionë votues, pjesëmarrës, nuk është një rezultat i papranueshëm, duke pasur pasasysh që në rreth 3.6 milionë zgjedhës në Shqipëri, pjesëmarrja 1.5 milionë duke ditur emigracionin, është shifër shumë e lartë.

Që opozita të vinte në pushtet, duhet të kishte një dallgë, duhet të kishte shumë herë më tepër njerëz që të votonin, pra opozita nuk i dha shpresë, nuk i nxiti, nuk i dha frymë që të votonin, që të dilnin për të rrëzuar Edi Ramën dhe kandidatët e tij, pasi çdo fitore në zgjedhjet lokale do t’i jepte opozitës të drejtën të kërkonte dorëheqjen e kryeministrit.

Nuk mundi dot të organizohej, kandidatët e primareve në shumicën e tyre ishin të dobët, përjashto këtu edhe disa njerëz që morën përgjegjësi politike, por ishin persona të rikandiduar.

Përfshimë këtu Luçiano Boçin, i cili ka kandiduar, ka humbur, ka qenë pjesë e listës, ka udhëhequr PD-në e Durrësit, pavarësisht figurën e tij të pranueshme.

Redaksionale/ Fitorja e paralajmëruar e Ramës dhe disfata e paturpshme
Luçiano Boçi

Igli Cara gjithashtu, Ledina Aliolli, e të tjerë emra, të cilët në shumicën e tyre kanë qenë edhe vegjetues brenda PD-së, ish-drejtorë të korruptuar, emra të tjerë që nuk u ngritën dot në politikë, nuk mundën dot të ishin personalitete politike në zonat e tyre, apo të gëzonin reputacionin para qytetarëve, por thjeshtë dhe vetëm ishin instrumenta që pranonin çfarë iu thoshte Lulzim Basha dhe sot shkojnë pas Sali Berishës, duke dashuruar dhe Ilir Metën.

Pra, kemi një humbje të pritshme, gati të turpshme që ndoshta është sirena e parë e alarmit për atë çka duhet të ndodhë me opozitën.

Sali Berisha me Foltoren e tij paralajmëroi hapjen, hapje që nuk ndodhi, ngjalli një farë shprese, por shpresa u venit. U venit kur në krye të PD-së së Foltores shkëlqente Flamur Noka, Albana Vokshi e shumë të tjerë, kush grotesk, kush i urryer në opinionin publik, kush i paaftë dhe kush i dështuar.

Redaksionale/ Fitorja e paralajmëruar e Ramës dhe disfata e paturpshme
Albana Vokshi, Sali Berisha dhe Flamur Noka

Dhe janë këta e shumë të tjerë, një çorganizim i organizuar dhe sjellja në PD se jemi ne dhe s’ka të tjerë, që dërgoi në këtë disfatë, pa folur për palaçot dhe sharlatanët e Lulzim Bashës që kandiduan Roland Bejkon e Lazaratit, i cili në avujt e hashashit nuk do të mund të marrë asnjë rezultat të paktën në përqindje dy-shifrore.

Redaksionale/ Fitorja e paralajmëruar e Ramës dhe disfata e paturpshme

Kemi një opozitë të humbur, një opozitë të dështuar që sa herë ka zgjedhje i ndizen sirenat e alarmit, por tani të presim çfarë do thotë për disfatën e saj, ia vodhën, nuk ia numëruan mirë, nuk punuan pajisjet, u blenë votat, u shitën votat, ndërkohë që në një muaj nuk pati asnjë lloj denoncimi.

Vetëm Tirana kishte denoncime dhe një fushatë serioze, pjesa tjetër e Shqipërisë ishte thuajse inekzistente në raport me një fushatë që duhet për të përmbysur qeverinë, ose të paktën të përgatitet terreni që t’i kërkohen kryeministrit zgjedhje të parakoshme apo të provokohen ato pas zgjedhjeve lokale.

Rama fitoi, fitorja ishte e pritshme, thjeshtë dhe vetëm prisni rezultatet dhe çfarë do thonë për tu justifikuar. Alibeaj do thotë se fajin e kishte Saliu. Berisha do thotë se zgjedhjet i vodhi Rama dhe fajin e kishte Alibeaj.

Shqiptarët do vazhdojnë të mos kenë shpresë, të mos inkurajohen apo të mos marrin një minut ose 5 të tilla nga jeta e tyre për të shkuar për të votuar kundër qeverisë dhe duke ndenjur e fjetur në shtëpi pranojn se sa të lumtur jetojnë me Edi Ramën dhe Rilindjen në pushtet./ CNA.al

Lajmet e fundit nga