Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

2022-shi, si vit politik prodhoi shumë ngjarje, por në një analizë të thjeshtë më shumë se sa një vit i sukseseve të Qeverisë, siç do të shitet kuptohet nga partia në pushtet, ishte një vit i opozitës.
Ka prodhuar më shumë lajme, ka pasur më shumë konflikt dhe ngjarje, ka pasur më shumë vëmendje.

Opozita gjithçka e filloi që me një protestë që në 8 janar. Në selinë e Partisë Demokratike, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, shkonin anëtarët, disa mijëra vetë dhe protestonin kundër kryetarit të tyre, kërkonin që të jepte dorëheqjen, të dilte nga selia dhe të zgjidhej një kryetari i ri.
Shumica e demokratëve kishin zgjedhur një kryetar të ri, kishin zhvilluar një Kuvend Kombëtar, kishin vendosur se kush do ta drejtonte tashmë PD-në.
Lulzim Basha u mbyll në seli bashkë me një grusht deputetësh, i keqpërdorur ndoshta nga diplomatët e huaj, të cilët nuk e njihnin situatën brenda PD, i mbështetur nga Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Grida Duma, Agron Gjekmarkaj, Ferdinand Xhaferraj dhe disa servila të tjerë, të cilët disa syresh e braktisën rrugës, blindoi selinë e PD-së në një mënyrë të paparë dhe dëgjuar më parë.
Qindra tonë hekura, mijëra llamarina mbuluan korridoret dhe fasadën e brendshme të selisë së PD-së, një protestë ku Ervin Salianji me një hu në dorë godiste demokratët, disa banditë të strehuar në selinë e PD-së me shkopinj godisnin protestuesit, ndërsa në fund ndërhyri policia për të ndarë sherrin që ndodhi brenda PD-së dhe për të marrë në mbrojtje Lulzim Bashën.

Situata precipitoi ende, kur në 6 mars, Ilir Meta, në atë kohë President, i dha Berishës një "as nën mëngë", duke e nxjerrë dhe duke shpallur zgjedhjet e pjesshme lokale, megjithëse ato të vitit 2019 ai nuk i kishte njohur.
Berisha dhe të tijët, në koalicion me LSI-në dalin të dytët, Lulzim Basha del i treti dhe deputetët fillojnë ta braktisin.
Opozita tashmë ka një kryetar të dorëhequr të PD-së, i cili zëvendësohet nga Berisha.
Vazhdojnë më tej ngjarjet, protesta, përplasje, konflikte, lajmi i ditës për shumë javë është vula dhe vazhdon të jetë e tillë.
Vula e Partisë Demokratike, kush do ta marrë?
Një vendim gjykate ia jep Berishës, një vendim jo. Pezullohet, palët në shqyrtim, procese ligjore që thjeshtë dhe vetëm zgjasin agoninë e një opozitë të përçarë dhe të lodhur, por që edhe proteston.
Një protestë të madhe në korrik, rikthehet sërish me protestë në vjeshtë dhe tani në dhjetor nuk ndalet dhe proteston pikërisht ditën kur zhvillohet një nga ngjarjet më të mëdha historike të Shqipërisë, një Samit për Ballkanin Perëndimor, ku në Tiranë u mblodhën të gjithë liderët e BE.
Por atë ditë ndodh sërish një ngjarje tjetër. Lideri historik i PD-së, goditet me grusht nga një person me të meta mendore dhe më shumë se sa lajmi i shpresës për Shqipërinë europiane, ajo që raportuan mediat ishte dhuna ndaj doktorit.
E gjithçka nuk ndalet kaq, gjyqet që shtyhen, shpresa për të marrë vulën, Berisha që vazhdon të ushëheqë PD-në në parlament, por me një grup të përçarë.
Tashmë ka filluar të qarkullojë dhe një lajm tjetër për opozitën.
Grupi i Lulzim Bashës nuk është më solid, nuk është më i njejtë në qëndrim, por ka dy rryma, rrymën e Gazment Bardhit që është edhe rryma e Lulit dhe rrymën e Alibeajt, ky i fundit i mandatuar sipas statuti të vjetër të PD-së, kryetar nga sekretari i Përgjithshëm pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.
Tashmë Alibeajt mesa duket i është mbushur mendja se është kryetari i vërtetë i PD-së, tenton të zgjidhë Avokatin e Popullit në një pazar me Ramën dhe ky i fundit e hedh si një leckë në koshin e plehrave të politikës.
Sërish është opozita gjatë gjithë 2022-shit ajo që ka pasur më shumë lajme, ka pasur më shumë vëmendje, ka pasur më shumë pritshmëri, pasi konfliktet e saj të brendshme duket se janë ato që i garantojnë pushtetin kryeministrit, që në vendet demokratike është normale që pas gati 10 vitesh në pushtet, pakënaqësia, problematikat, pandemia, tërmeti, kriza ekonomike, etj. të sjellin një numër në rritje kundër Qeverisë, por që Rama e menaxhon mjeshtërisht duke përdorur, keqpërdorur, apo luajtur me opozitën.
Kjo e fundit është "fituesja" e vitit 2022, megjithëse nga pas, kuptohet në vend të dytë nuk do të ngelet thjeshtë dhe vetëm kryeministri dhe Qeveria për sukseset, bëmat apo gjëmat e saj.
Gjithsesi, të gjithë analistë, gazetarët, vetë politikanët të çdo kampi qofshin, janë në një mendje se opozita, PD ka qenë ajo që ka "udhëhequr" ngjarjen e ditës, lajmin, ritmin e saj për vitin 2022.
Më pas është thjeshtë kryeministri dhe Qeveria dhe më tej SPAK-u dhe lufta kundër korrupsionit me betejën e inceneratorëve.
Këto do të ishin tre kryesuesit e një viti politik si 2022-shi, ku qartazi, opozita dhe Partia Demokratike qëndron në krye të saj./CNA.al
Lajmi që prodhoi seanca e dështuar e zgjedhjes së Avok...
Mediat kanë përfituar miliona euro nga inceneratorët. Ata ...
Që prej 2 ditësh ka një luftë të re te grupi i PD-së s...
Opozita është një nga shtyllat kryesore të demokracisë...
Në dy javët e fundit, pati një “debat”, midis kryeministri...
Afera e inceneratorëve është një skandal korruptiv, i një ...
Inceneratorët, afera më e madhe korruptive në këto 30 vite...
Sot Gent Ibrahimi u "përzgjodh" nga Presidenca dhe u e...
Dje Partia Demokratike zhvilloi Primaret. Më të nxehtat is...
Primaret janë një risi në PD. Kreu në detyrë, Sali Ber...
Opozita shqiptare ka marrë një pozicion në mbështetje të I...
IKMT sot në mëngjes ka vijuar një aksion të filluar në...
Lulzim Basha dhe të tijtë duket se kanë ngelur një gru...
Në media është raportuar dhe drejtuar gishti nga kreu i gr...
Negociatat midis grupit të Berishës dhe atij të Lulzim...
Mediat dhe pagesat e tyre nga kompanitë e inceneratorëve j...
Mund të duket e pabesueshme, por faktet çojnë në një drejt...
Vjollca Hoxha, "Top Channel" dhe aksionerët e “Valteli...
Gjykata e Apelit në datë 22 prill 2022 ka pranuar ankimin ...
Opozita organizoi dje një protestë në Tiranë. Kreu dem...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...