Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Lajmi i ditës sot ishte shpallja “non grata” nga britanikët, e ish kryeministrit Sali Berisha, për shkak të lidhjeve me Damir Fazlliç, apo me ndonjë biznesmen tjetër, raportuar nga vetë Lulzim Basha, nga bashkëpunëtori më i ngushtë i Berishës.
Por një lajm tjetër këto dy ditë, duket të jetë kryesori.
Përplasja e fortë që kryeministri dhe zyrtarët e tij kanë filluar me disa pronarë mediash.
Së pari, me "Top Channel" me Vjollca Hoxhën, e një mijë e një skandaleve, që nga gjyqet me ish pronarët, që nga përplasjet me biznesmenë për shkak të aferave të historive të saj rozë, për të grabitur, pronat e biznesmenëve, për të sulmuar, akuzuar dhe intimiduar këto që i del përpara.
Për të shkuar tek ortakëritë me inceneratorët, pazaret e deri tek gjobat që e kanë akuzuar vetë gazetarët e saj.
Por pas përplasjes, duket se "Top Channel" nuk u tërhoq por u zbyth, e në fakt ndaj këtij televizioni ka qenë i pari biznesmeni Nadir Causholli, më pas është një tjetër biznesmen që është në tregun e shëndetësisë, të cilët kanë çuar letra tek Ambasada Amerikane, dhe shumë të tjerë, jo vetëm për Vjollca Hoxhën, por edhe për pjesë të strukturave të saj.
Ndërkohë problem është shpallja “non grata” e Sali Berishës.
Nga ana tjetër Vjollca, që është pronare dhe mbajtëse e një liçense publike kombëtare, vazhdon si askush, si një media e cila ka të drejtë të thotë fjalën e lirë kur thotë Fake News, apo kur akuzohet se vë gjoba.
Shpresa e vetme ka ngelur shpallja “non grata”.
Kur vë gjoba, kur bën Fake News, nuk je media e lirë, kur e përdor median për shantazhe dhe për interesa krevati nuk je media e lirë. Këtë tashmë e kemi të provuar.
Shkojmë më tej. Tek Irfan Hysenbelliu.
Ish kapteri i diktaturës i kthyer në një biznesmen, bëmash dhe gjëmash, njeriu që sulmon këdo kur bizneset e tij kanë probleme dhe nuk pranon të paguajë taksa.
Rasti i sulmit të fundit ka qenë ndaj Tatimeve, jo sepse ato i shkuan për kontroll, siç pretendohet rëndomtë. Jo!
Por, sepse Tatimet i kërkuan që të paguante lekët që kishte vetëdeklaruar, që duhet t’ia jepte shtetit, por Irfani nuk do t’ia japë.
Nga ana tjetër sulmoi Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli.
Ne në CNA.al, nuk është se i lëvdojmë apo i mbrojmë, apo i duam kaq shumë zyrtarët, por shohim se Irfan Hysenbelliu sulmon Drejtorin e Doganave, sepse ky i fundit i ka vënë gjobë ligjore!
Sulmon Drejtorin e Tatimeve, se i kërkon të paguajë detyrimet!
Ka sulmuar me dhjetëra raste ministra, zyrtare të tjerë, thjeshtë dhe vetëm për pazaret e tij!
Kujtojmë këtu përplasjen e ashpër, para gati dhjetë vitesh me ish-Ministrin e Transporteve dhe Telekomunikacionit në atë kohë, Sokol Olldashin, për një pallat pa leje.
Kujtojmë këtu ndërtimin e tetë kateve pa leje tek Hipoteka. Më pas legalizuar në kryeqytet.
Flasim këtu për tregun. Flasim këtu për mënyrën sesi hapi gjyqe dhe sulmonte gjyqtarët e Korçës sepse kërkonte të grabiste gati 20 mijë metra katror tokë, të cilat nuk ishin në pronësi të “Birra Korçës”.
Nuk janë vetëm këto. Janë me dhjetëra raste denoncimi që janë bërë për Irfan Hysenbelliun, tashmë po e denoncojnë publikisht zyrtarët e shtetit, po e denoncojnë publikisht dokumentat. Po denoncohet se po ushtron shantazh.
Pse?
Për të mos paguar taska dhe për të mos paguar gjobat e detyrimet ndaj shtetit.
Dhe lufton me shtetin jo për interestat e publikut, pra nuk ka një media të lirë, por për interesat e xhepit të tij.
E këto janë raste, ku këta njerëz nuk mund të kalojnë pa u shpallur “non grata”, sepse janë njerëz që influencojnë negativisht në opinionin publik.
Janë njerëz, të cilët i përdorin mediat për përfitime private. Por akuzohen si media që kanë vënë gjoba, ushtrojnë shantazhe dhe presione.
A nuk është një bandë kusarësh?
Çfarë duhet më shumë për t'i shpalluar “non grata”!
Kohë më parë u shpall Ylli Ndroqi, sepse dihet se e kishte emrin Xhemail Pasmaçiu, por ato që ka bërë Ylli në krahasim me atë ç’ka bën Irfani dhe Vjollca Hoxha, janë një e njëmijta e skandaleve, bëmave dhe gjëmave që ndodhin në kusarinë e përditshme shqiptare.
Simbolet e tyre janë irfanët, vjollcat e shumë të tjerë, por edhe ata të dala nga struktura afër qeverisë që përdoren për shantazhe dhe presione nga media, gjoja dhe portale, të cilët thjeshtë dhe vetëm ju shërbejnë xhepave të tyre, por edhe krimit apo korrupsionit të shumë kompanive për interes, të të cilave shkruajnë dhe raportojnë./CNA.al
Pas sulmit kibernetik që iu bë portaleve qeveritare, d...
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka bërë një ...
Në vendimin e Britanisë së Madhe për shpalljen “non gr...
Një lajm i hidhur është raportuar nga Policia e Shteti...
Shtyhet Samiti Botëror i Iranit të Lirë, që pritej të ...
Drejtori i Doganave Gent Gazheli akuzoi dje Irfan Hyse...
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, ka ...
Kreu i Bashkisë Vlorë ka qëndruar për rreth një orë mesdit...
Bordi i Transparencës në datë 22 korrik 2022, në mbled...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda ...
Me 24 korrik përfundon edhe mandati i Ilir Metës si Presid...
Që nga vitet 1900, popullsia globale ka qenë vetëm në ...
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, është para...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë ka s...
Rusia ka shtuar Kroacinë, Danimarkën, Greqinë, Sllovakinë ...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për sulmin më të fundit kibe...
Ministria e Mbrojtjes ka informuar mbi situatën e zjar...
Instituti i Studimeve Politike mirëpret vendimin e qeveris...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e cilëson ska...
Samiti botëror i Iranit të lirë që parashikohet të mbahet ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...