
Vjollca Hoxha, "Top Channel" dhe aksionerët e “Valtelina” shpk, pra Lori kafe, janë ortakët e pronarëve të kompanive të inceneratorëve dhe skemës të ndërtuar prej tyre.
CNA.al e ka treguar me dokumente se si Vjollca Hoxha është në ortakëri me Klodian Zoton e inceneratorit të Fierit, i cili është shpallur në kërkim, se si Vjollca Hoxha është ortake me Stela Gugallen e inceneratorit të Elbasanit, e cila është shpallur në kërkim.
Vjollca Hoxha është ortake edhe me Mirel Mërtirin “trurin e inceneratorëve”, njeriun e "EM Capital Group" që erdhi nga Bullgaria dhe bëri ortakëri me “Valtelina” shpk, me Vjollca Hoxhën, me Lori Hoxhën, me Sara Hoxhën, me fëmijët e saj me bashkëaksionerët e "Top Channel".
CNA.al tregoi dje me dokumente akuzat e ngritura ndaj Mirel Mërtirin, Klodian Zotos dhe Stela ugalles.
“Bazuar në argumentet e mësipërme provohet fakti dhe krijohet bindja se shtetasit Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto kanë konsumuar veprat penale "Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë" , kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale" të parashikuara nga neni 287, germat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese "në bashkëpunim" sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal”.

Qartazi prokurorët theksojnë me nen, korrupsionin në bashkëpunim zyrtar të shtetit, pa folur për emrat e tjerë, që akuzon SPAK, këta janë të akuzuarit. Janë këta persona të cilët blenë për 2.2 milionë dollarë, “Valtelina” shpk te brandit Lori kafe dhe pasi Vjollca mori dollarët, pas dy vjetësh, sërish ia kthyen kësaj të fundit aksionet. Justifikimi mos zbatim kontrate. Lekët dhe aksionet i ngelën Vjollcës dhe aksionerëve te Top Channel.
Stela dhe Klodi janë në kërkim, kanë abuzuar, kanë kryer korrupsion dhe me paratë që kanë marrë nga taksapaguesit shqiptarë, nëpërmjet buxhetit të shtetit, për të ndërtuar inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit (QE NUK PUNOJNE JANE JASHTE FUNKSIONI ENDE), apo nga paratë që marrin nga transfertat e pakushtëzuara nga buxheti i shtetit sërish, për landfillin e Tiranës ku nuk ka incenerator, dhe "Top Channel" është paguar, jo vetëm me këto 2.2 milionë dollarë e ortakërisë tek kafeja.

CNA.al ka treguar me dokumente se si paguheshin dhjetëra mijëra euro në muaj, në kompani të ndryshme me adresë godinën e "Top Channel", për të mbuluar gazetën "Shqip”, “Top News"-in apo edhe gazetarë, “kamikazë” të cilët kanë akuzuar "Top Channel" për gjobëvënie, siç është rasti i Endrit Habilajt.
"Top Channel" është paguar nga paratë e inceneratorëve, nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.
"Top Channel" ka bërë propagandë për inceneratorët. Dhe jo vetëm kaq, ka bërë propagandë edhe se si mbetjet e qytetit Durrësit do të shkonin në inceneratorin e Tiranës. Pra miliona euro shtesë, shërbime, klientelizëm, ende s’ka kërkuar një ndjesë publike.

"Top Channel", Vjollca Hoxha, ortakët e saj, trashëgimtarët e të ndjerit Dritan Hoxha, kanë marrë miliona e miliona euro nga inceneratorët, që janë paratë e taksapaguesve shqiptarë.
SPAK-u nuk mund të heshtë dhe t’i bëjë sehir.
SPAK-u nuk mund të bëjë të paditurin, sikur nuk e di ku kanë shkuar këto para.
“Ndiq paratë” është aksioni që duhet të ketë ky hetim në lidhje me inceneratorët, thjeshtë dhe vetëm për të zbuluar ku shkuan milionat e eurove dhe për t’i kthyer sërish në xhepat e qytetarëve në shërbim ndaj tyre, duke mos i çuar paratë e taksapaguesve në xhepat e Vjollca Hoxhës dhe pronarëve të "Top Channel" apo të tjera mediave.
Kompanitë e inceneratorëve, dhe pronarët që i ndërtuan ato (megjithese inceneratoret nuk punojne apo ne Tirane nuk ekziston), të cilët janë shpallur në kërkim, kërkohen për korrupsion, vepra penale tashmë të provuara me dokumente zyrtare dhe korrupsioni i tyre është shoqëruar me nje propagandë të çmendur, duke hedhur miliona euro, të cilat së pari kanë shkuar të "Top Channel" e më pas në shumë media të tjera./CNA.al
Gjykata e Apelit në datë 22 prill 2022 ka pranuar ankimin ...
Opozita organizoi dje një protestë në Tiranë. Kreu dem...
Tri ditë më parë Grida Duma njoftoi dorëheqjen e saj si de...
Nga verifikimi i deklaratave të pasurisë së ish-deputetes ...
Grida Duma nëpërmjet një fjalimi të gjatë sot tha se ishte...
Njerëzit e inceneratorëve janë hedhur në sulm për post...
Gert Bogdani ka shpallur kandidaturën për të garuar në Pri...
Partia Demokratike ka shfaqur Primaret. Disa emra deri tan...
Në Korçë mbushen burgjet për statistika apo më keq, policia ...
Kiko u zgjua të shtunën i trembur nga një ëndërr që nu...
Me apo pa Berishën, me apo pa Bashën, Partia Demokrati...
Ilir Metaj i është rikthyer temës së ruajtjes së votës. N...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ditën e ...
"G Academy” ka zgjedhur ta quajë deputetja Grida Duma, një...
Kronikë e pajtimeve të mëdha dhe gjërave të padukshme....
Një emër i panjohur, që më pas do të bëhej një persona...
480 milionë euro kontrata. Këto janë minimumi i deklar...
Kurrë mos e shaj një njeri aq fort sa të vijë turp kur...
Dy inceneratorë të ndërtuar, ai i Tiranës dhe i Fierit, të...
"Babalja", pra, Ervin Salianji, i kthyer nga turi i tij turi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...