LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti në Malin e Zi/ A është përfshirë Vjollca Hoxha apo partneri i saj?!

15 Gusht 2017, 16:18, Aktualitet CNA

Tre ditë më parë një aksident i rëndë ka ndodhur në Tivar të Malit të Zi. Mediat vendase raportojnë për një person të vdekur dhe gjashtë të plagosur.

Në aksidentin e rëndë ka humbur jetën një 29 vjeçar me inicialet E.R. si edhe dy kalimtarë të rastit dhe 4 pasagjerë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Disa media, duke cituar burimet homolge malazeze, si Opinion.al, Gazeta Tema.net, Ora News.al, etj kanë dhënë lajmin e plotë, duke theksuar se personi tjetër që është aksidentuar është shtetasi Shpresim Bajraktari. Ky i fundit në disa media raportohet si kunati i Lori Hoxhës, vajzës të Vjollca Hoxhës dhe të ndjerit Dritan Hoxha, themeluesi i Top Medias.

Në fakt, Shpresim Bajraktari përveçse kunati i Lori Hoxhës, pra vëllai i Vis Bajraktarit, në stafin e Top Medias dhe qarqet mediatike njihet si partneri i Vjollca Hoxhës, pra më shumë se sa kunati, Shpresim Bajraktari në qarqet mediatike njihet për lidhjen e tij me Vjollca Hoxhën, aktualisht një nga pronaret kryesore të Top Medias.

Opinion.al na raporton se në Tivar ka mbetur i plagosur edhe Shpresim Bajraktari, i cili sipas të dhënave të disa mediave mendohet se ka qenë në mjetin ku humbi jetën edhe 29 vjeçari nga kryeqyteti me inicialet E.R.

Lajmi në mediat shqiptare, diku drejt e diku me manipulime, nuk i ka shpëtuar raportimit, por ajo që bie në sy është fakti se shumë prej mediave që raportuan lajmin kanë hequr nga teksti i tyre emrin e Shpresim Bajraktarit, disa të tjera e deklarojnë si kunatin e Lorit. Më flagrantja vjen nga Revista Anabel që ka tentuar të manipulojë opinionin publik duke deformuar ngjarjen, në lajmin që do ta gjeni tek fotot e mëposhtme thekson se aksidenti ka ndodhur në territorin shqiptar. Drejtuesja e Ababel njihet si një nga mikeshat e ngushta të Lori Hoxhës

Aksidenti është një fatkeqësi që në këtë rast ka marrë edhe një jetë, por e turpshme dhe kriminale është edhe sjellja dhe reagimi i medias shqiptare. Anabel mashtron publikisht kur thotë se aksidenti ka ndodhur në territorin shqiptar. Mediat e vendit fqinj raportojnë të kundërtën.

Ndërkohë burime zyrtare nga policia i thanë CityNews se në datën e pretenduar, 11 dhe 12 gusht, nuk ka pasur aksident me pasojë vdekjen të shtetasit me iniciale E.R. në territorin e Shqipërisë apo plagosje të shtetasit Shpresim Bajraktari dhe 6 persona të tjerë në vendin tonë.

anabelAnabel nuk dinte, luajti për interes të Lorit apo mashtroi publikisht? Në kurthin e saj ranë edhe disa media të tjera. Disa portale, gazeta, dhe faqe web të televizioneve apo gazetave me ndërhyrje nga njerëz të Top Media kanë hequr emrin e Shpresim Bajraktarit nga aksidenti. Të tjerë janë përpjekur ta identifikojnë si kunatin e Lori Hoxhës, kjo e fundit e vërtetë, por gënjeshtër është fakti që ka ndodhur në territorin shqiptar dhe ndodhet këtu në spital, kur në fakt e vërteta është krejt ndryshe.

Por a mund të fshihet me mashtrime dhe manipulime e vërteta dhe një ngjarje e tillë edhe pse në Malin e Zi? Shpresim Bajraktari ka qenë pjesë e aksidentit në Malin e Zi dhe ashtu siç është kunati i Lori i Hoxhës, është edhe partneri i Vjollca Hoxhës. CityNews pak kohë më parë publikoi një lajm në lidhje me këtë fakt, atëherë presioni nuk u ndal, kërkesa dhe presione pafund për të hequr lajmin që ndodhet ende ne faqen tonë. (Kliko këtu për ta lexuar)

Burime nga vetë mediat që kanë publikuar lajmin dy ditë më parë, i thanë CityNews se ka pasur ndërhyrje të fortë për të hequr emrin e Shpresim Bajraktarit, nga raportet mediatike por edhe për të mos e nxjerrë atë në edicionet televizive dhe në shtypin e ditës. Dhe ka ndodhur vërtetë kështu, në shumicën e mediave qoka apo censura ka funksionuar.

Një pyetje vjen natyrshëm:  A ndodhej dhe Vjollca Hoxha në Mal të Zi kur ka ndodhur aksidenti dhe po përpiqen të fshehin diçka më të madhe? Ndoshta ky detaj për shumë njerëz nuk ka rëndësi, por fakti që përpiqen ta fshehin të dhëna, të manipulojnë ngjarjen dhe të heqin edhe emrat e personave të përfshirë në aksident ngre mjaft dyshime.

Zonja Hoxha njihet si një frekuentuese e jetës luksoze, hoteleve dhe kazinove në Mal të Zi dhe ndoshta ka qenë edhe ajo e pranishme, jo në aksident por ka qenë me pushime bashkë me partnerin e saj. Ende nuk ka asnjë informacion nëse ka qenë edhe ajo atë ditë në shtetin fqinj.

Ajo që tashmë është e zbardhur dhe që faktet flasin vetë është se në media është tentuar të vendoset censurë dhe ngjarja të manipulohet. Kush tjetër më shumë se sa vetë një pronar mediash mund ta bënte këtë?

Ngjarja është mjaft e rëndë dhe burime i thanë CityNews se Shpresim Bajraktari është një nga personat e plagosur, por ende askush nuk mund të përgjigjet saktësisht se kush i manipuloi dhe vendosi censurë në një pjesë të mediave.

Lori, Vjollca, ai, ajo nuk kanë rëndësi emrat. Sot jemi përballë faktit, kërkojnë të mbulojnë diellin me shoshë. Por mesa duket jo gjithçka e kanë nën kontroll./Citynews

Lajmet e fundit nga