Të shtënat në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...

Gjykata e Apelit në datë 22 prill 2022 ka pranuar ankimin e Enkelejd Alibeajt, dhe ka marrë në shqyrtim vendimin e Agron Zhukrit, i cili ka njohur statutin e PD-së, të dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit 2021.
Partia Demokratike e Shqipërisë përfaqësuar nga z. Enkelejd Alibeaj, ka kërkuar Prishjen e Vendimit Nr. 1346/222 Akti, Nr. 3 Vendimi, datës 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me gjyqtar Agron Zhukrin.
Në 22 prill, Gjykata vendosi pranimin e ankimit te palës ankuese, Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga nënkryetari i saj z. Enkelejd Alibeaj, ndaj Vendimit Nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kjo ishte seanca e vetme në të cilën avokati i caktuar prej tyre u paraqit në Gjykatë. Ankuesi dhe sëra që ai përfaqëson nuk shkuan në Gjykatë sepse ata janë nivel i lartë nuk merren me vogëlsira.
Në historinë e përballjeve juridike të Partisë Demokratike kjo ndodhte për herë të parë!
Partia Demokratike historikisht ka pasur në radhët e veta juristë të spikatur. Përfaqësimin e PD-së edhe në Gjykata e kanë marrë përsipër zyrtarët e asaj partie.

Por edhe kur çështja kërkonte angazhime studiosh apo ekipesh më të mëdha juristësh, zyrtarët e PD-së të profesionit jurist, kanë qenë gjithmonë prezentë në seancat gjyqësore ku PD-ja ishte palë.
Eshtë e padëgjuar që PD-ja të mungojë në Gjykatë sepse i "sëmuret" avokati. Kjo PD-ja e juristëve Lul&Enklejd ka zgjedhur të përfaqësohet vetëm me avokat.
Vetëm në seanca ku i përfaqësuari akuzohet për vepra penale është e detyrueshme prania e avokatit. Këta e dinë veten të akuzuar penalisht që nuk shkokan dot vetë në gjykatë? Apo nuk janë juristë dhe nuk dinë se si lexohet ligji që i mbron ata?

Këta edhe lajmin që u shtyhet gjyqi se ju "sëmuret" avokati e marrin nga televizori, kaq shumë punë kanë.
Pse munguan të gjithë juristët e shquar të vulës në seancën e datës 3 nëntor?
Të gjithë jemi dëshmitarë se si në datën 4 tetor, deputetët Dash Dula dhe Saimir Korreshi, protestuan përpara Gjykatës së Apelit në Tiranë me pretendimin që Gjykata po zvarriste vendimin e gjyqit të vulës së PD-së. Dash Sula është jurist.

Juristë në grupimin që kërkon vulën ka edhe të tjerë. Edhe Gaz Bardhi është jurist!
6 muaj pas depozitimit të ankimimit, deputetët kërkuan nga Gjykata caktimin e datave të seancës.
Deputetët Dashnor Sula dhe Saimir Korreshi thirrën mediat dhe dolën para gjykatës me kërkesën që ky organ të japë një vendim të përshpejtuar për vulën e Partisë Demokratike.
Gjykata u bind dhe thirri seancë në datën 3 nëntor!
Ajo që ndodhi në datë 3 nëntor i tejkalon kufijtë e qesharakes. Avokati Indrit Sefa nuk u paraqit dhe depozitoi kërkesë për shtyrje seance me pretendimin e arsyeve shëndetësore.

As Luli, as Enkelejdi, as Gazi, as Dashi nuk shkuan në datën që gjykata rezervoi për ta. Bile as Saimiri nuk u grind e nuk bëri batuta fshati siç e ka zakon.
Pse nuk protestuan deputetët e PD-së për shtyrjen që kësaj radhe kishte shkak sëmundjen e papritur të avokatit të PD-së?
Pse nuk shkuan vetë të përfaqësonin PD-në, por ia lanë në dorë gjyqin një avokati shëndetligë?
Gjykata e Apelit në datë 3 e shtyu gjyqin për në datën 10 nëntor, por edhe këtë herë përfaqësuesi ligjor i Bashës dhe Alibeajt nuk u paraqit dhe kërkoi shtyrje të seancës. Kësaj radhe i ishte sëmurur një familjar!
Çfarë janë këta juristë që angazhojnë avokatë t'u shkruajë padinë?
Pastaj disa prej tyre i bëjnë apel gjykatës t'u afrojë gjyqin dhe në fund gjyqi nuk bëhet se sëmuret avokati!
Përfaqësuesi ligjor i juristëve të Lulzim Bashës me në krye Enkelejd Alibeajn po shtyn rregullisht datat e seancave.
Avokati që në date 2 nëntor në darkë ishte bashkë me Alibeajn të nesërmen u "sëmur" aq keq saqë, jo vetëm ai, por as Alibeaj nuk shkonte dot.
Kaq e rëndë ish "sëmundja" saqë jo vetëm avokati nuk shkonte dot në Gjykatë në këmbë të Alibeajt, por as Alibeaj nuk shkoi dot në këmbë të vet. As në datë 3 e as në datë 10.
Këta të vulës janë të parët njerëz që i thonë vetes deputetë të PD-së që si juristë, pasi çojnë PD-në në gjykata, marrin avokat që t'i përfaqësojë. Në fund protestojnë t'u caktohet data e seancave dhe pasi u caktohen datat kërkojnë shtyrjen e seancave se ju sëmuret avokati.
Ky është Lul juristi, Enkelejd heroi dhe gjithë komikët e tjerë juristë, të shpurës së çoroditur që po shpartallojnë PD-në. Edhe avokatët i zgjedhin që t'u sëmuren shpesh!/CNA.al
Opozita organizoi dje një protestë në Tiranë. Kreu dem...
Tri ditë më parë Grida Duma njoftoi dorëheqjen e saj si de...
Nga verifikimi i deklaratave të pasurisë së ish-deputetes ...
Grida Duma nëpërmjet një fjalimi të gjatë sot tha se ishte...
Njerëzit e inceneratorëve janë hedhur në sulm për post...
Gert Bogdani ka shpallur kandidaturën për të garuar në Pri...
Partia Demokratike ka shfaqur Primaret. Disa emra deri tan...
Në Korçë mbushen burgjet për statistika apo më keq, policia ...
Kiko u zgjua të shtunën i trembur nga një ëndërr që nu...
Me apo pa Berishën, me apo pa Bashën, Partia Demokrati...
Ilir Metaj i është rikthyer temës së ruajtjes së votës. N...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ditën e ...
"G Academy” ka zgjedhur ta quajë deputetja Grida Duma, një...
Kronikë e pajtimeve të mëdha dhe gjërave të padukshme....
Një emër i panjohur, që më pas do të bëhej një persona...
480 milionë euro kontrata. Këto janë minimumi i deklar...
Kurrë mos e shaj një njeri aq fort sa të vijë turp kur...
Dy inceneratorë të ndërtuar, ai i Tiranës dhe i Fierit, të...
"Babalja", pra, Ervin Salianji, i kthyer nga turi i tij turi...
Skandali korruptiv, afera e shekullit, korrupsioni me inci...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...