LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Faktet

Sekuestrohet kompania e Shpresim Bajraktarit/ Shifra të frikshme borxhi në tatime e Bashki

26 Maj 2022, 15:22, Aktualitet CNA
Sekuestrohet kompania e Shpresim Bajraktarit/ Shifra të frikshme borxhi
Shpresim Bajraktari

Kompania Speed Taxi, në pronësi të Shpresim Bajraktarit është vënë në sekuestro, për detyrime tatimore të papaguara.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, regjistrimet tregojnë se kompania “Speed Taxi”, nuk ka paguar në afatin ligjor detyrimet në vlerën 11 329 573 lekë.

Tatim-paguesit  i është dërguar dokumenti “njoftim dhe kërkesë për të paguar” po ai nuk është paguar ende. Keto detyrime janë subjekt i masave shtrënguese në përputhje me legjislacionin përkatës tatimor”, thuhet në shkresën e tatimeve me numër 29 41 dërguar Qendrës Kombëtare të Biznesit  me datë 11.01.2022.

Sekuestrohet kompania e Shpresim Bajraktarit/ Shifra të frikshme borxhi

Ky borxh është rritur dhe në muajin Maj 2022, muaj në të cilin ndodhemi ka shkuar në shumën  12 559 036 lekë.

Sekuestrohet kompania e Shpresim Bajraktarit/ Shifra të frikshme borxhi

Nga këto  91 milion lekë janë sigurime të papaguara.

E njëjta kompani rezulton debitore dhe ndaj Bashkisë, Tiranë.Debia ndaj Bashkisë Tiranë shkon në vlerën 865 115.7 lekë.

Sekuestrohet kompania e Shpresim Bajraktarit/ Shifra të frikshme borxhi

Speed taksi u falimentua për 11 vite

Kompania Speed Taxi u themelua me 17.08.2011, nga Shpresim Bajraktari dhe Eglantina Susaj. Po në të njëjtin vit, vetëm dy muaj më vonë dhe konkretisht me 4.10.2021,  Susaj, i shet Bajraktarit  42 përqind të aksioneve, duke mbetur vetëm me 8 përqind të aksioneve.

Me 21.05.2012 janë hapur 20 adresa, për 20 autuomjete Skoda Superb. Pas pesë muajsh me 31.10 2012 ka ndryshuar target e 20 automjeteve Skoda Superb dhe ka mbyllur dhe hapur nipte sekondare.

Me 4.12.2014 ka hapur 5 nipte sekondare për 5 automjete të tjera.

Me 24.03.2015, ka vijuar lojërat me niptet, mbyllje dhe hapje si dhe ka bërë ndryshime të targave për 7 të makina.

Me 20.01.2016, numri i aksioneve u bë 3,00 përqind dhe vlera e aksionit u bë 33 333 33 lekë.

Në të njëjtën periudhë, Shpresim Bajraktari i shiti 20 përqind të aksioneve Ervis Bajraktarit.

Me 28.06. 2016 ka hapur 11 nipte sekondare, duke shtuar 11 automjete. Edhe me 12.07.2016, ka hapur një tjetër nipt sekondar, duke shtuar një automjet.

Në vitin 2016 në QKB deklarohet rritje kapitali. Shpresim Bajraktari nga 72 000 u bë 2 505 102. Kapitali i Englatina Susaj nga 8 000 u bë 278 344, ndërsa kapitali i Ervis Bajraktarit nga  nga 20 000 u bë 695 862.

Me 15.02.2017, mbyll 20 nipte sekondare, heq 11 automjete dhe iu ndryshon targat.

Me 13.04.2027, heq tre nipte sekondare dhe çregjistron tre targa.

Në bilancin e  2016-së raportohet për humbje në vlerën 17 378 693 lekë.

Me 26.12.2017 mbyll 11 nipte sekondare, çregjistron 11 targa.

Edhe 2018 e nis me haje niptesh sekondare, ndërsa në mes të vitit, me 29.06.2018 mbyll tetë nipte sekondare dhe hap 30 Nipte për 30 automjete Benz, Fiat. Dhe bilanci i vitit 2017 deklaron sërish humbje në vlerën 12 383 289 lekë. Vitin 2018 e ka përfunduar me mbylljen e 17 nipteve për automjetet tip Scoda.

Me 22.05.2019, Eglantina Susaj dhuron 8 përqindëshin e aksioneve.

Bilanc negativ paraqitet edhe në vitet 2020-2021, ndërsa në vitin 2002, është vënë në sekuestro./CNA.al

Lajmet e fundit nga