LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fitorja- Kush e ka SPAK, Rama apo SHBA?

17 Dhjetor 2022, 12:39, Editorial CNA

Fitorja- Kush e ka SPAK, Rama apo SHBA?

Në dy javët e fundit, pati një “debat”, midis kryeministrit Rama dhe ambasadores së SHBA-ve.

Kjo e fundit u tha se po ushtronte presion për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut. I preferuari i saj e kishte emrin Altin Dumani.

Të njëjtën mbështetje kishte kërkuar ambasadorja Kim edhe tre vite më parë, por kishte humbur, për një votë. Dje “fitoi” me një votë.

Ambasadorja dje tha se kushdo që të zgjidhej në krye të SPAK, nuk do të kishte detyrim ndaj askujt. Ajo ishte e qartë në qëndrimin që dha.

Dumani fitoi.

Dikush tjetër ishte quajtur i preferuari i Ramës, emri i tij ishte Ervin Kondili. Sipas mediave, por edhe thashethemeve politike, në fakt kryeministri nxitoi të uronte Dumanin dhe theksoi se zërat regjimi kapi SPAK, i mori era.

Prej kohësh opozita ka mbajtur qëndrime të ashpra, kundër SPAK, duke theksuar se është SKAP-i i partisë.

Qëndrime të ashpra kundër kësaj structure, janë mbajtur nga Meta, Basha dhe Berisha.

Politikisht e gjithë kjo ngjarje, pra zgjedhja e kreut të SPAK, është trajtuar nga zërat poltikë si një përplasje e Ramës me ambasadoren e SHBA-ve për zgjedhjen e kreut të SPAK.

Edhe opozita mbajti qëndrime të forta kundër Kondilit, duke e quajtur të preferuarin e Ramës, por sërish kryeministri ka qenë një hap para politikisht.

Ndoshta nuk u zgjodh i preferuari i tij, që caktuan mediat, por nga dje askush nuk e akuzon dot më SPAK se është i kapur nga Rama, sepse dhe vetë opozita tha se dikush tjetër ishte i preferuari i kryeministrit dhe jo Dumani.

Kush e ka SPAK?

Nga dje opozita dhe ambasadorja pretendonin se nuk e ka Rama, edhe vetë kryeministri tha se tani s’ka më zëra se e ka kapur SPAK-un regjimi.

Kush fitoi?

Politikisht, kryeministri që me një gur vrau dy zogj.

Së pari tregoi se mund të përplaset dhe me ambasadën e mund të bëhet dhe ai sovranist.

Së dyti shpëtoi politikisht dhe publikisht nga akuzat se SPAK-un e ka kapur Rama.

Llogari për rezultatet e SPAK nuk do i kërkohen qeverisë, dhe erdhi kjo një “fitore” të bërë nga Rama me SHBA-në.

 

Lajmet e fundit nga