SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...

Shpresim Bajraktari, njeriu i cili lakohet si i dashuri i pronares së "Top Media", Vjollca Hoxha, është drejt falimentimit.
Bajraktari rezulton i mbytur në borxhe ndaj Tatim-Taksave, por edhe ndaj Bashkisë së Tiranës.
Disa herë Vjollca Hoxha ka tentuar ta marrë në mbrojtje, duke sulmuar nëpërmjet "Top Channel", drejtues të tatimeve dhe Ministrisë së Financave, por fakti është se Bajraktari sipas të dhënave të siguruara nga CNA.al, rezulton si një nga borxhlinjtë më të mëdhenj ndaj shtetit.
Kompanitë e tij janë vënë nën sekuestro, pavarësisht se Bajraktari është munduar t’u shpëtojë borxheve, duke ndërruar adresat e kompanive.
Shpresim Bajraktari, sipas të dhënave të QKB-së, ka një zinxhir kompanish, herë si pronar i vetëm dhe herë me ortakë.
Por të gjitha këto kompani janë debitore në Tatime dhe në bashki.
Kompanitë "Dillon Group" me numër identifikimi L52311004B dhe "Speed Taxi Five Stars” me numër identifikimi L12017019T, rezultojnë debitore në një shumë marramendëse ndaj Tatim-Taksave.

Borxhi i akumuluar i bizneseve të Shpresim Bajraktarit në organet tatimore shkon në shifrën rreth 1 miliard lekë.
Kompania "Kliko Market”, ish-kompania “Tirana SMS parking”, me numër L41406005H është një tjetër kompani e Shpresim Bajraktarit që ka detyrime miliona lekë ndaj organeve tatimore.
Me 27.01.2021 Drejtoria e Tatimeve i ka dërguar Qendrës Kombëtare të Biznesit kërkesë për vendosjen e masës së sigurimit të detyrimit tatimor.
Sipas tatimeve, kompania "Kliko Market” nuk ka paguar në afatin e kërkuar ligjor detyrimet në vlerën 2 391 620 lekë.

Nuk mbarojnë me kaq borxhet nga kompania e Shpresim Bajraktarit.
Në vitin 2022, pra në periudhën që jemi, sipas të dhënave nga Tatimet, rezulton se Shpresim Bajraktari me kompaninë “Kliko Market”, është i zhytur në borxhe.
Jo pak, por janë 16 milionë lekë borxh të regjistruara në Tatime.

Një tjetër kompani e Bajraktarit e vënë në sekuestro për borxh tatimor është edhe “EASY INVEST” me numër identifikimi L61424017H.
Pas licencimit ka rezultuar se kjo kompani ka keqpërdorur të dhënat private të qytetarëve dhe në këtë pikë ka reaguar Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Komisioneri ka kryer verifikim dhe hetim administrativ në kompaninë e Shpresim Bajraktarit dhe ka gjetur shkelje dhe e ka dënuar financiarisht.
“EAYSY INVEST” rezulton se ka mbi tetë milionë lekë borxhe në tatime.
Në vitin 2022, kompania në fjalë rezulton në borxh me tatimet, në shumen 829 675 lekë të rinj.
Mbi 5 milionë ka qenë borxhi kryesor, i cili është shtuar ndër vite, plus edhe kamatat duke shkuar kështu në mbi 8 milionë lekë detyrime ndaj shtetit.
Ndër këto, 7.6 milionë janë sigurime të papaguara.
Një shkelje e dyfishtë e ligjit Prej Bajraktarit, pasi nuk paguan as sigurimet e punonjësve.

Kompania "Speed Taxi", në pronësi të Shpresim Bajraktarit, është vënë në sekuestro për detyrime tatimore të papaguara.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, regjistrimet tregojnë se kompania “Speed Taxi”, nuk ka paguar në afatin ligjor detyrimet në vlerën 11 329 573 lekë.
Ky borxh është rritur dhe në muajin maj 2022, ka shkuar në shumën 12 559 036 lekë.
Nga këto 91 milionë lekë janë sigurime të papaguara.
E njëjta kompani rezulton debitore dhe ndaj Bashkisë Tiranë. Debia ndaj Bashkisë Tiranë shkon në vlerën 865 115.7 lekë.

Pra, ka dokumente se Shpresim Bajraktari që më shumë përflitet si i dashuri i Vjollca Hoxhës, është i mbytur në borxhe dhe sulmet e "Topit" ndaj drejtuesve të institucioneve financiare, nuk mund ta shpëtojnë./CNA.al
Në datën 7 korrik 2022, emisioni "Fiks Fare" në "Top Chann...
Emisioni “Stop” në "Tv Klan", investigoi rastin e vdekjes ...
Emisioni "Fiks Fare" solli para disa ditësh problemin e an...
Emisioni investigativ “Stop” në "Tv Klan", ka trajtuar sot...
Emisioni “Stop” ka trajtuar sot çështjen e një peshkat...
Në 2 muaj importuan miliona vezë nga Serbia e Turqia nën h...
Në emisionin investigativ “Stop” sot është trajtuar rasti ...
Emisioni “Stop” në "Tv Klan", ka trajtuar sot një çështje,...
"Fiks Fare" denoncoi një ngacmim seksual që ka ndodhur bre...
Emisioni "Fiks Fare" solli rastin e një tjetër pedofil...
Hemangioma që ai ka po i merr të gjithë trupin! Për kurimi...
Pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, u firmosën tre kontra...
Raste të ngjashme, shumë detaje që lidheshin me korrupsion...
Fiks Fare bëri një vëzhgim në disa nga plazhet më të freku...
CNA.al ka bërë një vëzhgim në urbanët e Tiranës gjatë ...
Një qytetarë u ankua në "Fiks Fare" sepse pas daljes s...
Bashkia e Gjirokastrës është gjobitur me 560 milionë l...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" transmetoi dëshminë e të ...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së enjtes një mashtrim...
Ndërtimet e fabrikave pranë zonave të banuara kanë sje...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...