LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A mund të shkohet në protestë për këta të tre?

10 Shkurt 2023, 11:28, Editorial CNA

A mund të shkohet në protestë për këta të tre?

Kjo foto vlen sa për një mijë fjalë. Ndoshta komenti do të ishte i tepërt, por disa rreshta duhen.

Duhen për të thënë se çfarë është në të vërtetë kjo foto.

E bërë dje gjatë emisionit “Opinion” në "TV Klan", të gazetarit Bledi Fevziu, ku tre personazhe nga më qesharakët dhe më të pabesueshmit e opozitës.

Tre njerëz, ku njëri është “Babale”, palaço, është sharlatan politik, tjetri një gënjeshtar dhe tjetri një i paaftë, i dështuar, mosmirënjohës dhe trumcak politik.

Këta të tre ishin njerëzit që ishin vënë në panel për t’i ftuar shqiptarët që të dilnin të shtunën në protestë.

Mund të duket e pabesueshme, mund të duket e pështirë, por ishte e vërtetë.

I pari "Babalja”, Ervin Salianji futur në politikë me gënjeshtrën se kishte kontribute të mëdha në Partinë Demokratike, por aspak zero.

 

A mund të shkohet në protestë për këta të tre?
Ervin Salianji

Ditën e parë të punës e kishte bërë në Bashkinë e Tiranës si avokat i qytetarit i futur nga Henri Çili, një produk i UET-së së Çilit, i sponsorizuar dhe i mbështetur prej tij.

Kandidoi për kryetar forumi, ku dështoi.

Më pas në 2017-ën kandidoi në Korçë, ku mori 17 mijë vota më pak se në vitin 2013, kur PD kishte dalë në Opozitë.

Në 2021-shin merr gati 8 mijë vota më pak se në 2013-ën.

Në dy palë zgjedhje regjistroi humbje të turpshme në Bashkinë e Korçës dhe të Maliqit.

Njeriu i skandaleve “Babale”, tashmë në proces dhe i dënuar nga drejtësia, një skandaloz politik që përpiqet të vrapojë ekraneve për mashtrimet dhe skenaret që i bëri për të ecur në karrierë.

Gazment Bardhi, ndoshta është e tepërt të flasësh pasi mund të reagojnë komunitetet që mbrojnë shtresa të caktuara, të cilat duken të ekspozuara ndaj shoqërisë.

A mund të shkohet në protestë për këta të tre?
Gazment Bardhi me 8 janar 2021

Me zërin e tij të hollë përpiqet të nxjerrë një burrë të trashë. Në fakt, dje tha shumë budallallëqe.

Tha se nuk ishte çregjistruar Lulzim Basha si kryetar i PD-së në gjykatë, sepse s’do linin PD-në pa kryetar.

Në fakt dje i tha Enkelejd Alibeajt që ti nuk je kryetar i PD-së, pasi është Gazment Bardhi, që në bazë të statutit të vjetër të PD-së, pas dorëheqjes së Lulit duhet të regjistronte Enkelejd Alibeajn si kryetar të PD-së, pasi e ka komanduar në procedurë të rregullt statutore të Partisë Demokratike.

A mund të shkohet në protestë për këta të tre?

Por, budallallëqet e Gazit në studio, nuk i merr më kush seriozisht, pasi të dy me Salianjin i bashkon diçka.

I bashkon katapultimi në PD, por edhe 8 janari i vitit 2021, kur së bashku me Salianjin, Gazi me shkopinj në duar, me gaz lotsjellës u hidheshin në fyt demokratëve, i godisnin, i bënin për spital.

A mund të shkohet në protestë për këta të tre?
Ervin Salanji me shkop në duar, me 8 janar 2021

U hodhën gaz lotsjellës dhe vunë policinë që t’i mbronte, zyrtarët e PD-së, nga militantët e PD-së, e paparë kjo dhe e padëgjuar më parë në historitë politike.

Vjen i treti çuni i Fahriut.

A mund të shkohet në protestë për këta të tre?
Klevis Balliu

Shqiptarët duruan 20 vjet Fahri Balliun në diktaturë dhe kanë 30 vjet që po e durojnë në demokraci.

Fahriu kur është në pushtet Saliu, pastaj Fahriu kur është në pushtet Ilir Meta, pastaj sërish Fahriu kur është në pushtet Saliu dhe më pas Fahriu kur në pushtet është Ilir Meta me Ramën dhe tani do të vijë i biri i Fahriut kur të jetë në pushtet Berisha me Ilir Metën.

Nuk mbarojnë “Fahriballinjtë” e politikës, nuk mbarojnë “Fahriballinjtë” e Partisë Demokratike, që na duhet t’i kemi përballë ekraneve me një qëllim të vetëm, pa asnjë diskutim për të larguar ata qindra mijëra demokratë që kanë 1011 arsye për të protestuar apo qytetarët shqiptarët që mund të kenë 1001 arsye për të protestuar, që nga inceneratorët, skandali McGongal, varfëria e krimi e të gjitha të tjerat.

Një parti socialiste që ka 10 vjet në pushtet dhe qytetarët kanë gjithë të drejtën që të protestojnë dhe socialistët kanë gjithë të drejtën që të mbrojnë punën e tyre.

Kjo është demokracia.

Por në një ditë kur opozita bëhet gati ta përballë qeverinë me qytetarët dhe të jetë në rrugën dhe misionin e saj, shfaqen Klevis Balliu, Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji.

A mund të protestojnë njerëzit për këta të tre?

 Media mund të bëjë punën e saj, por këto fytyra opozita duhet t’i shmangë sa më shumë nga ekrani sepse sa më shumë të dalin ata aq më pak njerëz do të ketë në protesta, aq më i ulët do të jetë besimi te PD-ja dhe aq më e gjatë do të jetë koha e PD-së në opozitë./CNA.al

Lajmet e fundit nga