Dje Partia Demokratike zhvilloi Primaret. Më të nxehtat ishin ato të Tiranës, kuptohet për shkak edhe të garës ku personalitete të rëndësishme të kësaj partie kishin vendosur që të votoheshin për të dalë si kandidatë përballë kryebashkiaut në detyrë Erion Veliaj.
Në fakt, gara qe shumë e fortë. Ajo që bëri përshtypje ishte rritja në vota e Gert Bogdanit, njeriu të cilit në fakt nuk duhej të kishte garuar aspak në këtë garë, për shkak të lidhjeve të tij me inceneratorët dhe kandidimi i tij e rrëzon këtë kauzë, por gjithsesi u vendos që ai të ishte pjesë e kësaj gare.
Ashtu siç pritej, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti ishin në dy vendet e para të kësaj gare. Këlliçi me rreth 4040 vota, Alimehmeti me 2100 vota. Për rreth 180 vota Këlliçi nuk mundi të kishte 50+ 1% të votave, pasi doktor Alimehmeti kishte një numër të konsiderueshëm votash.
Për herë të parë votohej me Primare në Partinë Demokratike, kjo e ndikuar ndoshta dhe nga kandidimi i Bogdanit dhe të tjerëve, të cilët në rast se do t’i konsiderojmë vota kundër Këlliçit, janë një fluks i madh votash, të cilat nuk ishin për doktorin, por Këlliçi kishte diferencë bindëse mbi gjithë të tjerët dhe për një grusht votash nuk kapi një 50%-ësh.
Intelektuali, djali qytetar, doktori, i cili qetësonte shpirtrat e shqiptarëve gjatë kohës së pandemisë, Ilir Alimehmeti sot ka bërë një akt që duhet vlerësuar, akt mjeshtëror politik.
Ai në një dalje të tij nga selia e Partisë Demokratike dha dorëheqjen, njohu fituesin, nuk pranoi të bëhej një balotazh, por tha se fituesi është vendosur, ai e shumica nuk duhet të shkojnë më tej dhe pranoi se do t'i qëndronte në krah Belind Këlliçit në fushatën e tij përballë kryebashkiakut të Tiranës.
Doktor Alimehmeti nuk dëgjoi mendje të nxehta.
Doktor Alimehmeti dëgjoi zërin e arsyes, atë që mund t'i japë shansin e një fitoreje nesër. Ai ka fituar shumë. Ka fituar jo vetëm ato 2000 votat e djeshme, por ka fituar votat e atyre demokratëve që votuan për Belindin dhe mijëra demokratëve të tjerë dhe qytetarëve të paparti, të cilët duan ndryshimin në Bashkinë e Tiranës.
Ka fituar zemrat dhe rifituar edhe ata të cilët ndoshta e votuan kundër apo ata të cilët nuk e donin të ishte pjesë e garës apo të ishte i pozicionuar te Partia Demokratike.
Doktor Ilir Alimehmeti ka fituar qytetarinë, ka fituar mbështetjen e saj, mbështetjen e intelektualëve, me një akt të përgjegjshëm si një individ me një qasje tjetër ndaj politikës. Njeriu, që me qytetari, me argument, me mençuri dhe me një ton zëri sundues, por jo të vrazhdë dha një leksion qytetarie.
Ilir Alimehmeti ishte edhe sot një vulë e fortë mbi karrierën e tij politike, të cilën e vendosi duke theksuar se do shikonte përpara dhe do të punonte në të mirë të interesit të qytetarëve të Tiranës.
Nga ana tjetër, Belind Këlliçi deklaroi se do të kishte një fushatë thuajse si ato presidenciale në Amerikë nga ana e Partisë Demokratike, pasi tashmë ai e deklaroi zyrtarisht se doktor Ilir Alimehmeti do të ishte zëvëndësi i tij, krahu i djathtë i tij i fushatës dhe të dy së bashku do të përballeshin me Veliajn, pra nuk do të kishte një kandidat, por dy kandidatë përballë Veliajt.
Doktor Iliri dhe Belindi, të dy bashkë, sot u bënë një. Dy personalitete të cilat kandidojnë përballë kryebashkiakut të Tiranës. Ata sot kanë një mundësi më shumë dhe kjo për shkak të forcës dhe dallgës që ngriti doktor Ilir Alimehmeti.
Ai nuk pranoi të ishte vegël e të tjerëve, nuk pranoi të keqpërdorej nga disa personazhe publike të cilët edhe pse nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike, tentojnë gjithmonë ta luftojnë atë, apo të kapen pas individëve të ndryshëm për të qenë influentë në këtë parti.
Njerëz që nuk kanë aktivitet politik, njerëz që nuk angazhohen aspak në Partinë Demokratike, kërkojnë të vendosin kandidatin e tyre.
Ka dhe personazhe të tjera si Altin Goxhaj, i cili është një “kokëfortë” dhe një kondra-pedal gjithmonë, që kërkonte doktorin dhe tani e ka sërish kandidat, e ka në krah të Belindit. Ai dhe shumë të tjerë duhet ta mbështesin në rrugën e tij pasi Ilir Alimehmeti dha leksionin e tij sot. Në rast se tërhiqen apo vazhdojnë me sulme dhe akuza thjesht janë një grup në shërbim të Rilindjes dhe Veliajt.
Dha më shumë sesa mesazhi i një kandidati për kryetar bashkie, por u soll si një lider i vërtetë. Ka dhe nga ata që pretendojnë se janë konservatorë dhe ishin me doktor Ilirin dhe me mendimet e tyre se kanë forca të mëdha dhe mund ta përmbysnin Erjon Veliajn me doktorin, tani mund të shkojnë pas tij, megjithëse brenda PD-së votat e tyre janë shumë më të pakta.
Ka dhe nga ata që s’kanë vota hiç dhe sjellin opinion publik sikuur janë pronarët e opozitarizmit në Shqipëri, por dhe kjo ka pak rëndësi. Të gjithë këtyre rrymave, individëve apo sjelljeve doktor Alimehmeti u dha një përgjigje mjaft të qartë dhe përfundimtare.
Tani s’ka mbetur gjë tjetër, thjesht dhe vetëm ekipi i tij, ata që e kanë mbështetur edhe ato kokat e nxehta që kërkojnë gjithmonë vetëm sherr, të mbështesin një garë të vërtetë përballë kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliajt.
Pjesa tjetër, kush nuk do t’i bashkohet kësaj rryme apo kësaj dallge të fortë që u ngrit sot nga doktor Ilir Alimehmeti në bashkëpunimin e tij me Këlliçin dhe tërheqjen nga një balotazh, thjesht dhe vetëm do të tregojë se në këtë garë, në këtë lojë politike, nuk ka qenë për interesa të vërteta të Partisë Demokratike dhe të kandidatit Ilir Alimehmeti, por ka qenë për interesa të Erjon Veliajt, të rilindjes.
Shumë të tjerë pritet që të dalin dhe të kontestojnë. Ata thjesht duhen përbuzur, duhen lënë në broçkullat e tyre politike, pasi vetëm i shërbejnë Erjon Veliajt dhe asgjë më shumë se kaq. Elvi FUNDO/CNA.al
Irfan Hysenbelliu, një nga pronarët e disa mediave në ...
Primaret janë një risi në PD. Kreu në detyrë, Sali Ber...
Opozita shqiptare ka marrë një pozicion në mbështetje të I...
IKMT sot në mëngjes ka vijuar një aksion të filluar në...
Lulzim Basha dhe të tijtë duket se kanë ngelur një gru...
Në media është raportuar dhe drejtuar gishti nga kreu i gr...
Negociatat midis grupit të Berishës dhe atij të Lulzim...
Mediat dhe pagesat e tyre nga kompanitë e inceneratorëve j...
Mund të duket e pabesueshme, por faktet çojnë në një drejt...
Vjollca Hoxha, "Top Channel" dhe aksionerët e “Valteli...
Gjykata e Apelit në datë 22 prill 2022 ka pranuar ankimin ...
Opozita organizoi dje një protestë në Tiranë. Kreu dem...
Tri ditë më parë Grida Duma njoftoi dorëheqjen e saj si de...
Nga verifikimi i deklaratave të pasurisë së ish-deputetes ...
Grida Duma nëpërmjet një fjalimi të gjatë sot tha se ishte...
Njerëzit e inceneratorëve janë hedhur në sulm për post...
Gert Bogdani ka shpallur kandidaturën për të garuar në Pri...
Partia Demokratike ka shfaqur Primaret. Disa emra deri tan...
Në Korçë mbushen burgjet për statistika apo më keq, policia ...
Kiko u zgjua të shtunën i trembur nga një ëndërr që nu...
Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë ...
Emisioni investigativ ”Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmj...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Pogradecit,...
Udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit kanë qenë një nga pe...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Finalizohet në Korçë dhe Pogradec, faza e pestë e planit o...
Policia ka arrestuar një person në Kurbin, në sajë të ...
Zbardhet ngjarja e ndodhur në vitin 2020, të shpërthimit m...
Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sot...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta, do të sjel...
55.4% e shqiptarëve besojnë se frenat e vendit tonë duhet ...
80.1% e shqiptarëve mendojnë se të rinjtë janë guximta...
68.2% e shqiptarëve mendojnë se gjenerata rreth të 20-...
Çekët po votojnë për të zgjedhur pasuesin e presidenti...
Një person i armatosur sulmoi të premten ambasadën e A...
Shtetet e Bashkuara së bashku me Gjermaninë dhe Britaninë ...
Policia e Kosovës tha të premten se persona të panjohur që...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Kreu i Shoqatës "Rilindja e Voskopojës 1929", Vangjush Nik...
Poeti Sadik Bejko ka reaguar ashpër për përmendoren e Isma...
Liqeni i Ohrit është ndër më të vjetrit në Europë, me një ...
Monedhat e huaja kanë pasur luhatje të lehta krahasim ...
Monedhat e huaja janë kthyer në vlerat e një jave më parë....
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Sipas të...
Sot, më 26 janar 2023, dollari amerikan blihet me 106....