LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse SPAK-u duhet të arrestojë gazetarët dhe propaganduesit e inceneratorëve?

31 Mars 2023, 14:23, Editorial CNA
Pse SPAK-u duhet të arrestojë gazetarët dhe propaganduesit e
Foto ilustruese

Janë dhjetëra miliona euro të shqiptarëve, që kanë shkuar për propagandën e inceneratorëve, të cilat janë faktuar për “Top Channel”, për Carlo Bollino-n e “Report TV” për Hysenbelliun, për “Fax News” e të tjera si këto.

SPAK-u duhet të hetojë jo vetëm mediat, por edhe gazetarët. Ata që fluturojnë në avion dhe shkojnë drejt Vienës apo edhe të tjerë që i kanë shërbyer propagandës së inceneratorëve si kamikazë, kanë shkuar në institucionet e drejtësisë duke kërcënuar dhe shantazhuar prokurorët.

Këta duhen arrestuar dhe duhen marrë në pyetje nga SPAK-u se si me paratë e taksapaguesve shqiptarë bënin propagandë për inceneratorët apo kanë mbushur xhepat e tyre apo kanë blerë makinat luksoze për ta dhe për ata që kanë pasur rreth e rrotull.

Kjo është lehtësisht e verifikueshme. Kush ka udhëtuar drejt Vienës atje ku fshihen apo qëndrojnë në pritje të ekstradimit personat kryesorë të inceneratorëve. Kush ka mbajtur kontakte?

Telefonat, komunikimet, sistemi TIMS është aty. Paratë janë po aty edhe ata që janë me çanta dihen dhe ata që janë me banda.

Paratë për propagandë, firmosur për kontrata reklamash në kuadër të një afere korruptive, siç janë inceneratorët, e cila nuk fillon dhe mbaron në Shqipëri, por ka shkuar deri në Zimbabve.

CNA do të sjellë në vijim dokumente ekskluzive, fluturime, fatura dhe pagesa për individë, të cilët duhet të jenë pjesë e hetimit në SPAK për t’u bashkuar në dosje, për t’u quajtur një grup i strukturuar kriminal.

Çfarë ka një grup kriminal?

Disa përgatitin terrenin, të tjerët bëjnë ekzekutimin, të tjerë i fshehin. Kështu veprojnë bandat dhe tek inceneratorët ka funksionuar thuajse në të njëjtën mënyrë.

Një kontratë korruptive me qeverinë e bandës së inceneratorëve që fillon në Elbasan, shkon në Fier, dhe përfundon në Tiranë, që më pas ka terrenin ku flitet se na duhen ineceneratorët, propagandë për inceneratorët e në fund ku zhvillohej një komision hetimor dhe zbulonte fakte në lidhje me aferën e inceneratorëve bëhej një sulm i ashpër ndaj çdo personi që kishte nxjerrë dokumentet dhe më tej vazhdon propagandën mediatike edhe kundër strukturave të drejtësisë.

Pse SPAK-u duhet të arrestojë gazetarët dhe propaganduesit e
Foto ilustruese

Pra, paratë e taksapaguesve shqiptarë iu dhanë një afere korruptive, të cilat një pjesë të tyre për të mbuluar propagandën dhe krimin e tyre të vjedhjes me britma se inceneratorët ishin zgjedhja e duhur, megjithëse BE i ka çuar të katërtat apo të pestat në listën e zgjedhjes për problemet e riciklimit.

Pa folur më tej se këto para që u paguan nga taksat e shqiptarëve, duke devijuar çdo qëndrim të institucioneve ndërkombëtare, u kthye në PPP e koncensione, që shqiptarët në këto vite i kanë paguar jo pak, por mbi 110 milionë euro, që janë paratë e taksapaguesve, të cilat kanë shkuar për kompanitë e inceneratorëve, ku janë përfshirë Stela Gugallja, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Pa folur për paratë dhe të ardhurat që kanë siguruar nga landfilli i Tiranës, trajtimi i mbetjeve, mbledhja e dherave, e kështu me radhë, e nga këto para janë paguar gazetarë për propagandë të çmendur. Gazetarë, udhëtime luksoze, para, makina në shërbim të një afere korruptive.

Gjithçka tashmë është e provuar dhe SPAK-u do të jetë edhe më i besueshëm se veç ministrave apo ata që kërkojnë kompanitë e inceneratorëve, jo të shpëtojnë, por të jenë të gjithë brenda.

Pse SPAK-u duhet të arrestojë gazetarët dhe propaganduesit e

Nuk mund t’i vihet kapaku çështjes së inceneratorëve duke mbajtur në burg Lefter Kokën apo duke akuzuar Arben Ahmetajn dhe duke lënë jashtë të lirë, Mirel Mërtirin, Stela Gugallen dhe Klodian Zoton, të cilat janë ata që kanë blerë gazetarët dhe gazetarët kanë shërbyer si mercenarë krimi dhe për një tufë para janë kthyer në bashkëpunëtorë të krimit.

Ata duhen hetuar bashkë me të tjerët e duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit, dikush morale dhe dikush penale, por një ditë të gjithë duhet të jenë në bankën e të akuzuarve bashkë me ministrat e korruptuar të Edi Ramës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga